kërkesën – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës do të vijojë qëndrimin në burg
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia me garanci pasurore, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në gjyq por përfaqësohej nga avokati i tij, Ermir Beta. Seanca e sotme në Apel vjen pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke pranuar raportin periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve.

Këtë vendim Veliaj e ka ankimuar përmes avokatëve, të cilët insistojnë se nuk ekzistojnë më kushtet për mbajtjen në burg. Gjithashtu Veliaj ka nis rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese që do ta shqyrtojë çështjen.

Arrestimi i Veliajt në shkurt 2025

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

OKB refuzon kërkesën e Izraelit për tërheqjen e paqeruajtësve
Kombet e Bashkuara refuzoi kërkesën e Izraelit për të tërhequr paqeruajtësit e tyre nga bastionet e Hezbollahut në jug të Libanit.
Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes në OKB, Zhon Pierr Lakrua në një konferencë për shtyp, tha se paqeruajtësit atje janë në koordinim të vazhdueshëm me palën izraelite për operacionet që ndërmerren në terren.

Ndërsa ushtria izraelite zgjeroi sulmet kundër militantëve pro-iranianë edhe në veri të Libanit, duke vrarë 21 persona e plagosur 8 të tjerë. Bombat ranë mbi një zonë të banuar Aitu, një fshat ku shumica e banorëve janë të krishterë dhe që ndodhet shumë larg objektivave të Hezbollahut. Viktimat janë civilë, por Izraeli tha se po hetohet edhe për një gabim të mundshëm në objektiv.
Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi ndërkaq se po këshillohet me Shtetet e Bashkuara, para se të kryejë sulmin hakmarrës ndaj Iranit.

KPA rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e rrëzoi si të pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij.

Erjon Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni më 9 maj, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, rekomandoi ankimimin e kësaj vendimarrje dhe shqyrtimin e dy çështjeve. Rasti i parë kishte të bënte me denoncimin e një vajze ndaj ish-partnerit për përndjekje – çështje që ishte pushuar nga Shqarri. Ky i fundit pretendoi se viktima dhe i kallëzuari kishin qenë në komunikim me njëri – tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte bërë më shumë telefonata ndaj të kallëzuarit dhe se për të pasur një rast përndjekje, refuzimi i viktimës duhej të ishte kategorik dhe i hapur.

Por ONM dhe Nino arsyetuan se subjekti nuk arrinte të kuptonte veçoritë e krimeve me bazë gjinore dhe duhej të trajnohej në Shkollën e Magjistraturës.

Ky shkak i ngritur nga Komisionerja u gjet i pabazuar nga shumica e trupit gjykues të Kolegjit. Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Sokol Çomo u shpreh se është gjetur i drejtë intepretimi i kryer nga Shqarri për çështjen. Megjithatë, ai shtoi se ashtu si Komisionerja dhe Kolegji konstaton mangësi në arsyetim.

Çështja tjetër për të cilën u kërkua riedukimi i Shqarrit, kishte të bënte me kërkimin e një mase sigurimi personal “detyrim paraqitje” ndaj një personi të hetuar për përkrahje të autorit të krimit, por që kishte qenë i dënuar më parë. Sipas Ninos, subjekti nuk kishte kryer verifikimet e duhura për gjendjen gjyqësore të personit nën hetim, duke kërkuar një masë sigurimi personal me të lehtë, që nuk përkonte me aktet e administruara.

Sipas Shqarrit, kërkesa për caktimin e masës së sigurisë është bazuar në verifikimet e kryera brenda 48 orëve dhe se personi i lënë në detyrim paraqitje nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale deri në momentin e dërgimit të çështjes në gjyq.

Ashtu si Komisionerja, edhe Kolegji arrin në konkluzionin se veprimet verifikuese të subjektit për gjendjen gjyqësore të Shqarrit nuk kanë qenë të plota. Sipas KPA, ai duhej të kishte kryer verifikime më të thella për gjeneralitetet e personit nën hetim, që ishin ndryshuar. Kolegji Vlerëson se verifikimet për gjeneralitetet e të hetuarit, do të kishin ndikuar edhe në konstatimin e gjendjes gjyqësore dhe për rrjedhojë në llojin e masës së sigurimit personal.

Por, kjo mangësi nuk është gjetur përsëritëse dhe për rjedhojë është vlerësuar e pamjaftueshme për të aplikuar masën e pezullimit ndaj Shqarrit dhe detyrimin për ndjekjen e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Në përfundim, Kolegji me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për prokurorin Erjon Shqarri.

Kosova refuzon kërkesën e Serbisë për rastin e Banjskës
NATO ka mbyllur bazën e saj ajrore në Gjermani. Vendimi, sipas mediave gjermane është marr për shkak të një akti sabotimi brenda territorit të bazës ajrore në Geilenkirshen.

Zëdhënësi i komandës Territoriale të Ushtrisë Gjermane në Berlin theksoi se kazermat janë mbyllur dhe po kontrollohet ndotja e mundshme e ujit të pijshëm.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për bazën ushtarake të NATO-s në Këln të Gjermanisë. Mijëra ushtarë që punojnë atje janë këshilluar që të mos pinë ujë rubineti pasi autoritetet po hetojnë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë akt sabotimi.

Në bazën e Këlnit është raportuar për kontaminim të ujit. Uji në bazën, e cila ka 4 mijë e 300 ushtarë dhe 1 mijë e 200 punonjës civilë, mund të jetë kontaminuar pasi dikush hyri me forcë në ambiente, bën me dije media gjermane, Der Spiegel.

Baza në Këln-Wahn është shtëpia e flotës së avionëve ushtarakë të përdorur për udhëtime nga kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e tij, por edhe baza nga e cila nisen furnizimet për ushtrinë e Ukrainës. Brenda bazës ndodhen edhe disa zyra të komandës amerikane.

NATO ka paralajmëruar më parë për një fushatë aktivitetesh armiqësore të organizuara nga Moska, duke përfshirë aktet e sabotimit dhe sulmeve kibernetike, por nuk kishte asnjë tregues se kush mund të kishte ndërhyrë në bazën e Këlnit.

Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ushtarake perëndimore pa një model që po evoluonte dhe se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse duke u bërë më aktive.