Juljan P. Abrashi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Mos u pezmato, fundja dhe unë njeri jam
Mos u pezmato, fundja dhe unë njeri jam. Juljan P. Abrashi

E dashura ime, në jetë nuk kam frikë as nga mungesa e të mirave materiale, as nga mungesa e të mirave shpirtërore, as nga ndarja dhe as nga jeta. Frika e vetme është mos largohem nga dora e tij, dorë që nuk ndryshon. Mos u revolto, mos u pezmato. Nxirre dufin që ke, nuk përbën problem. Nxirri inatet që ke, bërtit e qaj nëse ke nevojë, por mos qëndro vetëm tek e qara. Mos më kërcëno, nuk gjen gjë, ç’ndodh, do ndodhë me lejen e tij. Mua ma do zemra të jem me ty sepse të ndiej, mbase jo sa ty, por të vlerësoj për atë që je. Mos harro se ti ishe zgjedhje midis dhjetrave, unë nuk isha zgjedhje për ty më shumë se isha dashuri. Ti veprove me zemër, unë me arsye. Ti rrjedhimisht pret pak nga unë, unë pres shumë. Njeriu bën gjithçka e tjetri nuk ndihet kurrë i kënaqur, bën mosgjë e tjetri nuk ndihet asnjëherë i pashpresë apo i dorëzuar. Absurditeti i mendimeve njerëzore.

Ti lufto sikundër ke luftuar, mos pretendo se unë nuk jam duke e bërë apo se jam i ndërtuar prej hekuri a çeliku. Nuk kam fjalë të shumta edhe pse jam i fjalës, por kam vepra. Veprat janë ndryshimi im, qetësia që më karakterizon. Ja, tani e sheh se po të jap fjalë. A të kënaqin fjalët? Ta kthejmë dashurinë tonë atëhere në fjalë, të bëjmë libra e poezi e të harrojmë njëri-tjetrin, ne që u ngjizëm në përplasje lufte për të qenë bashkë, e jo në dashuri platonike fëminore. Ti merre me qetësi, çdokush gabon. Mund të pretendosh se jam egoist, mund të jetë se jam vërtet i tillë, por sa herë më ke parë të mendoj për veten? Të marr atë ç‘ka kam për veten e jo edhe për të tjerët, t‘i harroj. Më ke pretenduar shumë herë se jam diçka, por kam dalë tjetër sepse une nuk jam libër me ilustrime, më sheh dhe më kuptove kush jam. Stomaku yt i mendimeve duhet të tresë shumë veprime dhe fjalë, pastaj ta gjykojë. Mos pretendo se jam i pashpirt, as edhe jo falenderues, as edhe humnerë moskënaqëse, jam njeri, prej mishi e gjaku, e si çdokush dua dashuri, buzëqeshje dhe paqe.  Juljan P. Abrashi

Jeto I Lumtur.al

E vështirë ta kalosh, por ti vazhdo….
“Është e vështirë ta kalosh. Shumë! Sidomos kur sheh se të gjitha dyshimet e tua janë të vërteta. Je i rraskapitur, por jo mjaftueshëm për të mos dashuruar më! Ndodhesh në një rrugë pa krye, të dyanshme, të mbushur me pengesa nga më të ndryshmet të cilat as nuk do t’i kalosh, por vazhdon qëndron. I ngopur deri në grykë me zhgënjime, me njerëz me gjuhën e vetme të cilën dinë mirë ta flasin, atë të braktisjes, por nuk tërhiqesh. Pa prindër, pa të afërm dhe tani pa dashuri. Jeta vazhdon. Ke rënë në garën e maratonës dhe nuk ngrihesh, preferon të tërhiqesh dhe nuk e bën. Do vazhdosh thellësisht të trishtohesh nga brenda, të jetosh me fytyrën e vrenjtur, me kokën e ulur, por nuk mjafton mos marrësh frymë. E do këtë dreq jete njeriu plot dhimbje. Ke edhe frikë ku do përfundosh nëse zgjedh të mbyllësh sytë. Frikë e drejtë e cila të shpëton. Duhet të vazhdosh çdo ditë të jetosh nga mëngjesi në darkë pavarësisht gjithçka e pa e kuptuar arsyen pse, pa e ditur pse, por e rëndësishme të vazhdosh sepse ndryshimi do vijë. Duhet ta bësh. Hidh edhe makiazhin e lolove, buzëqeshjen e jashtme mbuluar në pikëllimin e brendshëm nëse e sheh të nevojshme. Vish buzëqeshjen e kotë, por vazhdo. Kur shpirti të ndiejë vërtet shakatë e qetësia do vijë, vetmia do rikthehet në një shteg të cilën e di vetëm ajo, por vazhdo. Do hyjë e do tallet me ty, nuk ka rëndësi, vazhdo. Mungesa e saj do bashkohet me vetminë, si zonja të rënda do ulen para teje duke pirë një gotë. Nuk do jetë verë, por gota jote e lumturisë. Do e pinë, do shpëlajnë gojën dhe do e pështyjnë poshtë sikur të jetë lëng pa vlerë. Do qeshin para teje dhe do të tregojnë me gisht, por ti sado i lidhur, i prangosur, vazhdo. Beso arratisjen. Le të tallen, le mos ketë hero të të nxjerrë nga kjo mynxyrë për të përtharë kujtimin dhe shuajë vizionin dashakeqës. Do besosh se nuk ka forca të të largojnë, as shpresë, as ndjesi-përjetimesh të reja me një kohë kujtim-zhdukëse, por jo, gjepura. Mos e beso. Lufto. Mos u tërhiq asnjëherë nga jeta pavarësisht gjithkujt dhe gjithçkaje. Lufto. Do ia dalësh. Palosja e kujtimeve një mbi një nuk të largon, por ti vazhdon dhe prit. Zgjedhja e vetme e duhur nëse do presësh. Shpëtimtari do vijë. Ka dritë në fund tuneli dhe, nëse mungon, dil nga hyrja. Ka gjithmonë zgjidhje.”

Shkëputur nga romani j

Juljan P. Abrashi

Jeto I Lumtur