Moskën – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Ukraina godet Moskën në sulmin më të madh me dron deri më tani
MOSKË- Ukraina goditi rajonin e Moskës të martën në sulmin e saj më të madh me dron deri më tani në kryeqytetin rus, duke vrarë të paktën një grua dhe duke shkatërruar dhjetëra shtëpi. Ky sulm detyroi mbi 50 fluturime të devijohen nga aeroportet përreth Moskës. Rusia, fuqia më e madhe bërthamore në botë, tha se kishte shkatërruar të paktën 20 dronë sulmues ukrainas ndërsa ata vërshonin mbi rajonin e Moskës, i cili ka një popullsi prej më shumë se 21 milionë banorë dhe 124 të tjerë në tetë rajone të tjera.

Të paktën një person u vra afër Moskës, thanë autoritetet ruse. Tre nga katër aeroportet e Moskës u mbyllën për më shumë se gjashtë orë dhe pothuajse 50 fluturime u devijuan. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu tha gazetarëve se sulmi me dron ishte një tjetër kujtesë e natyrës reale të udhëheqjes politike të Ukrainës, e cila sipas tij ishte e përbërë nga armiqtë e Rusisë.

“Nuk ka asnjë mënyrë që sulmet e natës në lagjet e banuara të mund të lidhen me veprime ushtarake. Regjimi i Kievit vazhdon të demonstrojë natyrën e tij. Ata janë armiqtë tanë dhe ne duhet të vazhdojmë operacionin special ushtarak për të mbrojtur veten nga veprime të tilla,” tha Peskov.

Kievi tha se Rusia, e cila dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, e kishte sulmuar atë gjatë natës me 46 dronë, nga të cilët 38 u shkatërruan. Sulmet me dronë në Rusi dëmtuan ndërtesat e larta të banimit në lagjen Ramenskoye të rajonit të Moskës, duke u vënë flakën banesave, thanë banorët për Reuters.

Isis-K, kush është grupi terrorist që sulmoi Moskën?
Isis-K, ose siç quhet ndryshe, Provinca Khorasan e Shtetit Islamik (ISKP) – është degë rajonale e Shtetit Islamik (IS) që është aktiv në Afganistan dhe Pakistan.

Ky është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.

U krijua në janar të vitit 2015 në kulmin e fuqisë së IS-it në Irak dhe Siri, para se kalifati i saj i vetëshpallur të ishte “çmontuar” nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-të.

Ai rekruton persona nga xhihadistët afganë edhe nga ato pakistanezë, veçanërisht nga anëtarët e talebanëve afganë të cilët kanë parë organizatën e tyre si ekstreme.

Isis-K janë fajësuar për disa nga mizoritë më të këqija në vitet e fundit, duke synuar shkollat ??e vajzave, spitalet dhe madje edhe një maternitet ku ata thuhet se vranë gra shtatzëna dhe infermiere.

Ndryshe nga talebanët, interesi i të cilëve është i kufizuar në Afganistan, Isis-K janë pjesë e rrjetit global të IS-it që kërkon të kryejë sulme ndaj objektivave perëndimorë, ndërkombëtarë dhe humanitarë kudo që ata mund t’i arrijnë.

Grupi Isis-K, është i vendosur në provincën lindore të Nangarhar-it, pranë rrugëve të kontrabandës së drogës dhe njerëzve brenda dhe jashtë Pakistanit.

Në kulmin e tij grupi numëronte rreth 3 mijë luftëtarë, por ka pësuar viktima të konsiderueshme në përleshjet me forcat e sigurisë amerikane dhe afgane. Gjithashtu grupi ka pësuar humbje në luftimet me talebanët.

A janë ata të lidhur me talebanët?

Sipas studiuesve, ka lidhje të forta midis Isis-K dhe rrjetit Haqqani, i cili nga ana tjetër është i lidhur ngushtë me talebanët.

Njeriu përgjegjës për sigurinë në Kabul është Khalil Haqqani i cili ka pasur një shpërblim prej 5 milion dollarësh.

Doktor Sajjan Gohel, nga Fondacioni Azia Paqësori ka monitoruar rrjetet militante në Afganistan për vite me rradhë.

Ai thotë se “disa sulme të mëdha midis 2019 dhe 2021 përfshinin bashkëpunim midis Isis-K, rrjetit Haqqani të talebanëve dhe grupeve të tjera terroriste me bazë në Pakistan”.

Kur talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht, grupi liroi një numër të madh të burgosurish nga burgu Pul-e-Charki, mes të cilëve thuhet se përfshinin militantët e IS dhe al-Qaeda-s. Këta njerëz tani janë në arrati.

ISIS-K ka dallime të mëdha me talebanët, duke i akuzuar ata për braktisjen e xhihadit dhe fushën e betejës në favor të një zgjidhjeje të negociuar të paqes të arritur në “hotele të shtrenjta” në Doha, Katar.

Militantët e Shtetit Islamik tani përfaqësojnë një sfidë të madhe të sigurisë për qeverinë e ardhshme talebane, diçka që lidershipi i talebanëve e ndan me agjencitë perëndimore të inteligjencës.