Luftëtari i Dritës – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Fragmet Nga Romani … Luftëtari i Dritës – Paulo Coelho
Luftëtari i Dritës, pa dashje, bën një gabim dhe zhytet në thellësi.

Fantazmat e trembin, vetmia e mundon. Ngaqë gjithmonë donte Luftën e Mirë, kurrë nuk e kishte menduar se do t’i ndodhte një gjë e tillë, por ja i ndodhi. I mbështjellë nga errësira pyet mësuesin e vet.

– “Mësues, rashë në thellësi”, i thotë. “Ujërat janë të thella dhe të zeza”.

– “Mos harro një gjë”… përgjigjet mësuesi. “Ajo që të mbytë, nuk është rënia në ujë, por mosdalja nga aty”.

Dhe luftëtari i dritës bën çdo përpjekje për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet…

Çdo luftëtar Drite ka tradhtuar dhe gënjyer në të shkuarën…

Çdo luftëtar Drite ka marrë qoftë dhe njëherë rrugë të gabuar…

Çdo luftëtar Drite ka lënduar dikë që ka dashur…

Pikërisht për këtë quhet Luftëtar Drite, sepse pavarësisht përvojave që kishte, nuk humbi shpresën për t’u bërë më i mirë.

Një Luftëtar Drite heton me kujdes të madh vendin që synon të pushtojë.

Sado i vështirë qoftë qëllimi i tij, gjithmonë ka një mënyrë për të kapërcyer pengesat. Verifikon rrugët alternative, mpreh shpatën e tij dhe përpiqet të mbushë zemrën me këmbënguljen e nevojshme për të përballuar sfidën.

Në vazhdim, kupton se ka disa vështirësi që nuk i kishte marrë parasysh. Në qoftë se ndalon dhe pret çastin e përsosur, nuk do të shpëtojë kurrë nga ai vend. Për të bërë hapin e ardhshëm, nevojitet një dozë të vogël marrëzie.

Dhe kështu luftëtari përdor një thërrime çmendurie. Sepse në luftë dhe në dashuri është e pamundur të parashikohet çdo gjë.

Luftëtari i dritës beson… Beson në mrekulli, dhe mrekullitë fillojnë të ndodhin… Është i sigurtë se të menduarit do t’i ndryshojë jetën, dhe jeta e tij fillon e ndryshon. Është i bindur se do të njohë dashurinë e vërtetë, dhe ajo shfaqet. Nga koha në kohë, ai ndihet i zhgënjyer. Ndonjëherë i dhemb. Dhe atëherë dëgjon vërejtjet: “Sa i padjallëzuar je!”

Por luftëtari e di që ia vlen çmimi. Për çdo humbje, ka dy fitore shpërblim.

Luftëtari i Dritës dëgjon lllafe të tilla:

– “Nuk dua të flas për disa gjëra, sepse njerëzit janë ziliqarë”.

Kur dëgjon këtë, luftëtari qesh. Nëse nuk pranohet, zilia nuk mund të shkaktojë asnjë dëm. Zilia është pjesë e jetës dhe është e domosdoshme që të gjithë të mësojnë të ballafaqohen me të.

Rrallë flet për planet e tij. Madje, ndonjëherë, të tjerët besojnë se i friket zilisë. Por luftëtari e di se sa herë flet për një ëndërr, përdor një pjesë të energjisë së saj për të shprehur. Dhe në qoftë se flet shumë për atë, rrezikon të humbë gjithë energjinë e nevjshme për të vepruar.

Një Luftëtar Drite njeh forcën e fjalëve…

Një luftëtar drite nuk mund të zgjedhë gjithmonë fushën e betejës. Ndonjëherë kapet në befasi dhe ngatërrohet në beteja që nuk do donte. Por është e kotë t’ia mbathë, sepse këto luftëra do ta ndjekin nga pas.

Atëherë, në çastin kur përplasja është e pashmangshme, luftëtari flet me kundërshtarin e tij. Pa shfaqur frikë apo paburrëri mundohet të zbulojë arsyen se pse tjetri kërkon betejë: çfarë ishte ajo që e bëri të linte vendin e tij dhe të kërkonte një dyluftim.

Pa e nxjerrë shpatën nga këllëfi, luftëtari e bindë se kjo luftë nuk i intereson. Një luftëtar drite i dëgjon me vëmendje fjalët e kundërshtarit të vet. Dhe lufton vetëm kur është e nevojshme.

Gjithmonë ka diçka që mungon. Dhe luftëtari shfrytëzon çastet kur koha ndalon për t’u armatosur më mirë.

Luftëtari i dritës nuk e di se ç’do të thotë… errësirë… ose e quan  “të shkuar të ndritshme….

Jeto I Lumtur