Izrael – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Lufta Izrael-Iran, bllokohen në Tehran lojtarët e Interit
Lufta Izrael-Iran ndikon edhe në futboll. Futbollisti i Interit, Mehdi Taremi, aktualisht është i bllokuar në Teheran, ndërsa shokët e tij të ekipit përgatiten për Kupën e Botës për Klube FIFA, e cila fillon të dielën.

Sipas raportimeve nga Sky Sport Italia, Taremi aktualisht është i bllokuar në Teheran, pasi fluturimet nga të gjitha aeroportet iraniane janë pezulluar pas një shkëmbimi sulmesh ajrore midis Iranit dhe Izraelit gjatë dy ditëve të fundit.

Taremi është nuk ka qenë në gjendje të bashkohet me shokët e tij të ekipit, të cilët kanë mbërritur në Los Angeles për fillimin e Kupës së Botës për Klube FIFA. Lojtari iranian nuk do të jetë në gjendje të largohet nga vendi derisa të hiqet kufizimi i fluturimeve.

Sa mund të përkeqësohet situata Izrael-Hezbollah
Një sulm vdekjeprurës me raketë në Lartësitë e Golanit, të pushtuara prej Izraelit, ka rritur shqetësimet që Izraeli dhe Hezbollahu, grupi i Libanit që përkrahet nga Irani, mund të përfshihen në një luftë të plotë – diçka që të dyja palët kanë thënë në të kaluarën se synojnë të shmangin, ndonëse janë të gatshme. Izraeli ka thënë të dielën se do të godasë fort Hezbollahun, pasi e ka akuzuar grupin për vrasjen e 12 fëmijëve dhe adoleshentëve përmes një sulmi me raketë në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit.

Shtohen aplikimet për leje armësh pas konfliktit me Hamasin
Masakra e militantëve të Hamasit në Izrael më 7 tetor ka nxitur mijëra izraelitë që të pajisen për herë të parë me armë zjarri. Siç njofton nga Jeruzalemi korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein (Gradstin), disa grupe po shprehin shqetësime lidhur me pasojat që mund të ketë ky fenomen.about:blank

Leila Grotsky thotë se kishte menduar prej kohësh të pajisej me armë zjarri. Por sulmi i Hamasit më 7 tetor ndaj 20 komuniteteve izraelite dhe vrasja e 1200 burrave, grave dhe fëmijëve, bëri që ajo përfundimisht të merrte vendimin.

“Ngjarje të tmerrshme ndodhën në jug të vendit. Por komunitetet që ishin të pajisura me armë, që kishin armë zjarri në shtëpi, ishin në gjendje të mbroheshin. Situata mund të kishte qenë më e rëndë nëse ato nuk do të kishin mbrojtur veten”, thotë Leila Grotsky që po stërvitet për të përdorur armët e zjarrit.

Ajo po trajnohet për vetëmbrojtje në shkollën kundër terrorizmit “Caliber 3”. Ajo bleu për 1300 dollarë një revole të modelit “Mossberg MC2c” dhe pagoi 150 dollarë për kursin e trajnimit. Gjatë trajnimit ajo mësoi ta përdorte armën dhe të gjuante në shënjestër.

Yakov Tueti u zhvendos në Izrael nga Franca dhe jeton në një lagje të Jeruzalemit pranë kufirit me qytetet palestineze të Bregut Perëndimor. Ai tha për Zërin e Amerikës se aplikoi për leje arme një javë pas sulmit të Hamasit, sepse kërkon të mbrojë dy fëmijët e tij të vegjël dhe gruan e tij.

“Kur pamë se çfarë ndodhi më 7 tetor, vendosëm që të jemi më të përgatitur dhe më të fortë për çdo skenar tjetër. Gjithmonë kam menduar që të blej një armë zjarri”.

Shitjet e armëve dhe trajnimi në shkollën “Caliber 3” janë rritur me 2000% që nga sulmi i Hamasit, thotë themeluesi i kompanisë Sharon Gat. Ai thotë se procedura e pajisjes me leje armësh është tejet e rreptë.about:blank

“Pas aplikimit, Ministria e Brendshme bën hetime për të kaluarën e individëve nëse kanë bërë krime, kanë lidhje me terroristët ose për probleme mendore apo fizike. Nëse i plotësojnë kushtet, ata intervistohen dhe dërgohen tek shkolla jonë për t’i trajnuar”, thotë për Zërin e Amerikës themeluesi i kompanisë “Caliber 3” Sharon Gat.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir i vijës së ashpër, kohët e fundit i lehtësoi procedurat e pajisjes me armë dhe njoftoi formimin e ekipeve civile të reagimit të shpejtë.about:blank

Rreth 250,000 izraelitë kanë aplikuar për leje armësh dhe vetëm katër janë refuzuar, sipas gazetës Ha’aretz. Grupe për të drejtat e grave kanë ngritur shqetësimin se përhapja e armëve mund të çojë në abuzimin e tyre në rastet e dhunës në familje.

Fushata e ministrit Ben-Gvir për të armatosur ekipet e sigurisë civile është e ndarë nga përpjekjet e tij për të rritur armatimin e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, kolonët hebrenj kanë vrarë të paktën nëntë palestinezë, sipas OKB-së dhe grupeve të të drejtave të njeriut.about:blank

Madje edhe izraelitët që nuk jetojnë në vendbanimet e Bregut Perëndimor ose pranë kufirit me Gazën thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e tyre personale.

“Nuk do të thoja se më bën të ndihem e fuqishme, por më jep një ndjenjë të shtuar sigurie. E di që ushtria dhe forcat tona të sigurisë janë të mahnitshme, por ato nuk mund të arrijnë në vendngjarje brenda një sekonde. Është e rëndësishme që të kesh një farë mase kontrolli”, thotë Leila Grotsky.

Ngjarjet e 7 tetorit kanë traumatizuar shumë izraelitë, madje edhe ata nuk u prekën personalisht nga sulmet. Izraelitët thonë se do të bëjnë gjithçka të mundur për t’u siguruar që kjo të mos përsëritet. VOA

Të paktën 22 viktima nga sulmet me raketa në Izrael
Shërbimet e urgjencës izraelite thonë se të paktën 22 izraelitë janë vrarë pas një sulmi të paprecedentë të papritur palestinez.

Sulmi është marrë përsipër nga grupi militant i Hamasait, i cili pretendon se ka lëshuar mbi 5000 mijë raketa në drejtim të Izraelit.

Më herët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu iu drejtua me një mesazh izraelitëve ku shprehet se ndodhen në luftë, pasi grupi terrorist i Hasamit ka sulmuar vendin që ai drejton në orët e para të së shtunës. Ai tha se armiku do të largohet shumë shpejt nga vendi.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Mblodha krerët e sistemit të sigurisë, para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar.about:blank

Ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e kishte njohur kurrë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas thotë se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit të kolonëve dhe trupave pushtuese”.