Loja E Syve – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fragment Nga Romani ” Loja E Syve” Nga Elias Canetti”..
Kur liqeni nisi të shterrej dhe sipër syprinës së ujnajës filluan të dilnin rrënojat e Qytetit të Vjetër, dikur të banuar por më vonë të braktisur, të gjithë nisën të kujtonin e rrëfenin gjithfarë historish në lidhje me atë që ata e quanin “Qyteti i Vjetër”, histori të cilat i kishin shtangur udhëtarin e largët, një kërkues qytetërimesh të humbura, pasi bënin fjalë për martesa me zanat e malit, “Lëndinën e Lotëve” ku banorët e dikurshëm shkonin e derdhnin lot për Qytetin e Vjetër, shenjtorë që shfaqeshin kohë pas kohe duke sjellur kumte të ndryshme, ndërtimin e një arke gjigande si ajo e Noes prej një shenjti me emrin Atjon, Tempullin e Apokalipsit, orakuj dhe shortarë mitikë, Shpirtmarrësin e punësuar nga shteti, ringjalljen e një vashe me emrin Diellza etj etj. Të gjitha këto rrëfime, e kishin shastisur krejt arkeologun i cili siç thuhej do të kalonte më shumë se një vit në atë qytet të vogël dhe më së pari pati kureshtjen gërryese se se përse pasi qyteti ishte përmbytur ishte ringjallur Diellza.

Shumë e koklavitur ishte historia e ringjalljes së saj, e cila një herë lidhje me Shpirtmarrësin dhe një herë me Mallkimtarin dhe mallkimin e tij. Mendohej se qe ringjallur ngaqë dikush kishte kënduar një këngë te varri i saj, madje përmendeshin edhe disa vargje që qenë dëgjuar aty pari si: ‘Jam tulatur me hënë pas një guri varri’. Zëra të tjerë na thoshnin se kjo kishte të bënte me gjithë historinë e shpërnguljes së tyre e të braktisjes së vendbanimit të cilin dikush e quajti braktisje të vetvetes.

Megjithëse atëherë patën ardhur disa shkresa nga kryeqendra për ta braktisur luginën dhe shtëpitë e të ndërtoheshin në shpatnajë, sepse do t’i ndryshohej rrjedha Drinit të Zi, e qyteti do të përmbytej për të ndërtuar një hidocentral shumë të rëndësishëm për ardhmërinë e Republikës, u vu re një dëshirë e madhe e banorëve për të mos i braktisur trojet e luginës. Pati një rritje të vazhdueshme të trysnisë për ndërprerjen e rrugëve të komunikimit, furnizimeve me ushqime, kërcënimeve me izolim të gjithhershëm, gjersa të ndryshonin mendje, por ata nuk po luanin që s’po luanin nga e tyrja. Atëherë u kërcënua për të fundmen herë se lumit rrjedha do t’i kthehej, edhe sikur ata të vendosnin të mos shpërnguleshin e do të faroheshin fund e krye, por në vend që të shqetësohej, qyteti ra në një gjumë të thellë pritjeje.

Kjo lojë nervash mes qeverisë qendrore dhe banorëve të qytetit do të merrte fund me ardhjen e një ekipi studiuesish nga Akademia e Shkencave të Republikës, e cila ngriti një qendër hetimore ku nisën të merreshin një nga një të gjithë, i madh e i vogël, e të pyeteshin me hollësi për gjithçmos që lidhej me gjallimin e tyre të përditshëm, diçka që s’ngjallte askurrfarë interesi për ta. Në fillim pati një mosbesim të përgjithshëm se ata ishin akademikë, se nuk kishin mjekra dhe kjo për ta nuk qe prova më e madhe se ishin mendjendritur, por, duke parë përkushtimin dhe heshtjen e vazhdueshme ndërsa punonin, të gjithë u bindën pak e nga pak.

Jeto I Lumtur