Hapen – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Hapen aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” njofton se është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025.

Rama thekson se kjo do të sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit.

Ndër të tjera Kryeministri njofton se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.

“Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit. Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë”, shkruan Kryeministri Rama.

Hapen nesër negociatat për kapitujt e parë të anëtarësimit në BE
Shqipëria mban Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksenburg!

Data 15 Tetor e vitit hyn në historikun e marrëdhënieve të Shqipërisë me Brukselin si moment kur vendit tonë i mundësohet nisja e shqyrtimit të grup kapitujve të parë ato për çështjet themelore.

Një rrugë e gjatë që nis me nënshkrimin në vitin 1991, kohë kur Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian. Pas 15 vitesh në 12 Qershor të vitit 2006 vendi ynë arriti të nënshkruajë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në. BE është në këto tre dekada donatori më i madh financiar i Shqipërisë.

U deshen tre vite që me 28 Prill të vitit 2009 në Pragë gjatë presidencës çeke Shqipëria të aplikonte për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ndërkohë në muajin Dhjetor të vitit 2010 u materializua edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët në zonën Shengen.

Pas pesë vitesh pritje me 24 Qershor 2014 Shqipëria do të merrte statusin e vendit kandidat për në BE. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është ndikuar ndjeshëm edhe nga dinamikat e zhvillimeve në gjirin e vetë Bashkimit Evropian.

Vendi ynë nuk arriti për dhjetë vitet në vijim të merrte një datë për hapjen faktike të negociatave i penguar edhe nga veto e Francës dhe Hollandës e deklaruar në vitin 2018 me pretendimet për rezultate të pakta në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.

Për Shqipërinë kushtet themelore, përfshinin hartimin dhe zbatimin e një reforme zgjedhore, rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, krijimin e SPAK, prokurorisë anti-korrupsion, byrosë së hetimeve, përparimin e vetingut, ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vetingu.

Edhe pse Shqipëria nuk ka forca politike anti-perëndimore vonesat në procesin e integrimit kanë të bëjnë edhe me mungesën e konsesusit politik mes partive kryesore në vend për reformat e kërkuara nga Brukseli në vite.

Sfidat e integrimit evropian edhe në vijim kanë të bëjnë me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracisë, sundimin e Iigjit dhe të ekonomisë së tregut. Shqipëria pretendon që të anëtarësohet në BE në vitin 2030.