Misteri i zhdukjes – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt, familjari i dorëzon
Një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.about:blank

Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”,

“Ora News” mëson se familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjiha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.about:blank

Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.about:blank

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A.

Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë. Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.about:blank

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar. Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.