korriku – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Nga 1 korriku patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë: si do të funksionojë policimi rrugor këtë verë
Firmoset memorandumi Shqipëri-Kosovë për policim të përbashkët rrugor gjatë sezonit veror 2025

Tiranë, 30 qershor 2025 – Në prag të sezonit turistik dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin shqiptar.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Ilir Proda, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, duke u konsideruar si një tjetër hap konkret në thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve të sigurisë.

Shërbimet e përbashkëta synojnë:

parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore;

menaxhimin efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet;

shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda theksoi se prania e kolegëve nga Kosova përbën jo vetëm ndihmë praktike, por edhe një simbol krenarie për harmoninë mes dy policive. Nga ana tjetër, kolonel Hoxha deklaroi se efektivët e Policisë së Kosovës ndihen të nderuar për mundësinë për të shërbyer krah për krah me kolegët shqiptarë dhe do të angazhohen maksimalisht për arritjen e objektivave të përcaktuara.

Shërbimet e përbashkëta do të nisin zyrtarisht më 1 korrik 2025 dhe do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror. /noa.al

Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë: Kufizohen kreditë për blerje banese nga 1 korriku
Tiranë, 21 maj 2025 – Banka e Shqipërisë ka zyrtarizuar vendimin për vendosjen e kufijve të rinj në kreditimin për blerje banese, i cili do të nisë zbatimin nga 1 korriku 2025, për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, bankat do të kufizojnë raportin kredi ndaj vlerës (LTV) dhe shërbimi i borxhit ndaj të ardhurave (DSTI) sipas monedhës dhe qëllimit të banesës:

Kufijtë e rinj për kreditë në Lekë: Shtëpia e parë: LTV deri në 85%, DSTI deri në 40%

Shtëpia e dytë: LTV deri në 80%, DSTI deri në 35%

Kufijtë për kreditë në valutë të huaj: Shtëpia e parë: LTV deri në 75%, DSTI deri në 35%

Shtëpia e dytë: LTV deri në 70%, DSTI deri në 30%

Banka e Shqipërisë sqaron se për llogaritjen e borxhit total të kredimarrësit do të përfshihen të gjitha detyrimet e tij në sistemin financiar, përfshirë dhe çdo borxh tjetër të konfirmuar nga burime të besueshme, qoftë përmes komunikimit me klientin, qoftë përmes verifikimeve në bazat e të dhënave përkatëse.

Qëllimi: Menaxhim më i mirë i rrezikut Ky vendim synon të rrisë qëndrueshmërinë financiare, duke kufizuar rrezikun e mbingarkesës me borxh nga individët, sidomos në kushtet e një mjedisi ekonomik të pasigurt. BSH thekson se masat e reja do të ndihmojnë në uljen e mundësisë së dështimit të pagesave nga kredimarrësit, si dhe në mbrojtjen e bankave nga humbje të mundshme në rast rënieje të çmimeve të pasurive të paluajtshme apo përkeqësimi të kushteve makroekonomike. Përjashtime të kufizuara Megjithatë, bankave u lejohet një kuotë përjashtimi deri në 15% të totalit të kredive të reja tremujore, për raste të veçanta që mund të kalojnë kufijtë e mësipërm. Brenda kësaj kuote mund të përfshihen edhe lehtësitë e rifinancimit të dhëna gjatë tremujorit për kredi ekzistuese.

Të gjitha kreditë që përfshihen në kuotën e përjashtimit duhet të identifikohen qartë dhe të raportohen veçmas në raportimet periodike të bankave ndaj Bankës së Shqipërisë. Afat maksimal i maturimit Në vijim të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë rekomandon që afati maksimal i maturimit të kredisë, pavarësisht monedhës, të mos i kalojë 30 vjet ose periudhën deri në pension të kredimarrësit – duke marrë si kufi më të ulët nga këto dy.