Laert Haxhiu – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

“Hiqi kamerat”/ Laert Haxhiu përplaset me gazetarët
Janë publikuar pamjet nga ekstradimi nën masa të rrepta të sigurisë të të shumëkërkuarit të drejtësisë Laert Haxhiu.

Në momentin që policia greke e ka dorëzuar Haxhiun tek pala shqiptare, ai ka kërkuar që të mos filmohet.

“Hiqini kamerat”, ka thënë Haxhiu në një moment, kur ka parë se ishte duke u filmuar.

32-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale si “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në atë ngjarje të rëndë humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objekt i atentatit dyshohet se ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Laert Haxhiu ekstradohet sot nga Greqia në Shqipëri
Laert Haxhiu do të ekstradohet ditën e sotme nga Greqia për në Tiranë. Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Posaçme për masakrën e Lushnjes, me burg të përjetshëm.

Ndërkohë që në Kakavijë kanë shkuar 3 furgona policie të sigurisë së lartë për të shoqëruar Haxhiun drejt burgut.

Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu është gjykuar në mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Laert Haxhiu flet nga burgu në Greqi: Aldo Bare ka dhënë
Gazeta greke “Esspresonews” ka publikuar sot një artikull që i dedikohet “kokave të mëdhaja” të krimit në Shqipëri, Laert Haxhiut dhe Aldo Bares.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Laert Haxhiu, i cili ndodhet i burgosur në qelinë e Koridhalosë në Greqi i ka thënë gazetarit, Vasilis Chitos, se mafiozi shqiptar Aldo Bare ka dhënë 1 milion euro për ta eliminuar atë.

Në artikull thuhet se mafiozi Aldo Bare ka ofruar shumën e madhe prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e Laert Haxhiut. Aktualisht, Alfred Shkurti ose i njohur ndryshe Aldo Bare, po vuan dënimin në burg për një sërë veprash kriminale.

“Në kohën kur Aldo Bare vriste anëtarët e bandave rivale me breshëri kallashnikovi, ai ua priste kokat dhe luante me kafkat, për të  treguar se sa i pamëshirshëm ishte”, shkruan media greke.

Laert Haxhiu ka thënë për median greke se Aldo Bare e do të vdekur atë, për shkak se ata kanë një historik të gjatë hakjmarrjeje mes tyre.

Haxhiu thotë se hakmarrje buron që në vitin 2017, kur Laert Haxhiu vrau në Lushnjë 2 nipërit e Aldo Bares.

Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit.

32 vjeçari është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Kutia e Pandorës u hap me rrëfimin e xhelatit të penduar Artan Tafani, i cili dëshmoi se Laert Haxhiu ka organizuar katër vdekjeje në Shqipëri gjatë viteve 2021-2023.

1.       Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepeleni biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri.

2.       Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

3.       Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lusnias. Ai u vra pesë muaj pas lirimit.

4.       Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.

Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.
Laerti u kap më 22/5/2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, por ka shkelur gazin.

Gjatë ndjekjes, automjeti u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas policia ka gjetur rastin dhe ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.

Ndërkohë, më 18 dhjetor do të mbahet seanca e radhës në vendin tonë, edhe pse në mungesë të Haxhiut, pasi ky i fundit ka refuzuar që të ketë dijeni lidhur me vazhdimësinë e procesit në vendin tonë.

Akuzat për Aldo Baren

Aldo Bare akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.

Si u krijua banda e Lushnjes

Zanafilla e “Bandës së Lushnjës” nis aty nga viti 1997. Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni. Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari. Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti.

Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre. Për t’u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare (Alferd Shkurti) krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces.

Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë. Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti. Por mes tyre ka edhe një të penduar të drejtësisë. Ndihmësi i drejtësisë shqiptare ka rrëfyer në seancat gjyqësore të gjitha historitë e krimeve të kryera nga kjo bandë si dhe të gjithë emrat e anëtarëve që kanë shkrepur këmbëzën e pistoletës, apo butonin e lëndës eksplozive.Është i vetmi nga 15 pjesëtarët e “familjes së madhe” që ka kontribuar për të zbardhur të gjitha misteret e krimeve që mban mbi supe kjo bandë.

Laert Haxhiu i vuri tritol butikut të Noizyt, reagon Cllevio
Reperi Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit si Cllevio Serbiano, ka reaguar për herë të parë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale dhe ku si i dyshuar kryesor është shoku i tij i ngushtë, shtetasi Laert Haxhiu.

Një ndër ngjarjet për të cilat Haxhiu dhe grupi i tij akuzohen nga drejtësia shqiptare, është dhe ajo e shkatërrimit me tritol të butik të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar këtë të enjte kur ka bërë bilancin e arrestimeve dhe ngjarjeve të zbardhura, se butik i reperit është shkatërruar me tritol nga grupi i Haxhiut. Biznesi ishte në pronësi të babait të Noizyt, shtetasit Bashkim Rajku.

Reperi Cllevio Serbiano ka reaguar për herë të parë mbrëmjen e sotme, duke shkruan në llogarinë e tij në Instagram se ai nuk është ankuar ndonjëherë te shokët, por se ata janë “psikopata” dhe kanë kryer vetë gjithçka.

Muaj më parë kur nisi konfliktin me Noizyn, reperi Cllevio Serbiano u shpreh në rrjetin “Tik Tok” se ai ishte shok fëmijërie me Laert Haxhiun dhe nëse ankohej te ai, i kërkuar i drejtësisë shqiptare do të merrte hak. Dyshohet se tritoli në butikun e Noizyt ka ardhur pikërisht pas rrahjes së Cllevios në Durrës.