Grupi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Arrestohet ish-ylli i Interit, pjesë e një grupi kontrabande kokaine
Ish-mesfushori i njohur i Interit dhe Romës, Radja Nainggolan, është arrestuar në kuadër të një hetimi për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut përmes portit të Antwerp-it në Belgjikë.

36-vjeçari, i cili kohët e fundit u bashkua me klubin Lokeren-Temse dhe shënoi një gol në debutimin e tij të premten, u arrestua të hënën në mëngjes, sipas raportimeve të mediave britanike, si pjesë e një operacioni të madh të policisë belge.

Sipas zyrës së Prokurorit Publik të Brukselit, policia gjyqësore federale kreu 30 bastisje në zonat e Antwerp-it dhe Brukselit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Operacioni përfshiu hetime të thelluara mbi një rrjet të dyshuar të kontrabandës së drogës që vepron në nivel ndërkombëtar.

Ky lajm vjen si një tronditje për komunitetin sportiv, pasi Nainggolan ishte ende aktiv në fushë dhe gëzonte reputacionin e një futbollisti me një karrierë të gjatë në klube elitare si Roma dhe Interi.

Autoritetet belge pritet të japin detaje të mëtejshme mbi rastin dhe përfshirjen e tij të supozuar në këtë aktivitet kriminal.

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës
Ministri Mbrojtjes Pirro Vengu mori pjesë në takimin e 24-ët të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere, të bashkuar dhe të vendosur për të ndihmuar Ukrainën kundër pushtimit të paprovokuar të nisur nga Rusia që prej shkurtit 2022.

Në ndërhyrjen e tij, ministri Vengu çmoi këtë nismë të udhëhequr nga SHBA-të dhe nënvizoi se Shqipëria do vazhdoje të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe popullit të saj duke vijuar të japë asistencë ushtarake dhe humanitare.

Alibeaj ikën nga grupi i PD, analisti Frrok Çupi zbardh arsyen
Analisti Frrok Çupi thotë se Enkelejd Alibeaj, i cili u largua nga Grupi Parlamentar i PD, e ka kuptuar se me Sali Berishën, nuk mund të ketë Parti Demokratike.

Në një intervistë televizive Çupi u shpreh se me Berishën, Partia Demokratike nuk funksionon

“Ka shënuar një herë të parë, brenda PD. Kemi pasur largime, lëvizje, shkelje të betimeve, ky është një moment ndryshe prej të tjerëve, momenti kur një deputet del prej të dyja palëve dhe hyn në mes. I krijon shansin PD, ose një lloj lakmuesi në PD, nëse PD është në gjendje ta pranojë vijën e mesme. Rrezikon mandatin. Vihjet në pikëpyetje nëse në anëtarësi ka demokratë, nëse ka PD që mund të ekzistojë. Por PD pa mendim indipendent, nuk mund të ketë. Ka rrisqe shumë të mëdha. PD ka histori që këta persona, njerëz të pavarur i ka linçuar, gati i kanë çuar në litar, vetëm se nuk kanë mbështetur Sali Berishën. Është braktisje për Bashën, por është mosdakordësi me Berishën. Ai ka kuptuar se çfarë është Sali Berisha. Alibeaj, mesa kuptohet, është shumë i ashpër me sjelljet e tij antikomuniste, por është dhe kundër Sali Berishës, sepse ka kuptuar që nuk mund të ketë PD me Sali Berishën.

Ka një meritë tjetër, e mbajti PD kur Basha mungonte, e mbajti me shpirt nëpër dhëmbë, pa bërë gabime, nuk bëri lëshime në politikën ndaj SHBA. Kjo varet nga personalitetet. PD ka filluar të linçojë indipendenet, menjëherë pas themelimit. Nuk kanë ngelur vlerat. Problemi i PD nuk është as Sali Berisha, nuk ekziston më Sali Berisha, problemi është individualiteti që mungon, dobia ndaj vendit, mea culpa ndaj vendit”, theksoi ai.

SPAK del me reagim zyrtar: Grupi i Martinajt aleancë me…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale (Nr.59, të vitit 2022, i cili është bashkuar me procedimet penale Nr.  66, të vitit 2022, Nr. 33, të vitit 2024, dhe Nr. 50, të vitit 2024), ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje  gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku  përfshihen:

996,760 Euro cash;

Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro;

Armë zjarri;

Targa të përshtatura automjetesh;

Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.49, datë 15.05.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg”, për 50 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit A.N, A.T, I.N, S.N, V.T, E.M, J.K, A.A(alias A.B, alias A.S), A.A( alias E.A), M.B, N.S, E.SH, B.A, E.N, O.Z, E.J, A.N, K.N, E.R, B.XH, E.D, R.L, F.T, K.SH, H.M, GJ.C, K.T, D.M, V.I, S.B, M.H, T.XH, E.M, A.Z, F.K, A.GJ, D.B, A.P, D.B, E.D, XH.RR, A.M, G.B, L.D, E.D, F.H, D.B, A.G, F.B dhe E.Z.

Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim të shtetasit SH.K., ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit P.GJ. dhe të shkatërrimit të pronës me eksploziv, e ndodhur më datë 15.09.2020, në qytetin e Tiranës;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit D.B., e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit E.M., e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit D.B, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit P.GJ., gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.G, L.D dhe A.G, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve F.H. dhe A.H., gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit E.M, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasit A.N., gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve E.M. dhe T.XH., gjatë vitit 2021;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast shitje bimësh narkotike canabis sativa, dhe trafikimi të lëndëve narkotike, në një vend kufitar me Republikën e Shqipërisë gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për një rast dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufijve, në vitin 2020;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në Republikën e Shqipërisë;

Identifikimi i autorëve të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë viteve 2019-2020;

Identifikimi i autorëve të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve, për disa raste kriminale, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorëve të një rasti të organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, gjatë vitit 2020;

Identifikimi i autorit të një rasti të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorit të një rasti të shpërdorimit të detyrës, nga persona që ushtrojnë funksione publike;

Identifikimi i autorëve të një rasti të goditjes ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;

Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale.

Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze  për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj.

Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë  edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj. E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti me iniciale A.N.;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin P.Gj., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, falenderon në mënyrë të veçantë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Një falenderim i veçantë i drejtohet Eurojust, Europol, dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK.

Grupi OTP feston 5-vjetorin e tij në Shqipëri!
Tiranë, 26 mars 2024 – Grupi OTP shënoi përvjetorin e tij të pestë nëpërmjet prezencës së Bankës OTP Albania në Shqipëri, duke e kremtuar këtë moment historik përmes një ceremonie të veçantë.

Kjo bankë ka arritur piketa mjaft të rëndësishme në një kohë tepër të shkurtër, të cilat morën vëmendjen e merituar me këtë festë mes miqsh, e organizuar pikërisht në muajin që shënon 5 vjet OTP në Shqipëri nga viti 2019 dhe plot 20 vite aktivitet dhe përvojë bankare në treg, që nga themelimi i saj në vitin 2004.

Arritjet e bankës OTP Albania në këto pesë vite, e kanë përforcuar statusin e saj si bankë lider në Shqipëri. Strategjia me synim rritjen në treg, agresiviteti në kredidhënie, inovacioni dhe kultura e shërbimit janë kolonat ku bazohet banka dhe do të jenë edhe në të ardhmen.

Në fjalën hapëse të ceremonisë së 5-vjetorit, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Bledar Shella u shpreh mes të tjerash se: “Pavarësisht gjithë sfidave që kemi kaluar, fokusi ynë ka qenë gjithmonë ndaj kënaqësisë së klientit, pasi ne kërkojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me çdo klient duke reflektuar kështu edhe prezencën dhe strategjinë tonë. Sot Banka OTP Albania është e frymëzuar për të ardhmen duke parë arritjet e këtyre pesë viteve, duke qenë se në këtë periudhë Banka ka dyfishuar numër klientësh, ka rritur ndjeshëm numrin e degëve dhe ka bërë mjaft investime të cilat janë materializuar edhe në Performancën tonë financiare.”

Zgjidhni Grupin e Gjakut dhe Zbuloni Anët e Fshehta të Njeriut
Grupi i Gjakut dhe Personaliteti

Grupi i gjakut ABO është prej sistemeve më të rëndësishme të indentifikimit të lloji të gjakut për çdo person. Megjithatë krahas kësaj mendohet se Grupi i gjakut tregon anë të fshehta të personalitetit të njeriut. Zgjidhni grupin e gjakut dhe zbuloni çfarë veçorish të personalitetit reflekton?

Grupi i Gjakut O

Personat që kanë grupin 0 janë shumë të përgjegjshëm dhe të shoqërueshëm. U pëlqejnë sfidat dhe nismat, ndonëse jo gjithnjë i çojnë deri në fund. Duam të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë shfaqin më shumë se duhet besim te vetja. Personat me grupin e gjakut 0 priren të jenë ose vetmitarë, ose udhëheqës. Ata janë zakonisht intuitivë, të përqendruar, ambiciozë, me pak fjalë, liderë të lindur. Nëse kërkoni dikë që të përballojë mirë stresin, këtë e bëjnë më së miri ata që kanë grupin e gjakut 0. Gjithashtu ata kanë imunitet më të fortë dhe fizik të shkëlqyer.

Grupi i Gjakut A

Edhe pse në dukje janë të qetë, personat që i përkasin këtij grupi gjaku i mbajnë nervat përbrenda. Janë të turpshëm, të ndërgjegjshëm, të besueshëm dhe të ndjeshëm. Ndonjëherë ziejnë nga ankthi në mënyrë që të dalin mbi të tjerët dhe kanë prirjen t’i mbajnë përbrenda emocionet derisa vjen një moment që shpërthejnë. Edhe pse janë të aftë për pozicione lideri, kjo gjë mund t’i rraskapisë, sepse stresohen shpejt. Shumë persona me grupin e gjakut A janë kërkues në fusha të ndryshme si shkenca, ekonomia dhe arti. Për nga shëndeti këta persona kanë aciditet të ulët në stomak, ndaj duhet të tregojnë shumë kujdes kur ushqehen me proteina të ardhura nga kafshët.

Grupi i Gjakut B

Personat me këtë grup gjaku janë më individualistë nga të gjithë dhe zakonisht e gjejnë vetë rrugën në jetë. Priren të jenë të drejtpeshuar, janë mendimtarë si grupi A dhe ambiciozë si grupi 0. Këta njerëz janë të ndjeshëm dhe i kuptojnë shpejt këndvështrimet e të tjerëve, por megjithatë hezitojnë të ndërmarrin sfida ose të përballen. Grupi i gjakut B mund të jetë sekreti i atyre që përbëjnë miq të mirë. Janë krijues, pasionantë, optimistë, elastikë, individualistë dhe i duan kafshët.

Grupi i Gjakut AB

Personat me grup AB kanë personalitet të ndarë. Ata janë edhe të shoqërueshëm edhe të turpshëm, edhe të sigurt edhe të ndrojtur. Ndonëse janë të përgjegjshëm, ndonjëherë shumë përgjegjësi mund të shkaktojë një problem. Këta njerëz janë të besueshëm dhe pëlqejnë të ndihmojnë të tjerët. Ashtu sikurse edhe grupi A, këta njerëz nuk e durojnë dot stresin. Është e vështirë për ta të përshtaten me të tjerët, ndaj ata krijojnë stilin e tyre të gjërave.