Haaland – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Guardiola ‘ngre në qiell’ Haaland-in: Me të jemi më efektivë
Erling Haaland po vijon të tregojë gjithmonë e më shumë se është një “makineri golash”.
Tripleta e 24- vjeçarit pasoi golin e tij në fitoren 2-0 në javën e parë ndaj Çelsit në “Stamford Bridge”, që do të thotë se ai kryeson tabelën e golashënuesve të kampionatit me katër gola.

Nisja e tij e fortë e sezonit vjen pasi ai kreu të plotë fazën përgatitore të skuadrës, ku shënoi pesë gola në katër ndeshjet miqësore të luajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe Guardiola beson se atributet e Halandit janë të çmuara për “qytetarët”, por thotë se minutat e norvegjezit mund të kenë nevojë të menaxhohen kur programi i ndeshjeve të intensifikohet, veçanërisht në mungesë të Oskar Bobit, i cili do të mungojë për tre deri në katër muaj pas një thyerje në kockën e këmbës.

“Sezonin e kaluar Haland ishte mirë”, tha Guardiola.
“Është mirë kur luan një herë në javë, por do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë kur të nisim kalendarin e çmendur për të gjitha skuadrat pas pushimit ndërkombëtar, kur fillojmë Ligën e Kampioneve, Kupën Karabao dhe Premier Ligën.
Kemi edhe mungesën e Oskarit, i cili mund të luante edhe në atë pozicion, sepse është vërtet i mirë, por sigurisht që Erling është i pazëvendësueshëm për shumë aspekte.

Ne do të gjejmë një mënyrë kur ai të ketë nevojë për pushim ose rrethana të tjera, shpresojmë që jo. Por shpresojmë që ai të vazhdojë të jetë klinik dhe të luajë mirë”.
Pasi Ipsuiçi kaloi në avantazh, Siti barazoi me penalltinë e Halandit kur Savinjo u pengua brenda zonës.
Më pas kampionët kaluan në avantazh kur norvegjezi dhe braziliani përmbysën në mënyrë të pamëshirshme “Tractor Boys”, ndërsa Kevin de Bryjne shënoi edhe një tjetër gol.

Dhe Guardiola thotë se 24-vjeçari që udhëheq sulmin e “Qytetarëve” është vendimtar për planin e tij të lojës së Sitit.
Ai shtoi: “Më pëlqen kur vrapon shumë. Më pëlqen kur preson si kafshë, më pëlqen. Kjo ndihmon që të shënosh një gol. Kur je i lidhur në mbrojtje, je i lidhur në sulm. Kur je i shkëputur nga mbrojtja, topi të vjen dhe të befason, nuk je i saktë. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe na ndihmojnë me gjuhën e trupit të tij.

Nëse qendërmbrojtësi ka topin, bëje atë të vrapojë me këtë trup, me ato këmbë në lëvizje, është e frikshme dhe i ndihmon njerëzit në mes ta mbështesin dhe ne jemi më efektivë në presingun tonë të lartë. Ne kemi nevojë për të, kjo nuk është e negociueshme. Nëse ai nuk shënon një gol është mirë, por ju duhet ta bëni atë”.