Groenlandën – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

‘Do e marrim Groenlandën!’ Trump nuk tërhiqet!
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë kontrollin mbi Groenlandën shumë shpejt, duke shtuar se shumica e 57,000 banorëve të ishullit “duan të jenë me ne”. Këto komente Trump i bëri gjatë një konference për shtyp në bordin e avionit presidencial, ku ai shprehu bindjen se Groenlanda do të bëhet pjesë e SHBA, duke e quajtur këtë një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ndërkombëtare.

Komentet vijnë pas një telefonate të tensionuar mes Trump dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen, e cila ka theksuar se Groenlanda nuk është në shitje dhe se është e drejtë e popullsisë lokale të vendosë për të ardhmen e saj. Trump, megjithatë, është shprehur se SHBA janë ata që mund të sigurojnë lirinë e botës dhe ka paralajmëruar se do të ishte një “akt armiqësor” nga Danimarka nëse ata do të pengonin këtë proces.

Në vitin 2019, Trump kishte sugjeruar mundësinë e blerjes së Groenlandës, një ide që u refuzua ashpër nga autoritetet daneze. Pas fitores në zgjedhjet e vitit 2024, ai ka rikthyer interesin për këtë territor të rëndësishëm të Arktikut, duke argumentuar se kjo është një çështje që ka të bëjë me sigurinë globale.

Kryeministrja Frederiksen, nga ana e saj, ka ripërsëritur qëndrimin se Groenlanda është e popullsisë së saj dhe vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e ishullit. Sipas raporteve, biseda telefonike mes Trump dhe Frederiksen ka qenë mjaft e tensionuar, duke përfshirë kritika të forta për interesin e Trump ndaj Groenlandës, të cilat janë cilësuar nga disa si “potencialisht shumë të rrezikshme”.