madh – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e madh, ja për çfarë bëhet fjalë
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuar në botën e showbizit shqiptar. Së fundmi Luizi ka ndarë një lajm të madh me ndjekësit përmes një postimi në Instagram. Ai ka zbuluar se së bashku me Kiarën janë në përgatitje për një film të ri.

Sipas Luizit xhirimet pritet të nisin shumë shpejt dhe ai do të luajë një rol krejtësisht ndryshe nga ai që kishte në filmin e kaluar. Detaje të tjera nuk janë bërë ende publike, por pritet që projekti të sjellë surpriza të bukura për publikun.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, nuk e dekreton marrëveshjen për Plazhin e Madh në Ulqin
Podgoricë- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe – atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.

Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin.

Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.

Por, Millatoviç, i cili dekretoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, nuk e bëri të njëjtën edhe për Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Këtë të fundit ai ua ktheu deputetëve për ta votuar sërish.

Që marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Millojko Spajiç në fund të marsit me zyrtarët e Emirateve të hyjnë në fuqi, Kuvendi i Malit të Zi i miratoi dy ligjet me procedurë të përshpejtuar më 23 prill, me propozim të Qeverisë.

Ato u mbështetën nga deputetët e shumicës parlamentare – lëvizja e Spajiqit “Evropa tani”, partia “Demokracia e Re Serbe” e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiç, Demokratët dhe Partia Boshnjake.

Ditëve para miratimit, Milatoviç dhe një pjesë e sektorit joqeveritar paralajmëruan se me miratimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme po pezullohet Kushtetuta dhe një pjesë e ligjeve të Malit të Zi.

Kthimi i këtij ligji nga Millatoviç e detyron Kuvendin që të votojë sërish për të. Nëse ligji miratohet përsëri, ai do t’i dërgohet sërish Millatoviçit për nënshkrim. Sipas Kushtetutës, në atë rast ai është i detyruar ta nënshkruajë, dhe ligji hyn në fuqi.

Arsyetimi i Millatoviçit për kthimin

Nga zyra e presidentit të Malit të Zi u tha se arsyet për mosnënshkrimin janë shumë çështje të hapura në atë marrëveshje, për të cilat publiku nuk ka marrë përgjigje adekuate nga Qeveria.

Kritikat kryesore janë se marrëveshja nuk respekton parimin e konkurrencës dhe pozitës së barabartë në treg, se pezullon legjislacionin vendas për prokurimet publike, tenderët dhe pasurinë shtetërore, se mungojnë analizat juridike dhe financiare për shumë detyrime që Qeveria ka marrë mbi vete…

“Marrëveshja përbën praktikisht një akt detyrues njëpalësh, me një sërë detyrimesh për shtetin e Malit të Zi, ndërkohë që nuk përmban asnjë detyrim konkret nga pala tjetër që do të siguronte mbrojtjen e interesave të shtetit në këtë marrëdhënie juridike”, thuhet në arsyetimin e Millatoviçit.

Me këtë qasje, siç pretendohet, Qeveria e ka vënë Malin e Zi në një pozitë të pabarabartë në raport me palën tjetër kontraktuese.

Presidenti Millatoviç në fund u bën thirrje deputetëve që, gjatë rishqyrtimit, të marrin në konsideratë të gjitha vërejtjet ndaj marrëveshjes nga një pjesë e institucioneve shtetërore, komuniteteve lokale, sektorit joqeveritar dhe zyrtarëve evropianë, në mënyrë që – siç thuhet – të parandalohen pasojat e dëmshme për interesat shtetërore.

Për arsyet e kthimit të marrëveshjes, Millatoviç e ka informuar me telefon ministrin e Jashtëm të Emirateve, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ulqini – arsyeja kryesore e marrëveshjes?

Edhe pse në marrëveshje nuk përmendet lokacioni i investimeve, Qeveria ka njoftuar më herët se ato lidhen me investimet e biznesmenit arab Mohamed Alabar në Plazhin e Madh të Ulqinit, çka është kundërshtuar ashpër nga autoritetet lokale, opozita dhe ekologët.

Bëhet fjalë për një koncesion 99-vjeçar për një pjesë të Plazhit të Madh, me rreth 20 milionë metra katrorë, ku do të ndërtohen komplekse turistike dhe banimi, ka deklaruar disa herë kryeministri Spajiq.

Në fillim të prillit, ai në Kuvend deklaroi se Alabar është i gatshëm të investojë rreth 35 miliardë euro. Më vonë ai e relativizoi këtë deklaratë, duke thënë se bëhet fjalë për potencialin për tërheqjen e një investimi të tillë.

Marrëveshja e obligon Qeverinë që të përgatisë dokumentacionin planifikues sipas dëshirave të investitorëve arabë, të ndërtojë infrastrukturën për projektet, të marrë përsipër shpenzimet e eksproprijimit, etj.

Nuk ka vlerësim të qartë sa do të mund të kushtonte kjo për Malin e Zi.

Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar, MANS, që për dekada lufton kundër korrupsionit, ka paralajmëruar për rrezik të lartë për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në Emirate nuk janë të disponueshme publikisht.

Qeveria nuk do të mund të verifikojë kujt i ka dhënë pasurinë shtetërore, thonë nga MANS.

Sektori joqeveritar vlerëson se marrëveshja është në kundërshtim me të drejtën evropiane në fushat e prokurimeve, konkurrencës, dhe ekologjisë.

Këto çështje mbulohen nga kapitujt për lirinë e qarkullimit të kapitalit, për prokurimet publike, për konkurrencën dhe për mbrojtjen e mjedisit, që Mali i Zi synon t’i mbyllë në negociatat me Komisionin Evropian deri në fund të vitit.

Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi është që deri në fund të vitit 2026 të mbyllë të gjitha kapitujt negociues, në mënyrë që dy vjet më vonë Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së./REL

Zarf i Zi në shtëpi Çfarë vendosi Vëllai i Madh?
Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi.

Rozana ka lexuar para të gjithëve një letër nga Vëllai i Madh, ku shkruhet se zarfi i zi nuk duhet të hapet deri në një njoftim të dytë.

Nuk dihet se për cilin nga banorët është e të gjithë kanë nisur të aludojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë
Diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë, një gur përafërsisht 2,492 karatësh, është zbuluar në Botsvana në një minierë në pronësi të firmës kanadeze Lucara Diamond.

Është gjetja më e madhe që nga diamanti Cullinan 3,106 karatësh, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë.

Diamanti u gjet në minierën Karowe, rreth 500 km në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone.

Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore.

Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global.

Në një deklaratë, Lucara tha se guri ishte “një nga diamantet më të mëdhenj të zbuluar ndonjëherë”.

“Ne jemi të entuziazmuar për rikuperimin e këtij diamanti të jashtëzakonshëm 2,492 karat,” tha kreu i Lucara, William Lamb.

Firma nuk dha detaje për cilësinë e gurit apo vlerën e tij