Irani – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Irani arreston 20 persona si të dyshuar për spiunazh në favor të Izraelit
Teheran- Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian. Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.

“Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të forta do t’i bëjë shembull për të gjithë”, citohet të ketë thënë Jahangiri nga mediat iraniane.

Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet. Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.

Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara. Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit.

Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./ REL

Irani kërkon garanci nga Trump: Mos na bombardoni nëse doni dialog!
Teheran, 30 qershor 2025 – Irani ka kërkuar garanci të qarta nga ish-presidenti amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin më sulme ushtarake ndaj vendit të tyre, si parakusht për rinisjen e bisedimeve diplomatike mbi programin bërthamor.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Majid Takht-Ravanchi, në një intervistë për BBC-në, deklaroi se çdo përpjekje për dialog nuk mund të zhvillohet nën kërcënimin e bombardimeve. Ai theksoi se megjithëse administrata Trump ka sinjalizuar përmes ndërmjetësve vullnet për bisedime, mungon ende një angazhim konkret për ndalimin e sulmeve gjatë procesit.

Situata ka eskaluar ndjeshëm pas sulmit izraelit më 13 qershor ndaj objekteve ushtarake dhe centraleve bërthamore në Iran, që u pasua nga kundërpërgjigje iraniane me raketa dhe më pas një ndërhyrje ushtarake amerikane më 21 qershor, me bombardimin e tre centraleve në territor iranian. Si pasojë, raundi i gjashtë i bisedimeve jo direkte, i planifikuar për më 15 qershor në Muscat, u anulua.

Ravanchi theksoi se Irani do të vijojë pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i cilësuar kërkesat për ndalim të plotë të këtij procesi si “ligj xhungle”. Ai akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj për qëndrime të njëanshme dhe agresive që minojnë çdo mundësi për zgjidhje diplomatike.

Tensionet mbeten të larta, ndërsa shpresat për rifillimin e dialogut varen nga gatishmëria e të dyja palëve për kompromis dhe uljen e konfliktit.

A u dëmtua nga sulmi i SHBA? Irani mund ta ndërtojë bombën brenda pak muajsh?!
Thellohen edhe më tutje kontradiktat rreth dëmeve nga sulmet amerikane ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, pasi shefi i OKB-së për energjinë bërthamore thotë se Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh.

Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e uraniumit – për një bombë të mundshme – brenda “pak muajsh”, thotë Rafael Grossi shef i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

Sipas tij, sulmet amerikane në tri centrale iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por “jo totale”, duke kundërshtuar pretendimin e Donald Trumpit se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht”.

“Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka asgjë atje”, tha Grossi të shtunën.

Izraeli sulmoi caqet bërthamore dhe ushtarake në Iran më 13 qershor, duke pretenduar se Irani ishte afër ndërtimit të një arme bërthamore.

SHBA-të më vonë iu bashkuan sulmeve, duke hedhur bomba në tre nga objektet bërthamore të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan, por që atëherë, shkalla e vërtetë e dëmit ka qenë e paqartë.

Të shtunën, Grossi i tha CBS News, se Teherani mund të ketë “brenda pak muajsh.., disa kaskada centrifugash që të prodhojnë uranium të pasuruar”.

Ai shtoi se Irani ende zotëronte “kapacitetet industriale dhe teknologjike, kështu që nëse dëshiron, do të jetë në gjendje të fillojë ta bëjë këtë përsëri”.

IAEA nuk është organi i parë që sugjeron se aftësitë bërthamore të Iranit mund të vazhdojnë ende – më herët këtë javë, një vlerësim paraprak i Pentagonit zbuloi se sulmet amerikane ndoshta e kanë kthyer programin vetëm me muaj prapa.

Megjithatë, është e mundur që raportet e ardhshme të inteligjencës të përfshijnë më shumë informacion që tregon një nivel të ndryshëm dëmtimi të objekteve./rtk

Irani sulmoi dy bazat amerikane, vjen reagimi i parë nga Shtëpia e Bardhë! Ja çfarë pritet të ndodhë
Sipas dy zyrtarëve të njohur me zhvillimet, SHBA është duke ndjekur në kohë reale disa raketa të lëshuara nga Irani me objektiv bazat ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

Situata ka bërë që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, të mblidhen në Dhomen e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të lartë.

Më herët, një tjetër zyrtar amerikan kishte konfirmuar se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme.

Baza Al Udeid, e vendosur pranë kryeqytetit Doha, u vizitua nga Presidenti Donald Trump më 17 maj, duke u bërë udhëheqësi i parë amerikan që e viziton që prej vitit 2003.

Irani godet sërish, sirenat e alarmit dëgjohen në veri të Izraelit
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se zbuluar se Irani ka lëshuar sërish raketa, në një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit mes dy vendeve. Sipas njoftimit zyrtar, sirenat e alarmit janë aktivizuar në pjesën veriore të Izraelit dhe qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim urgjent.

Forcat izraelite shtuan se sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në funksion për të ndaluar raketat dhe po punojnë për t’i interceptuar ato në kohë reale.

Televizioni shtetëror iranian ka raportuar po ashtu se disa punonjës të tij janë vrarë nga një sulm izraelit mbi selinë qendrore në Teheran.

Një gazetar i IRIB tha se stafi “punoi deri në momentin e fundit para goditjes”. Kreu i transmetuesit, Peyman Jebeli, u shfaq në ekran me një letër të përgjakur, duke deklaruar se “do të qëndrojnë deri në fund”.

Qindra punonjës ndodheshin në kompleksin mediatik në Distriktin 3 të Teheranit, për të cilin Izraeli kishte dhënë më herët urdhër evakuimi

Irani: Izraeli qëlloi Ministrinë e Jashtme, ka punonjës të plagosur
Saeed Khatib Zadeh, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, thotë se Izraeli sulmoi një nga ndërtesat e Ministrisë së Jashtme në Teheran.

Sipas tij, disa punonjës dhe civilë u plagosën dhe u evakuuan për trajtim.

“Objektivat përfshinin selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, selinë e projektit bërthamor SPND dhe objektiva të tjerë, të cilët përparuan përpjekjet e regjimit iranian për të siguruar një armë bërthamore dhe ku regjimi iranian fshehu arkivin e tij bërthamor”, thuhej në deklaratën e IDF-së.

Më herët avionët luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite sulmuan dhe shkatërruan vendet e prodhimit të raketave, vendet e radarëve dhe lançuesit e raketave tokë-ajër në Teheran.

Zëdhënësi i IDF tha se sulmi u krye nën drejtimin e Drejtorisë së Inteligjencës.

Video po bën xhiron e rrjetit, ja momenti kur Irani sulmoi Izraelin
Irani ka lëshuar sot afër 80 përqind të arsenalit të saj të raketave në territorin e Izraelit.
Në mbarë territorin izraelit kanë rënë sirenat paralajmëruese, ndërsa në shënjestër ka qenë Jeruzalemi dhe Tel Avivi.

Afër 200 raketa janë parë në qiellin e Tel Avivit. Disa prej të raketave janë interceptuar nga sistemi mbrojtës izraelit, “Kupola e Hekurt”.
Mbetet e paqartë nëse raketat kanë pasur pasoja në jetë njerëzish ose dëme në infrastrukturë.

VIDIO

Rusia dhe Irani, përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane
Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Seldin njofton për zgjerimin e operacioneve të sofistikuara që synojnë të ndikojnë tek votuesit amerikanë. Sipas autoriteteve amerikane pjesa më e madhe e këtyre përpjekjeve vijnë nga Rusia dhe Irani.

Në garën për president në Shtetet e Bashkuara, përpjekja për të fituar votues po vazhdon me intensitet të plotë.

“Ne do të shpëtojmë ekonominë. Ne do të shpëtojmë familjet e shtresës së mesme”, thotë kandidati republikan për president Donald Trump.

“Ka ardhur koha të fillojmë një kapitull të ri”, thotë Kamala Harris kandidatja demokrate për presidente.

Por garës zgjedhore, sipas zyrtarëve amerikanë…i është bashkuar edhe Rusia.

“Rrethi i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, duke përfshirë Sergey Kiriyenko-n, drejtojnë fushata dezinformimi, si pjesë e një programi për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara”, tha Merrick Garland, Prokuror i Përgjithëm i Shteteve të Bashkuara.

Një pjesë e skemës, sipas akuzave amerikane, përfshin imitimin e dhjetëra faqeve me lajme të internetit për të ndikuar në mënyrën se si votuesit amerikanë mendojnë për çështje kritike.

Pjesa tjetër përfshin median ruse RT, të mbështetur nga shteti rus, e cila akuzohet se i ka dërguar pothuajse 10 milionë dollarë një kompanie mediatike me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Kanë kryer pagesa prej miliona dollarësh për amerikanët për të përcjellë mesazhin e Kremlinit për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe për të minuar demokracinë”, thotë Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Rusia i mohon akuzat.

“Kjo është rusofobi, është sulm ndaj lirisë së fjalës dhe diskriminim. Këto janë lojërat më të ndyra amerikane për manipulim gjatë zgjedhjeve”, thotë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Zyrtarët amerikanë i hedhin poshtë këto deklarata si qesharake.

Një vlerësim i kundërzbulimit amerikan i bërë në fillim të këtij muaji e quan Rusinë “kërcënimin më aktiv të ndikimit të huaj” për zgjedhjet që synon të rrisë mundësitë për fitore të ish-presidentit Donald Trump.

Irani gjithashtu është i përfshirë.

“Ne kemi vërejtur një aktivitet gjithnjë e më agresiv iranian gjatë këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin aktivitetet për të dëmtuar fushatën e ish-presidentit Trump dhe për të shmangur një rezultat zgjedhor që Irani e vlerëson kundër interesave të tij”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan Garland.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Kina gjithashtu ka zhvilluar një fushatë të vogël në rrjete sociale që synon të dëmtojë kandidatët që mendohet se janë armiqësorë ndaj Pekinit.

Nuk është e sigurt nëse përpjekjet parandaluese amerikane po funksionojnë.

“Unë nuk mendoj se deri më tani kjo është kuptuar sa duhet nga shumica e votuesve amerikanë si një çështje me rëndësi, por është me të vërtetë e rëndësishme që votuesit të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se si po shfrytëzohen”, thotë Margaret Talev nga Universiteti i Sirakuzë.

Kjo iu jep shumë arsye amerikanëve për të menduar për rreziqet ndërsa përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit./VOA

Irani do sulmojë Izraelin! E konfirmon ministri i Jashtëm Katz
Një incident i pakëndëshëm i ka ndodhur këngëtarit të njohur shqiptar nga Kosova, Butrint Imerit, gjatë një takimi me fansat e tij.

Artisti do të përformonte disa minuta më pas, kur u ndal për të bërë foto me disa nga fansat para se të ngjitej në skenë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Butrinti shihet kur afrohet tek një fanse për të bërë foto, por papritmas një vajzë tjetër i ka vendosur dorën në fyt.

Megjithatë, këngëtari u suprizua nga ky veprim teksa largoi kokën instiktivisht në mënyrë të menjëhershme, por duke ruajtur qetësinë.

Ky nuk është incidenti i vetëm pasi shumë prej artistëve i ndodhin gjëra të tilla në skenë. Viteve të fundit janë bërë virale momentet kur fansat u kanë gjuajtur me sende të ndryshme në fytyrë.

Irani merr vendimin drastik, premton hakmarrje ndaj Izraelit
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotuar të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e shefit politik të Hamasit.
Khamenei tha se Izraeli “përgatiti një dënim të ashpër për veten” pasi Ismail Haniyeh u vra në një sulm ajror para agimit në kryeqytetin iranian Teheran.

Ne e konsiderojmë hakmarrjen si detyrën tonë,” tha Khamenei në një deklaratë në faqen e tij zyrtare, duke thënë se Haniyeh ishte “një mysafir i dashur në shtëpinë tonë”.
Ai gjithashtu postoi në X (ish -Twitter ), duke fajësuar “regjimin kriminal, terrorist sionist” për sulmin.
“Regjimi kriminal, terrorist Sionist e ka martirizuar mysafirin tonë të dashur në territorin tonë dhe na ka shkaktuar pikëllimin, por ka përgatitur terrenin edhe për një dënim të rëndë”, shkroi ai.

Khamenei shkroi se Haniyeh “ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij të nderuar në këtë betejë dinjitoze për shumë vite”.
Garda Revolucionare e Iranit i bëri jehonë paralajmërimit të Khameneit për hakmarrje ndaj Izraelit.
“Pa dyshim, ky krim i kryer nga regjimi sionist do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të dhimbshme nga fronti i fuqishëm dhe i gjerë i rezistencës, veçanërisht nga Irani Islamik”, thuhet në një deklaratë.
Haniyeh u vra herët të mërkurën në Teheran, sipas një njoftimi të Gardës Revolucionare paraushtarake të Iranit.
Ndërsa asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, Izraeli u zotua të synojë Haniyeh dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit pas sulmit të grupit më 7 tetor që rezultoi në vdekjen e 1200 izraelitëve dhe kapjen e rreth 250 pengjeve.

Haniyeh ishte në kryeqytetin iranian për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Masoud Pezeshkian të martën.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha gjatë një vizite në Singapor të mërkurën se SHBA nuk ishte e përfshirë në atentat.
“Kjo është diçka për të cilën ne nuk ishim në dijeni ose të përfshirë. Është shumë e vështirë të spekulohet,” tha ai.

Zyrtarët iranianë nuk kanë bërë të ditur specifikat e vrasjes së Haniyeh, me Gardën Revolucionare që deklaroi se incidenti mbetet nën hetim.
Sulmi vjen pas një sulmi të veçantë izraelit në Liban të martën, ku thuhet se vrau Fouad Shukur, një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut.
Që nga viti 2019, Haniyeh kishte jetuar në mërgim në Katar pasi u largua nga Rripi i Gazës. Yahya Sinwar, lideri aktual i lartë i Hamasit në Gaza, vlerësohet me orkestrimin e sulmit të 7 tetorit që ndezi konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Hamas