gradualisht – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës
Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Kështu mësoi Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Sipas burimeve, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të masave, siç edhe ka rekomanduar përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor, lidhur me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në raportin e tij, siç raportoi Radio Evropa e Lirë, Borrell rekomandoi që Kosovës t’i hiqeshin masat, ndërkaq Prishtina të shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë që të ulen tensionet dhe që të shmangë veprimet e pakoordinuara. Ai këtë konstatim e bëri pas një shqyrtimit të hollësishëm të hapave që Kosova ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve specifike që BE-ja i vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023.

Sipas burimeve diplomatike, disa vende të BE-së janë shprehur se “përmbushja e kërkesave nga ana e Kosovës nuk ka qenë e plotë” dhe aktualisht këto shteteve nuk pajtohen që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat.

Diplomatët e BE-së, me të cilët ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, thanë se në ditët në vijim mund të pritet edhe një deklaratë në emër të BE-së, përmes së cilës do të njoftohet për gatishmërinë e heqjes graduale dhe të pjesshme të masave ndaj Kosovës.

Ende nuk ka hollësi rreth asaj se cilat masa do të mund të largoheshin e cilat jo. Por, diplomatët e BE-së janë të mendimit se së pari do të mund të hiqen masat që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Instrumentet e Para-Anëtarësimit (IPA), të cilat janë pezulluar për Kosovën.

Zyrtarë të BE-së kishin diskutuar për herë të parë rreth mundësisë së heqjes së masave në prill të këtij viti, andaj edhe kanë kërkuar një raport prej Borrellit.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimorë (WBIF) nuk janë paraqitur për shqyrtim në bordin e këtij fondi. Kontratat e reja ku autoritetet e Kosovës janë përfituese tash për tash janë të ndalura.

Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa./ REL