Konfiskohen – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës
Nuk ka asnjë të dhënë të përafërt se sa është numri i makinave të braktisura në parkingjet apo ambientet publike nëpër lagje.

Një marrëveshje midis Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara dhe Policisë Bashkiake i ka hapur rrugë, konfiskimit të tyre në rast se pronarët nuk i largojnë brenda 30 ditëve nga njoftimi. Shefja e policisë bashkiake Elona Lalaj, shpjegoi për TCH se njoftimi I dokumentuar për largimin e automjetit të braktisur sapo ka nisur.

“Duhet  të bëhet një praktikë e plotë. Duke qenë se hapi i parë ishte njoftimi i drejtuesve do t’u lihet një afat 30 ditor, pra afati për lëvizjen e këtij mjeti është një mujor. Pas këtij afati, njëkohësisht ne si polici bashkiake jemi në korrespodencë. Pasi te jenë ezauruar të gjitha këto hapa nga policia bashkiake dhe është konstatuar se poseduesi nuk e ka lëvizur mjetin, atëherë do ndërhyjë dhe do të ngrejë mjetin për të cilën kemi nënshkruar marrëveshje”, shprehet Elona Lalaj, drejtore e Policisë Bashkiake

Nga momenti i bllokimit  të automjetit të identifikuar si të braktisur, qytetari humbet të drejtën e pronësisë dhe makina konsiderohet e konfiskuar

“Jo nuk është ai më pronar i ligjshëm i mjetit. Janë shteruar të gjitha praktikat, do mbajmë procesverbale. Qytetari kishte kohën e mjaftueshme për të marrë masa, për ta depozituar  për skrap. Qytetari nuk është më pronar i mjetit, kjo i kalon agjencisë”, shton ajo.

Ndërkohë nga cfarë ka vërejtur zonja Lalaj në krye të policisë Bashkiake prej pak muajsh, kanë qenë banorët e Tiranës që vazhdojnë të postojnë fotografi të mjeteve të parkuara prej vitesh e deri diku të harruara

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarë e Tiranës që kanë bërë njoftime në portalin e Tiranës dhe i nxis të dërgojnë në këto platforma. Së dyti, gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve të bëjnë lirim vullnetar të hapësirave publike, që kanë parkuar automjetet, që u kanë hequr targat mjetit dhe i kanë kthyer në magazina. Gjej rastin t’u bëj këtë thirrje qytetarëve të Tiranës. Në të kundërt policia bashkiake do operojë me të gjithë bazën ligjore që ka në fuqi”, përfundon Lalaj./tch

Konfiskohen mjete shpërthyese në veri të Kosovës, një i arrestuar
Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe mjete të tjera të dyshimta në veri të vendit.

Ajo tha se kreu një kontroll në Mitrovicën e Veriut, pasi mori informatë për mjete të dyshimta në një lokacion në këtë qytet.

“Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj”, tha ajo.

Policia tha se ka gjetur dhe konfiskuar katër granata dore të llojit M79, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera të dyshimta.

Për këtë rast, Policia e ka arrestuar një burrë 37-vjeçar, për të cilin gjykata ka urdhëruar 48 orë paraburgim.

“Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B ) viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje”, tha policia.

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar armatim dhe municion në veri në disa raste në vitet e fundit. Veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe – është përballur me tensione të vazhdueshme këto vite dhe ka qenë vatër e disa sulmeve.

Në shtator 2023, një grup i armatosur serbësh e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë një oficer policie. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e cilëson Serbinë si përgjegjëse për këtë sulm, por Beogradi mohon.

Në nëntor të vitit të kaluar ndodhën dy sulme me granata nga persona të panjohur ndaj komunës së Zveçanit dhe një stacioni policor atje, të cilat shkaktuan dëme.

Në fund të atij muaji, ndodhi një shpërthim ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në një fshat të Zubin Potokut, duke i shkaktuar dëme kanalit jetik të vendit. Edhe për këtë sulm, Kosova e fajësoi Serbinë, e cila i mohoi akuzat.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Komuna në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan– udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura më 2023./REL