Macron – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Rusia tallet me Macron pas shuplakës që i dha gruaja e tij. Zyrtarja e lartë: Ndoshta ishte dora e Kremlinit
Moskë- Diplomacia ruse gjeti sot një arsye të re për të tallur dhe përqeshur presidentin francez, Emmanuel Macron pas videos virale, që tregon një pamje të presidentit duke u goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron pas mbërritjes së tyre në Vietnam.

“Ajo që është interesante nuk është videoja, por ajo që do të thojë këtë herë Pallati Elysee për të mbuluar këtë skandal të ri Emmanuel”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Çfarë do të jetë këtë herë? Zonja e Parë donte ta gëzonte burrin e saj duke e përkëdhelur butësisht në faqe, por ajo e llogariti gabim forcën e saj? Ajo i dha një shami, por ai nuk e arriti?”, shtoi ajo.

Zakharova vazhdoi me një dozë ironie në një postim në Telegram.

“Sugjerimi im: ndoshta ishte dora e Kremlinit”, tha ajo.

Në videon kontroverse në aeroportin e Hanoit, dera e aeroplanit presidencial francez mund të shihet duke u hapur dhe shfaqet Macron, i cili është ende brenda aeroplanit. Në atë moment, duart e gruas së tij janë të dukshme, jo fytyra e saj, dhe ajo ngre menjëherë duart drejt fytyrës së presidentit francez dhe mediat botërore po e quajnë atë shuplakë.

Macron mohoi sot thashethemet për një “grindje familjare” me gruan e tij, duke thënë se çifti po “bënte shaka” me njëri-tjetrin dhe i kërkoi “të gjithëve të relaksoheshin” në lidhje me interpretimet e këtyre imazheve.

Në Rusi, videoja e momentit kontrovers u transmetua disa herë në rrjetet televizive shtetërore të lajmeve, sipas Agence France-Presse.

Macron vizitë zyrtare në Tiranë
Tiranë- Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë në Tiranë në muajin maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Sipas ministrit Hasani, vizita e Haddad është reflektim i marrëdhënieve të veçanta, të shëndosha dhe shumëdimensionale të ndërtuara mes Shqipërisë dhe Francës mike.

Në kuadër të rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Hasani vlerësoi veçanërisht angazhimin serioz të Francës në institucionet e BE-së, i cili ka qenë kyç për sigurimin e një procesi të drejtë dhe transparent të negociatave për anëtarësim.

“Mbështetja e palëkundur e Francës në rrugën tonë evropiane është e paçmuar dhe jemi sinqerisht mirënjohës për këtë mbështetje, e cila forcon vizionin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe të begatshme.

Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim, sikurse edhe për hapjen e kapitujve të tjerë të mbetur brenda 2025-s deri në arritjen e objektivit tonë të qartë si kristali: mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Ministri Hasani.

Pjesë e rëndësishme e takimit të sotëm ishte edhe Samiti i ardhshëm në Tiranë i Komunitetit Politik Evropian, një samit historik që do të organizohet në Tiranë më 16 Maj 2025.

Ministri Hasani u shpreh se: “Shqipëria ka privilegjin dhe nderin të mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës”.

Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u pritë me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës
Ish-negociatori i Brexit-it, Michel Barnier, është emëruar kryeministër i Francës.

Pasi u përball me javë të tëra presioni pas zgjedhjeve të trazuara franceze, presidenti Emmanuel Macron ka emëruar Barnier në këtë post.

“Presidenti i Republikës ka emëruar Michel Barnier si Kryeministër. Ai e ka ngarkuar atë të formojë një qeveri të bashkuar për t’i shërbyer vendit dhe popullit francez”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Elysée.

Macron menaxhon fitoren, zbardhet përmbajtja e letrës publike
Presidenti francez, Emannuel Macron ka reaguar për herë të parë që prej mbylljes së zgjedhjeve parlamentare në Francë këtë të diel, ku fitues doli Koalicioni i Krahut të majtë.

Asnjëra palë deri më tani nuk ka shumicën qeverisëse dhe për këtë arsye në një letër drejtuar gazetave franceze, Macron bëri thirrje që partitë fituese të nisin diskutimet mbi krijimin e një aleance që do të sjellë formimin e qeverisë së re.

Kreu i Elysee deklaroi se në këto zgjedhje nuk fitoi askush ndërsa bëri thirrje që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë një bllok republikan dhe jo me parti të të djathtës apo të majtës ekstreme.

“Vendi ka nevojë për një frymë demokratike. Ndonëse e djathta ekstreme doli fituese në raundin e parë të garës parlamentare me 11 milionë vota, ju refuzuat ta bënit atë pjesë të qeverisë në raundin e dytë të votimit. Në këto zgjedhje askush nuk fitoi. Për këtë arsye iu kërkoi të gjitha forcave politike që e njohin veten si institucione republikane që mbështesin shtetin e të drejtës që të bëhen bashkë për të formuar një shumicë solide për vendin.

Ky koalicion duhet të ndërtohet nga ata që e vendosin vendin mbi partitë e tyre dhe kombin mbi ambiciet personale. Nën dritën e këtyre parimeve dhe kur të kemi një koalicion qeverisës do të vendos për emërimin e Kryeministrit të ri të vendit.”, tha Macron.

Macron deklaroi se deri në formimin e qeverisë së re, qeveria aktuale do të vijojë ti shërbejë popullit Francez. Centristët e Presidentit Emanuel Macron të cilët dolën force e dytë në balotazhin e të dielës deklaruan se mund të pranonin të bënin koalicion me të majtën, vetëm nëse partia “Franca e Papërkulur” e Jean Luc Melenchon përjashtohet nga ky grup politik.

Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Francë u konsideruan historike, pasi populli i këtij vendi i dha një shuplakë të forte të djathtës ekstreme, e cila deri në momentet e fundit përpara mbylljes së procesit zgjedhor, konsiderohej nga sondazhet si partia fituese.

Humbi në zgjedhjet Europiane, Macron bën paralajmërimin e fortë
Partia e djathtë e skajshme Bashkimi Kombëtar është partia e vetme që mund të fitojë shumicën dërmuese në zgjedhjet parlamentare të Francës, deklaroi të mërkurën Kryeministri Gabriel Attal, duke u bërë thirrje votuesve francezë të bllokojnë ardhjen në pushtet të kësaj partie.

Katër ditë para mbajtjes së raudit të dytë të zgjedhjeve, Kryeministri Attal tha se shumë votuesve francezë do t’u duhet të shkojnë kundër vullentit të tyre, duke votuar për parti të cilat nuk i mbështesin në mënyrë që ato të vijnë në pushtet.

Bashkimi Kombëtar dominoi zgjedhjet në raudin e parë, duke i dhënë shpresë partisë së zonjës Marine Le Pen të formojë qeverinë e re dhe kandidatit të saj 28 vjeçar, Jordan Bardella të bëhet kryeministër në një “bashkëjetesë” të tensionuar me Presidentin Emmanuel Macron.

Por mbi 200 kandidatë nga partitë e majta dhe të qendrës gjatë kësaj jave hoqën dorë nga gara zgjedhore në raudin dytë, duke sakrifikuar shpresat e tyre për t’u zgjedhur me qëllim që të parandalojnë fitoren e kandidatëve të Bashkimit Kombëtar.

“Vetëm një bllok mund të fitojë shumicën dërmuese në parlament dhe ai është blloku i djathtë ekstrem,” i tha zoti Attal radios ‘France Inter’.

“Të dielën në mbrëmje, gjatë raudit të dytë, duhet të bëjmë çmos që e djathta e skajshme të mos fitojë shumicën dërmuese,” shtoi ai.

“Nuk është ndjenjë e mirë që disa francezëve do t’u duhet të bllokojnë (të djathtën)… duke dhënë një votë që nuk kanë dëshiruar ta jepnin”, tha ai.

“E them se është përgjegjësia jona që ta bëjmë një gjë të tillë,” shtoi ai.

Për të formuar qeverinë pa ndihmën e koalicioneve, partive u duhet të fitojnë 289 vende në parlamentin me 577 deputetë. Zonja Le Pen thotë se Bashkimi Kombëtar do të përpiqet të sigurojë mbi 270 vende në parlament, duke joshur anëtarë të tjerë të parlamentit që t’i bashkohen asaj.

“Në fund të raundit të dytë, fuqia do të jetë ose në duart e një partie të krahut të djathtë ekstrem, ose në parlament. Unë po luftoj për skenarin e dytë,” deklaroi zoti Attal.

Një mundësi, që ditëve të fundit po merr vëmendjen e shtuar të mediave, është alternativa që në vend të një qeverie të së djathtës ekstreme, Franca të qeveriset nga një koalicion i gjerë i partive të qendrës të Presidentit Macron, të së djathtës tradicionale, socialistëve dhe partisë së gjelbër.

Por zoti Attal nuk u zotua për këtë formë: “Nuk po flas për një koalicion. Nuk dua t’u imponoj francezëve një koalicion që ata nuk e kanë zgjedhur.”

Ish kryeministri Edouard Phillipe, që vazhdon të jetë një zë me ndikim në kampin pro-Makron, i tha televizionin francez TF1 të dielën se ai do të votojë për kandidatin komunist për ta ndalur të djathtën ekstreme.

Ai tha se pas zgjedhjeve ai do të mbështesë një shumicë të re parlamentare që mund të përfshijë “të djathtën konservatore dhe social-demokratët”, por nuk do të përfshinte partinë e majtë ekstreme Franca e Papërkulur, e njohur me shkurtesën LFI./ VOA

Macron mirëpret Bidenin në Paris, zbardhet tema e diskutimit
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka mirëpritur të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden në Paris, duke konsideruar që vizita e zyrtarit të lartë amerikan shpërfaq lidhjet e fuqishme mes dy shteteve për çështjet e sigurisë globale.

Biden është pritur me nderime të larta dhe dy presidentët më pas kanë kryer homazhe te ushtarët e rënë gjatë luftës, si dhe janë takuar me veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia zyrtare ka nisur në Harkun e Triumfit në Paris. Më pas, të dy, bashkë me zonjat e para, janë nisur drejt Pallatit Elysee për një drekë pune.

Macron dhe Biden do të deklarohen për media më vonë gjatë ditës. Temat kryesore përgjatë diskutimeve të tyre do të jenë Izraeli, çështjet tregtare dhe Ukraina. Biden është në Francë prej 5 qershorit, dhe bashkë me Macronin, kanë marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të trupave ushtarake të forcave aleate në Normandi, veprim që më pas ka rezultuar me mposhtjen e nazizmit në Luftën e Dytë Botërore. Përgjatë përkujtimit të ngjarjeve historike, Biden ka bërë thirrje për mbrojtje të demokracisë në vendin e vet dhe përtej.

Në Francë, Biden është takuar edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përveç ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, të miratuar nga Kongresi amerikan më herët gjatë vitit, Biden ka prezantuar edhe një paketë tjetër në vlerë të 225 milionë dollarëve që përfshin municione, raketa, mortaja, artileri dhe raketa për mbrojtje ajrore.

Macron, në anën tjetër, i ka thënë Zelenskyt më 7 qershor se është duke finalizuar atë që e ka përshkruar si “koalicionin më të gjerë ndonjëherë” të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën. Kievi i bën thirrje vazhdimisht Evropës për ta ndihmuar ushtarakisht, sidomos pasi Rusia ka shënuar disa fitore në fushëbetëjë, vecanërisht në rajonin e Harkivit.

Megjithatë, zëdhënësi i Këshillit amerikan për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve më 7 qershor që, për shkak të ndihmës së miratuar së fundmi nga SHBA-ja, ukrainasit kanë arritur të përmbysin disa avancime ruse, sidomos rreth Harkivit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 7 qershor në Shën Petersburg se, Rusia është “e gatshme për bisedime” me disa kushte, përfshirë “realitetin e të sotmes” – referencë për aneksimin ilegal të Krimesë dhe katër rajoneve në juglindje të Ukrainës.

Megjithatë, lideri i Kremlinit ka pretenduar se Evropa është “e pambrojtur”, për shkak të mungesës së një sistemi të hershëm të paralajmërimit. Ai ka thënë se Rusia ka “disa herë më shumë” armë bërthamore sesa që janë aktualisht në kontinentin evropian “madje edhe nëse SHBA-ja bart të vetat”. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Macron: Europa po vdes! Macron: Jemi në rrezik!
Berlin/ Noa.al- Europa është në rrezik dhe siguria e saj kërcënohet nga aktorët e jashtëm. Kështu u shpreh Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Stenmaier e para e një Presidenti francez në 24 vjet. Macron ka një parashikim të zymtë për të ardhmen e Europës dhe si rrjedhojë kërkon që të ketë një bashkim pozitiv në zgjedhjet europiane të qershorit.

“Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë. Ekziston një formë magjepsjeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë”, u shpreh Macron.

Emmanuel Macron i bëri komentet duke folur së bashku me kreun e shtetit të Gjermanisë, Presidentin Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij të parë tre-ditore shtetërore. Macron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar. Gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani, Emmanuel Macron i rezervoi fjalë të ngrohta mikpritësit e hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen.

“Të jesh në anën e paqes sot do të thotë t’i japësh forcë ligjit. Paqe, por jo kapitullim. Paqja nuk është braktisje e parimeve. Ne e kemi parë shumë shpesh këtë konfuzion në debatet kolektive. Paqe do të thotë t’i mundësosh një vendi të mbrojë kufijtë e tij dhe sovraniteti ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”, theksoi Macron.

“Ne do të kishim braktisur mbështetjen ndaj Ukrainës kundër Rusisë, të cilën e mbështesin të gjithë nacionalistët në vendet tona. Dhe, për rrjedhojë, historia nuk do të kishte qenë e njëjtë,” pretendoi presidenti francez i cili premtoi më shumë mbështetje për Kievin. Macroni është i vetmi i huaj i ftuar në Festën e Demokracisë që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.

Macron pret në takim Vuçiçin, zbardhen diskutimet
Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, të hënën në mbrëmje në Elysée për të diskutuar mbi integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës, njoftoi Presidenca e Republikës Franceze në një deklaratë për shtyp.

Presidenti serb pritet të mbërrijë rreth orës 20:00 në pallatin presidencial, për një deklaratë të përbashkët për shtypin e ndjekur nga një darkë mes dy krerëve të shtetit. Macron “do të riafirmojë, me këtë rast, lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin evropian të Serbisë” dhe “se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në BE.

Autoritetet e Kosovës nisën të premten regjistrimin e parë në vend në më shumë se 10 vjet, mes tensioneve në rritje me komunitetin serb, me partinë kryesore serbe që bëri thirrje për bojkot të nismës. Marrëdhëniet janë acaruar më tej që kur Kosova ndaloi monedhën serbe, dinarin, në fillim të vitit. Euro zëvendësoi dinarin, përdorimi i të cilit tani është i paligjshëm, duke shkaktuar reagime në Beograd.

“Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale ”, njoftoi Élysée gjithashtu.