Izraelit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Nis hetimi ndaj një shtetasi izraelit pas kallëzimit të një 26-vjeçareje për atë që i bëri në hotel në Theth
18 Tetor 2025

Policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori për një ngjarje të ndodhur më datë 09 tetor 2025, pas një kallëzimi të bërë nga një shtetase izraelite.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. C., 54 vjeç, banues në Izrael. Ai është kallëzuar nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu me banim në Izrael, e cila pretendon se ngjarja ka ndodhur në një hotel në fshatin Theth.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Irani arreston 20 persona si të dyshuar për spiunazh në favor të Izraelit
Teheran- Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian. Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.

“Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të forta do t’i bëjë shembull për të gjithë”, citohet të ketë thënë Jahangiri nga mediat iraniane.

Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet. Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.

Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara. Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit.

Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./ REL

Irani nis tjetër kundërpërgjigje, dhjetëra raketa shpërthejnë në qiellin e Izraelit
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Tel Avivi tregojnë dhjetëra raketa dhe interceptorë mbi qytetin izraelit.

Televizioni shtetëror i Iranit tha se raketat janë lëshuar kundër Izraelit

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se janë nisur sulme të reja me raketa drejt Izraelit.

Edhe Ushtria izraelite thotë se ka zbuluar raketa të lëshuara nga Irani, duke u bërë thirrje izraelitëve të hyjnë në zonat e mbrojtura deri në njoftim të mëtejshëm.

Takimi vjen ndërsa vendi është nën gatishmëri të lartë, ndërsa përgatitet për një përgjigje të ashpër nga Irani ndaj sulmeve të tij të shumta, me banorët izraelitë që janë udhëzuar të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura.

Presidenti izraelit telefonon Elon Musk, ja çfarë i kërkoi
Presidenti izraelit Isaac Herzog ka telefonuar Elon Musk për të diskutuar me të lidhur me rinisjen e bisedimeve për të siguruar lirimin e pengjeve që aktualisht mbahen në Gaza, sipas një burimi të afërt me Presidentin Herzog.

Burimi tha për CNN se presidenti izraelit i bëri telefonatën Elon Musk me kërkesë të anëtarëve të familjarëve së pengjeve, të cilët shpresojnë se Musk do të jetë në gjendje të ushtrojë presion mbi të gjitha palët për të siguruar një marrëveshje.

Komunikimi vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, me të cilin Musk është aleat i ngushtë, i cili paralajmëroi të hënën se nëse pengjet që mbahen në Gaza nuk lirohen para se ai të betohet president më 20 janar, situata në Lindjen e Mesme do të “bëhet ferr”.

Një burim i afërt me familjet e pengjeve, i cili foli me Presidentin Herzog tha për CNN:

“Pati një bisedë mes Presidentit dhe disa familjeve të pengjeve, ku një nga temat e diskutuara ishte ndikimi i Trump, dhe emri i Elon Musk një person me ndikim tek Trump. Prandaj, mbajtja e një kanali të hapur me të është e rëndësishme.”

Besohet se janë 100 pengje, të vdekur dhe të gjallë, që mbahen aktualisht në Gaza, 96 prej të cilëve u morën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nën presion të madh nga familjet e të kapurve për të siguruar lirimin e tyre, por përpjekjet e përsëritura për të arritur një marrëveshje armëpushimi për pengjet kanë dështuar.

Nëntorin e kaluar, Musk udhëtoi në Izrael për të takuar udhëheqësit dhe të afërmit e pengjeve, si pjesë e përpjekjeve të tij për të hequr dorë nga një postim antisemitik në Twitter.

OKB refuzon kërkesën e Izraelit për tërheqjen e paqeruajtësve
Kombet e Bashkuara refuzoi kërkesën e Izraelit për të tërhequr paqeruajtësit e tyre nga bastionet e Hezbollahut në jug të Libanit.
Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes në OKB, Zhon Pierr Lakrua në një konferencë për shtyp, tha se paqeruajtësit atje janë në koordinim të vazhdueshëm me palën izraelite për operacionet që ndërmerren në terren.

Ndërsa ushtria izraelite zgjeroi sulmet kundër militantëve pro-iranianë edhe në veri të Libanit, duke vrarë 21 persona e plagosur 8 të tjerë. Bombat ranë mbi një zonë të banuar Aitu, një fshat ku shumica e banorëve janë të krishterë dhe që ndodhet shumë larg objektivave të Hezbollahut. Viktimat janë civilë, por Izraeli tha se po hetohet edhe për një gabim të mundshëm në objektiv.
Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi ndërkaq se po këshillohet me Shtetet e Bashkuara, para se të kryejë sulmin hakmarrës ndaj Iranit.

Mediat izraelit ngrenë alarmin: Ja kur pritet të sulmojë Irani
Forcat izraelite vranë një komandant të lartë të Hamasit në qytetin e Jeninit, teksa po kryenin një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar për të tretën ditë.
Njoftimi është bërë publik nga ushtria izraelite. Ushtria izraelite tha se forcat e Policisë Kufitare kishin vrarë Wassem Hazem, i cili ishte kreu i Hamasit në Jenin dhe ishte i përfshirë në të shtënat dhe sulmet me bomba në territorin palestinez.

Metodat e përdorura nga Tel-Avivi në operacionet e fundit ushtarake të Izraelit ka shqetësuar thellësisht Britaninë e Madhe, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike, i cili ripërsëriti kërkesën e tij drejtuar shtetit hebre që “të tregojë moderim, t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe të shtypë veprimet e atyre që kërkojnë të ndezin tensionet”.

Që nga e premtja, 19 palestinezë janë vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor që përfshin qytetet Jenin, Tubas dhe Tulkarem, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë dhe grupeve palestineze.

Ndërkohë, negociatat midis Izraelit dhe Hamasit “po shkojnë drejt kolapsit”. Kjo u deklarua nga një burim anonim i nivelit të lartë nga grupi palestinez për median pro-Hezbollahut Al-Mayadeen, të bërë publik nga Times of Israel.

Sipas zyrtarit, takimet e fundit në Katar kanë dështuar të sjellin një përparim në negociata, pasi Izraeli insiston të mbajë një prani në korridorin e Filadelfit, ndërkohë që nuk është i gatshëm të heqë dorë nga vetoja e tij mbi identitetin e 65 të burgosurve palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm për lirim, si pjesë e një zgjidhjeje.

Ndërkohë, sipas mediave libaneze, të raportuara nga mediat izraelite, Irani është gati të sulmojë shtetin hebre “më së shumti në 2-3 ditët e ardhshme”.

Erdogan përballet me pikëpyetje lidhur me embargon ndaj Izraelit
Embargoja e Turqisë ndaj tregtisë me Izraelin është vënë në qendër të vëmendjes mes pretendimeve të opozitës se ajo po shkelet vazhdimisht. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, akuzat po bëhen ndërsa Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bën përpjekje të luajë një rol qendror në përpjekjet për të ndalur luftën e Izraelit ndaj Hamasit.

Protestat kundër tregtisë me Izraelin po vazhdojnë në të gjithë Turqinë.

Hezbollah nis sulmet me dron ndaj Izraelit, 5 të plagosur
Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah nisi një seri sulmesh me dron dhe raketa në veri të Izraelit të martën, por paralajmëroi se hakmarrja e shumëpritur për vrasjen e një komandanti të lartë nga Izraeli javën e kaluar nuk ka ardhur ende dhe se ky është vetëm fillimi.

Hezbollahu tha se sulmoi dy qendra ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit dhe gjithashtu një automjet ushtarak izraelit në një tjetër vend.

Ushtria izraelite tha se kishte arritur të kapte dronët, duke theksuar se pesë civilë mbetën të plagosur në jug të qytetit bregdetar të Nahariya. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje kritike.

Goditja e Iranit ndaj Izraelit, Shkupi ndërmerr veprimin e papritur
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për kriza, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë.

Ky vendim është marrë pas sulmit iranian ndaj Izraelit me dronë dhe raketa, në orët e para të 14 prillit.

Izraeli ka thënë se bashkë me aleatët i ka rrëzuar shumicën e dronëve dhe raketave.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi të dielën se evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të varet nga puna e aeroportit në Tel Aviv, i cili u rihap në mëngjes.

Rruga e dytë e mundshme për evakuim është përmes Jordanisë.

Në shtabin e krizës janë të njëjtët anëtarë që ishin në shtabin në tetor të vitit të kaluar për evakuim të shtetasve maqedonas nga Izraeli, pas sulmeve të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – në tokën izraelite, më 7 tetor.

Osmani shtoi se në Izrael janë 40 deri në 50 qytetarë, mes të cilëve edhe familjarët e personelit diplomatik në Tel Aviv.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Izrael që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Tel Aviv, ndërsa në dispozicion janë edhe telefonat e shërbimit të MPJ-së në Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

“Për fat të keq, paralajmërimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë bërë të vërteta. Çdo dhunë është e dënueshme, qoftë nga Izraeli, Irani apo Hamasi. Ne i dënojmë të gjitha veprimet, siç i dënuam të mëparshmet, dhe siç do t’i dënojmë sulmet e radhës hakmarrëse që janë paralajmëruar”, u shpreh shefi i diplomacisë maqedonase, shkruan REL.

Ai kërkoi nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për shkak të rrezikut nga përshkallëzimi, dhe aktivizimin e rrugës ballkanike të migrimit.

Nga kabineti i presidentit Pendarovski thuhet se për momentin nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit.

“Presidenti Stevo Pendarovski është në komunikim me partnerët tanë në NATO. Situata po monitorohet me kujdes dhe aktualisht vlerësohet se nuk ka kërcënim për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e presidencës së Maqedonisë së Veriut.

Sulmi izraelit vrau 7 punonjës humanitarë, pas hetimeve
Një hetim nga Izraeli për vrasjen e shtatë punonjësve të ndihmave në një sulm ajror në Gazë këtë javë, arriti në përfundimin se forcat izraelite kishin bërë gabime serioze dhe kishin shkelur procedurat e veprimit. Si pasojë, dy oficerë janë shkarkuar dhe disa komandantëve të lartë u janë bërë vërejtje zyrtare.

Sipas hetimit, forcat izraelite kishin menduar se po godisnin anëtarë të armatosur të Hamasit kur qëlluan me dronë tre automjetet e organizatës humanitare World Central Kitchen të hënën vonë. Po ashtu hetimet zbuluan edhe shkelje të procedurave standarde.

“Goditja e automjeteve të punonjësve të ndihmave është një shkelje e rëndë që ndodhi nga një dështim serioz që çoi në identifikimin dhe vendimmarrjen e gabuar, si dhe në kryerjen e sulmit në kundërshtim me Procedurat Standarde të Operacioneve,” tha ushtria në një deklaratë të premten.

Vrasja e shtatë punonjësve të ndihmave, mes së cilëve shtetas të Britanisë, Australisë dhe Polonisë, një shtetas me dyshtetësi kanadeze dhe amerikane dhe një koleg i tyre palestinez, shkaktoi indinjatë në gjithë botën këtë javë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se do të ketë një ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit nëse ai nuk minimizon dëmin ndaj civilëve dhe punonjësve të ndihmave në Gazë.

Ushtria tha se autokolona e ndihmave, që po shoqërohej nga tre makinat e World Central Kitchen, kishte ndalur në një depo për t’u shkarkuar.

Një burrë i armatosur ishte parë mbi njërin prej kamionëve dhe ndërsa tre automjetet shoqëruese të organizatës u larguan nga depoja, komandantët nuk arritën t’i identifikonin ato si automjete të World Central Kitchen (WCK), thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Yoav Har-Even, kreu i ekipit të hetimit, tha se forcat e ushtrisë nuk kishin mundur të shihnin në errësirë logot e WCK-së mbi makina dhe kishin besuar gabimisht se ato ishin marrë nga luftëtarët e Hamasit.

“Ata besonin se misioni humanitar kishte përfunduar dhe se automjetet që po gjurmonin i takonin Hamasit dhe identifikuan gabimisht si luftëtar të armatosur të Hamasit të paktën një person brenda njërës prej tre makinave,” u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi.

“Ata e goditën automjetin dhe më pas panë persona që dolën nga njëra makinë dhe hynë në një makinë të dytë dhe në atë moment vendosën të godasin makinën e dytë. Më pas dy persona dolën nga makina e dytë dhe hynë në një të tretë dhe në atë moment u godit edhe makina e tretë”, tha zoti Har-Even.

Sulmet ishin në shkelje të procedurave standarde të të vepruarit të IDF-së, tha ai.

Ushtria tha se kishte shkarkuar një shef të një shtabi brigade me gradën kolonel dhe një oficer me gradën major, si edhe u bëri vërejtje zyrtare ushtarakëve të lartë, përfshirë gjeneralin që kryeson Komandën Jugore.

Por World Central Kitchen kërkoi krijimin e një komisioni të pavarur për të hetuar vrasjet, duke thënë në një deklaratë se hetimin nga IDF-ja nuk mund të jetë i besueshëm.

Jose Andres, kuzhinieri i famshëm dhe themeluesi i organizatës bamirëse World Central Kitchen, kishte thënë pas sulmit se shtatë punëtorët ishin vënë në shënjestër “sistematikisht, nga makina në makinë” ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin zjarrit duke shkuar në makinat e tjera.

Ushtria premtoi se përfundimet e hetimit do të shërbenin për të nxjerrë mësime për të ardhmen./ VOA