kryebashkiakun – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

SPAK përfundon hetimet/ Dërgon për gjykim dosjen e Veliajt, 13 akuza për kryebashkiakun, 12 për Ajola Xoxën
TIRANË- SPAK ka përfuduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve:

Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: 1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ajola Xoxa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; 8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal; (ndër të tjera edhe si person që ka vepruar në dobi të personit juridik OJF “Harabel”), “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal (2 herë); “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2, 257/a/2 dhe 180/1 e 25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e përmendura më sipër, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të.

Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen shtetasi Erion Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë (përmendur më sipër) që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Nga provat e administruara ka rezultuar gjithashtu e provuar se këta të pandehur, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim me OJF-të e përmendura dhe persona të tjerë, më shumë se një herë, kanë integruar në sistemin bankar shuma monetare të siguruara si përfitime të parregullta, për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Depozitimi i këtyre shumave duke fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal, ka bërë që të përmbushen plotësisht elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas paragrafit të dytë.

Ky qëllim kriminal i të pandehurve do të ishte i pamundur të përmbushej, pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF-ve. Në këtë kuptim, organi procedues ka arritur në përfundimin se OJF-të “Harabel”, “Eventus”, “Muza” dhe “BYL-A”, personat fizikë si shtetasit Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu, të kontrolluar plotësisht nga e pandehura, Ajola Xoxa, si edhe shtetasi, Elman Abule dhe shoqëria “Rametal” shpk, kanë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, përmes transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre apo integrimit të shumave të të hollave në sistemin bankar, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal.

Nga hetimi paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë të shkurtër kohore, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje personale, në vlerën 86,721,175 lekë.

Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura, Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit të kryetarit të bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera dhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit, duke organizuar evente, likujduar paga, paguar sigurime, paguar qira jashtë sistemit bankar etj, duke fshehur në këtë mënyrë burimin e vërtetë të tyre, natyrën e vërtetë të marrëdhënieve kontraktuale me subjekte të tjerë privatë, dhe për pasojë duke shmangur, por jo vetëm, edhe pagesat e detyrimeve sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Në këtë mënyrë, e pandehura Ajola Xoxa, në bashkëpunim me shtetasin Mirton Lika, në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit tregtar “Lani” shpk, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Po kështu, nga hetimi penal është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore të të zgjedhurit të lartë vendor dhe të personit të lidhur me të, përsa i përket deklarimit me transparencë të aseteve pasurore, duke i fshehur në këtë mënyrë ato. I pandehuri Erion Veliaj dhe personi i lidhur me të, e pandehura Ajola Xoxa, kanë kryer veprime konkrete me qëllim fshehjen e pasurive të paluajtshme në pronësi faktike të tyre si edhe interesave të tjera pasurorë të cilat burojnë nga pjesëmarrja në organizata që gjenerojnë të ardhura, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Përveç sa më lart, Kryetari i Bashkisë Tiranë, i pandehuri Erion Veliaj, në ushtrim të funksioneve të tij, ka kryer veprime konkrete në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në funksion të përfitimit të të mirave materiale në mënyrë të padrejtë, por edhe me pasoja konkrete në dëm të interesave të shtetasve dhe shtetit, përsa i përket miratimit të një PDV dhe më pas lejes së ndërtimit për një objekt shumëkatësh banimi, mbi një sipërfaqe trualli ku bashkëshortja e tij ka interesa pasurorë. Veprimet e të zgjedhurit vendor provohet se janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit, në mungesë të plotë të kompetencës funksionale si edhe në shkelje të procedurave që ligji përcakton për miratimin e një akti administrativ, siç është në rastin konkret Plani i Detajuar Vendor. Në këtë mënyrë, ky shtetas provohet të ketë konsumuar elementët përbërës të nenit 248 të Kodit Penal.

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës.

I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Akuzat e SPAK për Goron Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës, e cila përfundoi në pronësi të Arqile Bollanos, i komanduar dikur në krye të Bashkisë Himarë.

Pjesë e të njëjtës çështje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës pranë Bashkisë Himarë. Për të, SPAK kërkoi një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, që reduktohet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimet për këtë rast nisën pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë, duke e kaluar në mënyrë të paligjshme në pronësi të Arqile Bollanos.

Kjo nuk është çështja e vetme penale ndaj Jorgo Goros. Që prej marsit 2024, ai ndodhet në burg, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, ka falsifikuar dokumente për të kaluar sipërfaqe të konsiderueshme të tokës shtetërore në pronësi të privatëve. Sipas SPAK, këto prona përfunduan në zotërim të një shoqërie të lidhur me Artan Gaçin, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka përfituar më pas statusin e investitorit strategjik.

Gjendet i pajetë gjuetari që vrau kryebashkiakun e njohur
56 vjeçari Roland Drexler po kërkohej në një operacion masiv të policisë që prej të hënës kur vrau kryebashkiakun e qytezës dhe një ish-polic në veri të Austrisë.

Sot autoritetet austriake thanë se operacioni i kërkimit të Rohrbach ka përfunduar pasi “i akuzuari është gjetur i vdekur”.

Sipas rrjetit vendas Heute, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë, ishte gjetur i vdekur në pyll pranë një liqeni.

Policia tha se po heton nëse ai ka vrarë veten.

Fillimisht zyrtarët thanë se ngjarja kishte të bënte me konflikte gjuetie në zonë, teksa Drexler ishte vetë gjuetar grackash, i akuzuar nga viktimat për teknika të paligjshme gjahu.

Pas ngjarjes Drexler ishte larguar drejt veriut të Austrisë, ndërsa policia tha se ai kishte ndërmend të vriste dhe rreth 40 persona të tjerë.

Kryebashkiaku 64 vjeçar Franz Hofer u vra më 28 tetor teksa dilte nga shtëpia e tij në Fraunschlag, i qëlluar me një goditje pushke ‘shotgun’ nga Drexler. Ai fillimisht ishte plagosur dhe kishte tentuar të largohej në një fushë, por sulmuesi kishte marrë pushkën e gjuetisë nga makina dhe e kishte qëlluar për vdekje teksa vraponte.

Hofer ishte kryebashkiak që prej vitit 2008 dhe drejtonte rregullat e gjuetisë lokale.

Më pas Drexler kishte shkuar në shtëpinë e ish-policit Joseph Hartl, gjithashtu gjuetar, dhe e kishte ekzekutuar me një plumb të vetëm.

Hartl ishte drejtues i operacioneve lokale të gjuetisë.