Ka shkuar me vajzën e tezes – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

‘Ka shkuar me vajzën e tezes 11-vjeçe’! 22-vjeçarja denoncon
TIRANE – Eshtë 22 vjeçe, nënë e një vajze të mitur. Sytë i drejton nga shteti që t’i mbrojë jetën por dhe për ta ndimuar. Ndihet e kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëjetuesit të saj 24 vjeçar të cilin pak ditë më parë e denoncoi në polici se e dhunonte.

‘E kërcënojnë me jetë, nëse nuk tërheq padinë – rrëfën e reja.

Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin” tregon gruaja.

Megjithë këto kërcënime që pretendon, 22-vjeçarja nuk ka frikë të denoncojë situata edhe më të rënda. Ajo ngre gishtin e akuzës ndaj ish-bashkëjetuesit duke thënë se ka prova që ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij 11-vjeçare.

“Fliste me cupën e tezes. Unë dyshova diçka e më thoshte jo. Por më vonë kuptova se ai kishte shkuar me cupën e tezes. E zbulova me mesazhe e video. Ishin banale. Ngjarjen ia tregova kunatit i cili më tha të mbyll gojën. I thashë nuk mund të rri urtë pasi unë kam vajzë dhe nuk kam besim tek ai” vijon denoncimin.

Pas kësaj përballje, e reja tregon se 24-vjeçari ngriti dorë ndaj saj.

“U bë më i dhunshëm. Më kërcënonte me jetë. Më kapi për fyti” tregon ajo për Report Tv.

E reja thotë se e ka përjetuar dhunën edhe më parë me bashkëjetuesin italian dhe shpresat i kishte të niste një jetë të re pa vuajtje, me 24-vjeçarin të cilit i besoi.

“Kam qenë në qendër se kam bashkëjetuar me një italian. Isha 5 muajshe. E njoha në punë. Ai më lidhte, më dhunonte, derisa nuk e durova dot më dhe bëra denoncimin në policinë e Durrësit. Kërkova urdhër mbrojtje por nuk më dhanë por më dërguan në Qendër Mbrojtje në Tiranë kur gocën e kisha 2 javëshe. Qëndrova 1.5 vjet. Aty erdhi një gocë nga Mallakastra e cila qëndroi për 6 muaj dhe më foli për kunatin, vëllanë e burrit.

Në fillim hezitova, se kisha frikë pasi kisha kaluar shumë dhunë, por më pas mendova mos ishte njeri i mirë që unë të kem në krah, sepse unë s’kam njeri, jam e vetme. Ramiz H. e takova në lokal. Njohja zgjati 1 muaj. Pranova të dilja nga Qendra dhe të bashkëjetoja me të me të gjithë gocën. U soll shumë mirë. Gocën e mbante”

Gruaja dyshon dhe për raste të tjera abuzimi nga bashkëjetuesi.

“Po ka qenë dhe një tjetër. Ma thanë njerëzit e afërt të tij. Por nuk kam fakte”

E reja kërkon urdhër mbrojtje pasi ka frikë nga familjarët e bashkëjetuesit ndërkohë që frika më e madhe e saj është se s’do të rrijë rrugëve.

Nënë e një vajze të mitur bën një apel për ndihmë, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike.

“Jam vetëm me vajzë. Ju lutem më ndihmoni” thotë gruaja në apelin e saj.

24-vjeçari Ramis H. prej 6 shtatorit është në qelinë e paraburgimit pasi u arrestua nga efektivët e komisariatit numër 6 në Tiranë. Report Tv