Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Belgjikë
Ditën e sotme, është arrestuar në Belgjikë, shtetasi me inicialet D.H., 38 vjeç.

D.H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vrasja në rrethanat cilësuese”, mbetur në tentativë, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim, ka qëlluar me armë zjarri dy punonjës të policisë, të cilët kanë qenë jashtë shërbimit.

Arrestimi i tij u arrit si rezultat i finalizimit të operacionit “Capital”, në bashkëpunim me FAST Belgjikën

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Operacione të njëpasnjëshme me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të tyre në kohë reale, me homologët belgë, është finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.

Pas shkëmbimit të informacioneve, është kapur në Bruksel, nga FAST Belgjika, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

38-vjeçari akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 shtetas (punonjës policie, jashtë shërbimit).

Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë shqiptare dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve në kohë të shpejtë nga Interpol Tirana dhe FAST Albania, me homologët belgë, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, që fshihej në Belgjikë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në informacionet e shkëmbyera, FAST Belgjika ka kapur në qytetin e Belgjikës dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D. H. alias T. H., 38 vjeç, banues në Vlorë. Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë (thikë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, (punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon FAST Belgjikën, për bashkëpunimin në shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe për profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni të përbashkët, që u finalizua me kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.