Historiani britanik – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Historiani britanik: BE do të zgjerohet, do bëhet me 35 shtete…!
Historiani dhe gazetari i njohur, Timoty Gartosh Ash në një intervistë për podcastin e Edi Ramës ka rrëfyer se si e shikon Evropën pas 10 viteve.

I pyetur nga kryeministri Edi Rama se si e shikon ai Evropën pas një periudhë të tillë kohore, Garton Ash tha se Bashkimi Evropian ka gjasa që të jetë zgjerohet duke arritur në 35 vendeve aëntare.

Historiani britanik u shpreh se zgjerimi duhet të sjellë edhe përmirësimin e vetë Bashkimit Evropian dhe të drejtohet nga një brez i ri evropianësh..

“Mendoj se, po të mobilizohej një brez i ri europianësh, jo vetëm për të mbrojtur atë çfarë kemi arritur, që është Europa më e mirë që kemi pasur, por edhe për ta zgjeruar dhe përmirësuar atë, çka është plotësisht e mundur, pas 10 vjetësh, do të mund të shohim pas dhe të kemi një Union prej 35 shtetesh dhe do t’ia kemi arritur të mbrojmë atë që kemi, mënyrën e lirë të jetesës në Europë. Është e mundur, por është në dorën tonë”, theksoi historiani Ash

Ai vuri në dukje gjithashtu se që pas vitit 2008, Evropa Perëndimore nuk e ka marrë seriozisht zgjerimin drejt Lindjes, por ndryshoi qëndrim vetëm pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“…pas shumë vitesh gjatë të cilave Europa Perëndimore nuk e ka marrë realisht me aq seriozitet zgjerimin drejt Lindjes – do thosha që prej vitit 2008. Kroacia hyri në BE, por ju e dini këtë më mirë se çdokush, Maqedonia u bë kandidate që prej vitit 2005.

Që nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës më 24 shkurt 2022, Europa u kthye ta merrte edhe njëherë seriozisht zgjerimin drejt Lindjes”

Sipas Ash, lufta në Ukrainë mund të shërbejë si “një mundësi për të hedhur atë hapin e madh përpara, që hodhëm në vitet ’90 dhe në fillim të viteve ‘2000, me zgjerimin e parë të madh drejt Lindjes të Bashkimit Europian dhe të NATO-s deri te vendet baltike e te Rumania dhe Bullgaria. Pra, ky është shansi”

Historiani britanik shtoi se pas pushtimit të Ukrainës bota ka ndryshuar duke hyrë në atë që Ash e quajti periudha post-perëndimore

“Tani jemi në një periudhë të re. Si do të quhet? Mendoj se mund të quhet periudha post-perëndimore, sepse, befas, zbulojmë se kemi Rusinë që bën një luftë mizore për rikolonizimin e Ukrainës.

Po Kina nuk shqetësohet, India nuk shqetësohet, Turqia qëndron midis në një farë mënyre, Afrika e Jugut është e lumtur të zhvillojë stërvitje të flotës ushtarake bashkë me Rusinë dhe Kinën, Brazili nuk shqetësohet aq shumë.

Pra, po kërkojmë të ndërtojmë këtë Europë më të madhe e më të mirë, por në një botë fuqish të mesme e të mëdha joperëndimore, që kanë një optikë mjaft të ndryshme për mënyrën si duhet të jenë gjërat. Për mua, kjo është sfida”, shpjegoi Garton.