Kristaq Turtulli – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fragment Nga Romani “Misteret E Parisit Të Vogël” Nga Kristaq Turtulli..
Mallkuar qoftë ai bir shqiptari

që këtë gjuhë perëndie,

trashëgim nai ka lënë i pari

trashëgim s’u a lë fëmijëve…

Ditëve të diela dhe festave fetare Mëmës Dhoksanës i qe bërë zakon, ngrihej herët, na bënte zë të visheshim me rrobat më të mira. Mua më vishnin me fustan të ri. Dhe të treja, mëma Dhoksanë, nani Viti dhe unë shkonim në katedralen e madhe të Shën Gjergjit. Zinim një qoshe dhe prisnim sa kryheshin ritet fetare. Më dukeshin monotone këngët fetare në gjuhë të huaj edhe pse kuptoja diçka. Mëma Dhoksanë nuk pranonte të zbriste në katin e poshtëm të katedrales për kafe. Iknim me të shpejtë prej andej, i binim më shkurt në rrugicën me kalldrëm, sikur i ndiqte njeri, kokë ulur të menduara. Sa hynim në shtëpi të ngrysura hiqnim rrobat e mira si të na besdisnin dhe mëma Dhoksanë thoshte:

‘Hajt Viti, kafeja e shtëpisë na bën mirë.’

Ulej në divan dhe pa vështruar njeri priste me durim nani Vitin të ngrohte ujin dhe të përgatiste kafen. Mua më jepnin lëng portokalli. Ato rufisnin me zhurmë lëngun e zi dhe mëma Dhoksanë me zë të grindur më thoshte:

‘Bijë e nënës, njeriu i gjorë shkon në shtëpinë e Zotit të lehtësohet nga hallet, të ftillohet. Por sa herë shkojmë aty, mua dhe Vitit fillon e na buçet koka dhe ndjejmë dhembje këtu në gjoks. Të dhemb koka dhe ty?’- më pyet.

Luaj kryet në shenjë pohimi.

‘E ja kështu,’- vazhdon ajo: -‘Ta dish, qytetasit tanë mendjendritur, nën thundër e përdhunë, me mund e sakrificë e hapën të parën shkollë shqipe, të mësojnë fëmijët tanë a, b, c, e ëmbël. Prap, moj bijë, prap, qytetit i merr frymën arabishtja e xhamive prej hoxhallarëve dhe greqishtja e kishave prej priftërinjve. Qytetasit janë ndanë në tre kampe; një grup grekofilë të thekur, grupi tjetër turkofilë fanatikë, një pakicë sërbofilë. Ma do shpirti dhe e di mirë, mbi të gjithë këta lapashanë, janë patriotët, të shkolluarit, të qytetëruarit shqiptarofilët. Edhe pse jemi një gjak e një farë, e shoh që këto tre grupe u venë barriera të heshtura njëri- tjetrit. Bisedat ziejnë nëpër shtëpi, pranë vatrave familjare, në rrugë e lokale, shpesh herë bëhen grindje, gjakosje. Sikur mbajmë shejtanin në prehër. Më vjen tu bërtas në surrat, tu thom; por jemi një, të tërë mor të mjerë, një, të tërë….

Mëma nga dita në ditë, nervozohej, nuk duronte kur prifti, një burrë u zeshkët, zëzvargur predikonte pa fund në gjuhën greke. I cili dhe në pirjen e kafes pas ritit fetar u fliste besimtarëve vetëm në gjuhën greke. E ndonjë që i fliste shqip, hiqej sikur nuk dëgjonte, s’ u kthente përgjigje.

Një mbrëmje në dhomën e ndënjies, mëma mblodhi mikeshat, gratë e qytetit, u këshillua me to dhe së bashku morën vendim:

‘Për ardhmërinë e qytetit gruaja, nëna duhet të verë dorë.’

Dhe të nesërmen së bashku me dy gra shkuan në katedralen e Shën Gjergjit në emër të grave të qytetit. Mëma ngjeshi dhe dy kobure në brez. Trokiti në derën e rëndë të kishës. Heshtje, trokiti përsëri. U hap dera dhe u zgjat koka e zeshkët e priftit.

‘ Hë..!’- ia bëri i çuditur dhe rrotulloi kokërdhokët e syve. Mbasi ishte mbasdite dhe ditë jave.

Ajo i kërkoi priftit të huaj të dilte në oborrin e kishës dhe i tha:

‘Uratë, vijmë në emër të nënave dhe grave të qytetit.

‘Po..?!’

‘Këtu, në mijëra vjet i thonë Zotit Zot, nënës nënë, atit at, bukës bukë dhe ujit ujë në gjuhën e të parëve, në gjuhën shqipe. Ndaj dhe ju, si njeri i perëndisë, duhet të bëni ritet fetare në shqip, ndryshe hiq petkun e priftit dhe shiko rrugën nga ke ardhur.

‘Moj dele e perëndisë, qetësohu, si shumë me revan e ke marrë…’

‘Uratë… jam zonjë, jam mëmë,’- e ndërpreu Mëma Dhoksanë.

‘Mirë, moj e uruar, mirë… Pa dale, eja një ditë tjetër. Nuk i di mirë këto punë. Këto punë janë të zotit…’

‘I di mirë pa erdha. Zoti të më falë dhe të më kuptojë. Nuk të lutem, por të them që kjo punë të marrë fund,’ i foli prerë mëmë Dhoksana.

‘Por… më duket, moj e uruar, të tjerët janë të kënaqur, më dëgjojnë me ëndje kur predikoj greqisht,’ murmuriti prifti.

‘Të tjerët!? Edhe djalli bëhet i mirë kur është i kënaqur,’ ia ktheu mëmë Dhoksana.

‘Djalli nuk ka vend në kishë, moj e uruar. Shejtani është armik i betuar i zotit,’ mërmëriti prifti dhe shtoi me ton të ëmbël. ‘ Shkoni në shtëpi, shkoni. Ta mendojmë dhe këtë punë. Po të dojë Zoti, edhe

në shqip këndojmë.’

Mbrëmjen e asaj dite vjen në shtëpi Milto Pema, kushëri i parë i Nisit. I fryrë, i përkuqur në fytyrë. Nuk përshëndeti të thonte ‘mirëmbrëma!’ Hyri me hapa të rënda dhe, pa u ulur, zëngjirur iu drejtua mëmë Dhoksanës:

‘Jam shumë i indinjuar. Si moj shkon në kishë dhe grindesh me priftin?! Përse kërkon të ngrihesh kundër kishës, çfarë fitimi ke? T’i lemë të tjerët që fërkojnë barkun, të ngelemi pa shërbyes të Zotit, si peshq pa frymë në ranishte?! Ju mbaheni si grua e mençur.’

Mëmë Dhoksana ishte ulur në minder, punonte në shtija një fanellë për Nisin. U zverdh në fytyrë. Qëndroi një hop pa frymë, nuk e priste shpërthimin e ardhësit në shtëpinë e saj. Flaku fanellën, fija e leshtë e lëmshit iu ngatërrua nëpër duar, e këputi me inat dhe u ngrit në këmbë me vrull.

‘Si guxon Milto Pema që vjen e bën hyqmën në shtëpinë time?!’

‘Vij si kushëri, si mik,’- mërmëriti Milto Pema.

‘Më dëgjo, Milto Pema. Një mik i pamend është në çdo kohë një bezdi e madhe se sa një armik i mençur,’ -iu gërmuq mëma Dhoksanë.

‘Unë ju respektoj, s’jam armik, ju e dini,’ -foli ai ultas.

‘Dhe unë të respektoj si kushëri i Nisit, se po të ishte ndryshe, të zboja.’

‘Më zboje?!’

‘Po. E kupton se çfarë flet apo jo?- Askush nuk guxon të ngrihet kundër kishës! Unë shkova atje ta mbështes kishën dhe kërkova të drejtën e ligjshme, të gjuhës shqipe, në emër të nënave dhe motrave qytetase.’

‘Në kishë, në shtëpinë Zotit nuk tregohen djajtë dhe shejtanët,’- këmbënguli Milto Pema.

Milto, mos e lërë atë krimb të të hyjë në shpirt. Djajtë dhe shejtanët janë kudo. A nuk ishte djall me brirë ai që tradhtoi dhe kryqëzoi Krishtin? Por djaj janë dhe ata që nuk e duan e nuk kryejnë në kishë ritet fetare në gjuhën e bukur shqipe.’

‘Dale, dale, mos e tepro!’- u mbrojt Milto Pema. -‘Greqishtja këndohet në gjithë botën e krishterë edhe në patrikanën e Stambollit. Është gjuhë e zotit.’

‘E thua ti. Ndërsa unë them: Zoti të dëgjon me çdo gjuhë që i flet, prandaj është Zot,’ -i tha Mëmë Dhoksana.

Milto Pema u ngrit dhe fshiu duart e djersira.

‘Kur qenka kështu puna, unë për vete nuk kam ç’t’i jap…’- ia bëri i murrëtyer dhe eci drejt derës për të dalë. Atij i iku zëri dhe figura, si eci.

‘Gjuha e belegut ia kalon këmbëve të lejlekut, Milto Pema. Do i jap unë ndihmë kishës për ty e për shumë qytetarë të tjerë,’ – i ktheu e vendosur mëmë Dhoksana dhe me ton të rëndë shtoi:’ Më dëgjo mirë, Milto Pema. Mallkuar qoftë ai bir shqiptari që këtë gjuhë perëndie, trashëgim që na ka lënë i pari, trashëgim s’ua lë fëmijëve…

Jeto I Lumtur