NATO – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Trump: Ukraina nuk do të jetë anëtare e NATO-s, SHBA mund të ofrojë siguri ajrore
Në një intervistë për Fox News, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me garancitë e sigurisë për vendin që po përballet me agresionin rus.

Trump u shpreh se SHBA mund të ofrojë mbështetje ajrore për Ukrainën, por shtoi se një anëtarësim i vendit në aleancën veriatlantike nuk është një opsion aktual. Deklarata e tij erdhi pas një takimi njëditor me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit kryesorë evropianë, të pranishëm gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë.

Ky qëndrim i ish-presidentit amerikan reflekton qasjen që SHBA mund të ofrojë garanci sigurie të pjesshme, pa u angazhuar në anëtarësim të plotë në NATO për Ukrainën.

Ekspertët vlerësojnë se deklarata mund të ndikojë në diskutimet ndërkombëtare për paqen dhe stabilitetin e rajonit, duke vendosur në fokus rolin amerikan në mbështetjen e Kievit, pa krijuar presion për zgjerimin e NATO-s.

Stërvitja e fundit në Europë, vendi ku NATO përgatitet për skenarin më të keq
Shtetet e Bashkuara pas verës do të vendosin se sa do ta zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Kështu shkruajnë mediat gjermane. Pasojat sipas tyre mund të jenë dramatike. Një boshllëk mbrojtës është veçanërisht i madh në territorin evropian të NATO-s dhe kjo është Norvegjia. Një stërvitje e fundit në vendin e fjordeve në Norvegji e bën potencialin për një boshllëk të tillë mjaft të qartë.

Si rrjedhojë, Norvegjia planifikon të rrisë shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen dhe sigurinë deri në 5% të produktit të brendshëm bruto. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i saj, në përputhje me një qëllim të përbashkët të planifikuar midis shteteve të NATO-s.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të siguruar vendin tonë dhe për të kontribuar në sigurinë tonë të përbashkët me aleatët tanë në NATO”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere, në një konferencë për shtyp të premten. “Siguria për Norvegjinë ka të bëjë me të paturit e një mbrojtjeje të besueshme, që ka pajisjet e duhura, mjaftueshëm njerëz dhe plane të mira”, shtoi ai.

Evropa po përpiqet të forcojë mbrojtjen kundër një sulmi të mundshëm rus, pasi administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk ishin më të gatshme të ishin garantuesi kryesor i sigurisë së Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka propozuar që vendet anëtare duhet të bien dakord të synojnë shpenzimin e 5% të produktit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtje dhe masa më të gjera sigurie kur të takohen nga 24-25 qershori në Hagë.

Norvegjia, e cila ndan një kufi me Rusinë, planifikon të shpenzojë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen tradicionale, duke përfshirë mbështetjen e saj financiare për ushtrinë e Ukrainës, dhe 1.5% të tjera për siguri më të gjerë, në përputhje me propozimin e Rutte-s, tha ai.

Po fotografonte bazën e NATO-s, kapet spiuni në Greqi
Athinë- Në një rast që konsiderohet jashtëzakonisht serioz dhe ka ngritur alarmin e kuq në shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Greqisë, mediat helene raportojnë se është arrestuar një 59-vjeçar gjeorgjian që ishte i rekrutuar nga mafia dhe Rusia si spiun.

Burri që hiqej si piktor kishte vepruar për muaj të tërë në Greqi, kryesisht në zonën e Aleksandropolis. Ai ka lindur në Gjeorgji dhe jetonte në Aleksandropolis. 59-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet greke të sigurisë nën akuzën e spiunazhit. Ai u zbulua pas hetimeve disa mujore, ndërsa fotografonte dhe filmonte bazat ushtarake dhe pajisjet e ushtrisë greke, duke vepruar në emër të një personi tjetër, të cilit ia dërgonte materialet përmes një aplikacioni të koduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, 59-vjeçari u arrestua në flagrancë ndërsa po fotografonte transportin e pajisjeve të NATO-s. Siç pretendoi ai gjatë marrjes në pyetje, atij i ishte afruar një person nga Evropa Lindore, i cili është aktiv në trafikun e drogës, armëve dhe është gjithashtu i përfshirë në vrasje dhe prej tij, ai ishte rekrutuar për t’i shërbyer Inteligjencës së Rusisë.

Personi që e rekrutoi gjeorgjianin i kërkoi atij t’i dërgonte foto, video dhe informacione rreth pajisjeve ushtarake. “Rekrutuesi” thuhet se i premtoi para, por 59-vjeçari pretendon se i ka thënë se do të bënte gjithçka që mundte “për Nënën Rusi”, pasi kishte shërbyer në ushtrinë sovjetike.

“Po e bëj për vendin tim”, ka rrëfyer ai, ndërsa hetuesit po monitorojnë çdo telefonatë dhe komunikimet e tij.

Burime nga Shërbimi Informativ Kombëtar grek thanë për Protothema se 59-vjeçari kishte filmuar dhe fotografuar zona të ndjeshme ushtarake në kufi dhe në portin e Aleksandropolis për disa muaj me radhë.

59-vjeçari akuzohet se ia ka dërguar materialin vizual një personi që ndodhet në Lituani, e që mban pasaportë greke, por ka lindur gjithashtu në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik. I njëjti burim i ka thënë Protothema-s se edhe personi i dytë është arrestuar në Lituani nga shërbimet përkatëse atje.

Kujtohet se që nga shkurti i vitit 2022, në Aleksandropolis është transportuar material ushtarak, i cili në shumë raste përfundon në Ukrainë.

Hetuesit grek tani po përpiqen të hartëzojnë plotësisht aktivitetet e tij në mënyrë që të përcaktojnë se çfarë ka fotografuar dhe kur, por rasti konsiderohet jashtëzakonisht serioz duke pasur parasysh praninë e forcave amerikane dhe të NATO-s në rajon.

Çfarë fshihet pas takimit të shefit të NATO-s me Trump-in?
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunën.

Takimi është zhvilluar të premten në Palm Beach, ka thënë kjo zyrtare përmes një deklarate. Përgjatë mandatit të parë si president, Trump ka shtyrë përpara Evropën që të rrisë shpenzimet për mbrojtje. Rutte, ish-kryeministër i Holandës, ka thënë se dëshiron të takojë Trumpin menjëherë pasi ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të diskutuar kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve në mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Ajo çfarë shohim secilën herë e më shumë është se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës”, ka thënë së fundmi Rutte në një takim të liderëve evropianë në Budapest.

“Në të njëjtën kohë, Rusia duhet të paguajë për këtë, dhe një prej mënyrave është përmes dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut”, ka thënë Rutte, duke shprehur shqetësimin se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin evropian”.

Rutte konsiderohet si një prej liderëve që ka pasur marrëdhënie shumë të mira përgjatë mandatit të parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-21./ REL

Mark Rutte merr sot udhëheqjen e NATO-s
BRUKSEL- Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor merr udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ai merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen.

Në ceremoninë që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, Rutte do të marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm, që deri më tani është mbajtur nga norvegjezi Jens Stoltenberg. Stoltenberg ka qenë në krye të aleancës gjatë një dekade turbulente, që mbi të gjitha është shënuar me pushtimin e Ukrainës të nisur nga Rusia më 2022.

Zyrtarët e NATO-s dhe diplomatët presin që Rutte të vazhdojë prioritetet e Stoltenbergut për aleancën që përbëhet nga 32 anëtarë: të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, të shtyjë shtetet anëtare që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje dhe të mbajë Shtetet e Bashkuara të angazhuara në sigurinë evropiane.

Por, ka pasiguri edhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe të mbështetjes në të ardhmen të SHBA-së për NATO-n dhe Kievin, pasi Donald Trump, skeptik i NATO-s, është në garë të ngushtë zgjedhore me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris./ REL

NATO vendos trupa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
BALLKAN- Pothuajse 200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit (ARF) do të dislokohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut nga 30 shtatori deri më 16 tetor, për stërvitje që synojnë “gatishmërinë e tyre dhe mbështetje për KFOR-in”. Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të dislokohen, që kur kjo forcë u krijua në korrik të vitit 2024. Në Kosovë do të dislokohen 50 trupa të Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së, ndërkaq 150 të tjerë në Maqedoninë e Veriut.

“Personeli i dislokuar do të performojë aktivitete stërvitore për të mbajtur në nivel të lartë gatishmërinë dhe për të testuar aftësitë e tyre dhe procedurat për dislokim të shpejtë të një force të madhe. Një pjesë e selisë së ARF-së do të integrohet përkohësisht në komandën dhe strukturat kontrolluese të misionit të KFOR-it dhe do të ketë për detyrë që të identifikojë kërkesat e mbështetjes logjistike, mbështetjen infrastrukturore dhe operacione për KFOR-in në rast të nevojës për një përforcim të pranisë së KFOR-it”, u tha në njoftim.

Sipas NATO-s, ARF-ja është një forcë strategjike, e gatishmërisë së lartë me aftësi të shumë fusha. Kjo forcë mund të dislokohet shpejt dhe mund të ofrojë ndihmë në mbrojtje në skenare të ndryshme. NATO tha se dislokimi i fundit, së bashku me dislokimet e bëra më herët gjatë këtij muaji në Kosovë të Forcave Strategjike Rezervë (SRF), dërgojnë “mesazh të qartë të vendosmërisë të fortë të NATO-s dhe përkushtimit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësinë e aleancës dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur”.

Së fundi, Kosovë janë dislokuar trupa të Britanisë për të marrë pjesë në stërvitje me trupat e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR. Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX. Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës./ REL

NATO në krahë të Ukrainës, Stoltenberg lëshon deklaratën
Ukraina ka të drejtën sipas ligjit ndërkombëtar për të sulmuar objektivat legjitime ushtarake në Rusi për vetëmbrojtje, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite sot, në Suedi, anëtare e re e aleancës.

“Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes,” theksoi Stoltenberg në një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në një bazë ushtarake pranë Stokholmit.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu sulme ndaj objektivave legjitime ushtarake në territorin e palës sulmuese, në këtë rast Rusisë”, shtoi ai.

Kremlini njoftoi këtë javë se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë për të goditur tokën ruse do të përballen me Rusinë pasi presidenti Vladimir Putin tregoi se po konsideronte të hakmerrej.

“Kjo është një luftë që Rusia ka nisur kundër një vendi fqinj paqësor, demokratik, Ukrainës, i cili nuk ishte një kërcënim për Rusinë”, theksoi Stoltenberg.

“Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus,” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

25 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi
Sot është 25- vjetori i nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, tha presidenti Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë të lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Shqipëria, NATO-ja dhe industria ushtarake
Lajm i madh qe rihapja e bazës ushtarake ajrore të Kuçovës, sepse kjo ndodhi fiks nëntë vjet nga momenti i anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Mua mu bë shumë qejfi për këtë ngjarje të madhe, sepse duke qënë bir ushtaraku e prisja prej vitesh.

Por ky moment edhe pritej, edhe nuk pritej, sepse dihet, kur si shtet je i (pa)varur nga të tjerët (si në çdo fushë tjetër të jetës) dhe nuk je ti si shtet në gjendje, të bësh përpara, ta rihapësh vetë, ta rindërtosh vetë dhe ta rivendosësh në punë vetë, sepse duhet të presim nga jashtë specialistët e huaj, kur i kemi pasur me shumicë në vend dhe i kemi flakur ata si një copë lecke në rrugë.

Nga ana tjetër unë shpresoj, që kjo bazë të rikthehet në një mundësi të artë për banorët e Kuçovës dhe të zonës përreth, ku papunësia është në kulmin e saj dhe që njerëzit jetojnë me ndihmat ekonomike. A do t`ia rikthejë kjo bazë ushtarake shkëlqimin e humbur të dekadave të shkuara Kuçovës ose siç njihej gjerësisht Qyteti – Stalin? –

Jugu ka një shprehje shumë të goditur për të tilla rastesh: Nuk më ha buza kulaç. Dhe nuk e di, pse mendimi më vete tek ana negative, sepse unë jam rritur në këtë qytet të mrekullueshëm me njerëz shumë të mirë dhe intelektualë të shkëlqyer për atë kohë të shkuar. E njoh mirë të gjithë aerodromin dhe pistën. Jam rritur aty pranë pilotëve dhe teknikëve dhe ushtarakëve të tjerë babaxhanë dhe shpirtmirë. Është një bazë, që çdo shtet i NATO-s dhe shtete të tjera në botë do ta kishin zili,

sepse epiqendra dhe vendndodhja e saj është strategjike, sepse i plotëson çdo parametër të mundshëm për uljen dhe ngritjen e çdo lloj avioni ushtarak të çdo lloji të mundshëm. Është ndër të vetmet pistat, ku sipas specialistëve tanë dhe të huaj nuk ka erëra anësore, të cilat janë shumë të dëmshme për avionët në momentin e uljes së tyre në pistë. Dhe shumë anë pozitive të tjera, që zotëron kjo pistë dhe ky aerodrom. Ja mirë, që kjo bazë u rihap pas shumë vitesh dritëhijesh dhe lënie në harresë.
Por lind pyetja: A do të shoqërohet kjo rihapje me pjesë të tjera të Puzzle-it ushtarak shqiptar? Dihet,

që baza ajrore e Kuçovës ka pasur edhe uzinën e aviacionit të Kuçovës, e cila riparonte të gjitha difektet dhe motorët e aeroplanëve MIG 15, MIG 17, MIG 19, etj. Ku janë inxhinierët dhe punëtorët e kësaj uzine??? Nuk e di, a do të ringrihet edhe njëherë kjo uzinë e famshme për kohën e shkuar dhe do të punësojë me qindra banorë të këtij qyteti dhe rrethinave përreth, të cilët kanë jetuar me këtë uzinë? Pishtarët e kësaj uzine me famë, si: Daut Gurabardhi, Agim Bylyku, Yzeir Lame, Raqi Sevo, Qani Topollai, Novrus Koçileri, Guri Panariti, Agim Asqeriu dhe brezat e mëvonshëm, ku janë? Ku kanë shkuar? Apo kanë humbur si kripa në ujë?
A do të ringrihet edhe njëherë industria e famshme ushtarake e Shqipërisë? –

Ndonjëherë edhe unë shoh ëndrra të parealizueshme, sepse ëndrra janë dhe bëjnë vaki të realizohen (por ti si shtet nuk je i (pa)varur, që të ndjekësh politikën tënde të pavarur në të gjitha fushat e jetës.)

A do të rihapet me efiçencë të plotë kombinati mekanik i Poliçanit në Skrapar, një ndërrmarrje shtetërore e themeluar që në vitin 1962,

ku prodhoheshin lloj – lloj municionesh për kallashnikovë, municione mortajash, granata ofensive dhe difensive si dhe mina të ndryshme anti – tank, etj. Pavarësisht se shfrytëzohet vetëm një pjesë e vogël e këtij kombinati për prodhimin e municioneve pistoletë të tipit

“Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm. Të mos flasim për uzinën mekanike të Gramshit e themeluar po në vitin 1962, e cila dikur prodhonte pushkën “Simonov” me kalibër 7.62 mm apo që më vonë aty u prodhua kallashnikovi i famshëm AK – 47.

Ose uzinat e Mjekësit në Elbasan, që në fillimet e para të vetat kanë prodhuar eksplozivë dhe propelantë, të mendosh që në vitet `60 dhe më vonë në vitet `80 u prodhuan eksplozivë më të fuqishëm të kohës me licencën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Të mos flasim për llojet e tjera të municioneve, që janë prodhuar dhe mund të prodhohen ende në këto ndërmarrje. A duhet të shpresojmë për një ringjallje të kësaj industrie ushtarake me emër në kohën e diktaturës komuniste? Apo ………..
Një tjetër aspekt, që më ra menjëherë në sy gjatë atij momenti. Gjatë inagurimit të rihapjes së bazës ushtarake të Kuçovës në qiellin shqiptar mbi qytetin naftëtar fluturuan avionët e NATO-s me pilotë të huaj. Menjëherë mendova, ku janë pilotët shqiptarë. Ku kanë humbur shqiponjat shqiptare të ajrit dhe të aviacionit shqiptar. Apo nuk kemi fare, asnjë pilot? Më falni, harrova të përmend pilotët e e helikopterëve tanë. Prandaj a nuk do të ishte mirë, që hapi tjetër të ishte ringritja edhe njëherë e Akademisë së Forcave Ajrore të Vlorës ose e njohur ndryshe rëndom si Shkolla e Vlorës, e cila ka nxjerrë me dhjetëra pilotë dhe teknikë avionësh dhe me të cilët është krenuar dhe krenohet ende aviacioni shqiptar edhe në këto kohë moderne, si p.sh: Luto Sadikaj, Hazbi Serani, Stilian Tanku, Jovan Kaçorri, Muharrem Hita, Refit Jazo, Petrit Bebeçi, Bilal Sina, etj. Apo do të vazhdojmë të krenohemi të shkuarën? Sepse deri më sot nuk kam dëgjuar për pilotë të rinj shqiptarë për avionët reaktivë (Më iluminoni ju lutem, nëse kam gabuar me këtë konstatim nga ana ime.) Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? A do të plotësohet më në fund Puzzle ushtarak shqiptar me pjesët e tjera, që i mungojnë atij prej dekadash? – Të presim me padurim. Unë besoj, që NATO-ja për interesin e saj madhor do të na japë një dorë të mirë për të ringritur edhe njëherë Forcat Ajrore shqiptare, ushtrinë shqiptare dhe industrinë ushtarake shqiptare në përgjithësi. Le të shpresojmë! Le të kryqëzojmë gishtat!

NATO dërgon 20 mijë ushatrë në kufi me Rusinë
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) i ka nisur të hënën stërvitjet për ta mbrojtur territorin e vet nordik të porsazgjeruar.

Më shumë se 20.000 ushtarë nga 13 vende do të marrin pjesë në ushtrimet që zgjasin gati dy javë në rajonet veriore të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Finlanda merr pjesë me mbi 4.000 ushtarë në stërvitjen “Përgjigja Nordike 2024”, që nënkupton se ajo do të bëhet vendi i parë i ri i NATO-s me pjesëmarrjen më të madhe në një ushtrim të aleancës ushtarake, sipas ushtrisë finlandeze.