Mashtron – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

E pazakontë në Kavajë! Djali mashtron babanë, inskenon rrëmbimin dhe i kërkon para
Dy shtetas janë arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pasi kanë inskenuar një rrëmbim për të mashtruar një babë dhe për të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Lubjan Camema dhe Bernard Kiptiu në qytetin e Durrësit, pasi 28- vjeçari kishte krijuar një histori të rreme të rrëmbimit, duke e frikësuar babain e tij, shtetasin B. C., se djali i tij ishte kapur dhe kërkoheshin para për lirimin e tij.

Ky akt i pashembullt i mashtrimit ka tronditur jo vetëm viktimën, por edhe komunitetin që u njoh me detajet e ngjarjes.

Pasi babai u mundua të përmbushte kërkesat e “rrëmbyesve,” shtetasi B. K., 45 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë nga forcat e policisë. Ai po kërkonte nga shtetasi B. C. shumën e kërkuar, me pretekstin se do të shërbente për lirimin e “djalit të tij.”

Në një moment tjetër, rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, policia gjeti 28-vjeçarin L. C., i cili po i qëndronte i fshehur. Ai u arrestua në flagrancë, pasi doli se kishte inskenuar gjithçka dhe dy ditë më parë i kishte marrë makinën babait të tij, duke dyshuar se e kishte shitur.

Të dy personat janë arrestuar dhe do të përballen me akuza për “Mashtrim,” një krim që ka ndodhur në bashkëpunim. Materialet e hetimit janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës për procedura të mëtejshme.

Meta “sulmon” SPAK-un: Mashtron për kartat bankare! Nuk ka për të zbuluar asgjë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një tjetër sqarim lidhur me dosjen e tij.

Përmes rrjeteve sociale Meta thotë se kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron, sipas tij, hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të.

“Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse”, shkruan Meta në Facebook.