Morën peng të riun – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Morën peng të riun, arrestohen dy persona dhe një polic
Në Fier, gjatë operacionit “Ferras” u arrestuan shtetasit Kejvi Brahimllari, Elisiano Abazaj dhe Gestian Ymeraj

I hoqën lirinë, për motive të dobëta, një 21-vjeçari, vihen në pranga 2 shtetas dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.

Arrestohet edhe punonjësi i Policisë i cili kishte dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga një shtetas se disa shtetas i kanë marrë me forcë vëllain dhe automjetin me të cilin ai po udhëtonte, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale hetimore finaluan operacionin policor të koduar “Ferras”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i dy prej autorëve, shtetasve Kejvi Brahimllari, 26 vjeç dhe Elisiano Abazaj, 25 vjeç, banues në Fier, si edhe po punojnë për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja me dhunë” të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë Gestian Ymeraj, 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

U sekuestrua automjeti me të cilën autorët morën me forcë 21-vjeçarin si edhe automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, të cilin autorët e kishin marrë dhe fshehur në fshatin Ferras.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arrestimi i punonjësit të Policisë është në vijim të vetëpastrimit të radhëve të Policisë nga personat e inkriminuar, ata që abuzojnë me detyrën me veprime apo me mosveprime. Policia e Shtetit është e vendosur që të largoi nga radhët e saj cilindo punonjës Policie që nuk zbaton ligjin dhe nuk justifikon besimin e qytetarëve.