ndryshojnë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

40 Fakte Magjepsëse për Psikologjinë që Do të Të Ndryshojnë Mënyrën si Mendon
🧠 Fakte të përgjithshme për psikologjinë

Fjala “psikologji” vjen nga greqishtja: psyche (shpirt) + logos (studim).

Psikologjia është shkenca që studion mendjen dhe sjelljen.

Psikologjia është si shkencë natyrore ashtu edhe shoqërore.

Sigmund Freud është një nga figurat më të njohura në psikologji.

Psikologjia klinike është një nga degët më të përhapura të fushës.

Psikologjia e zhvillimit studion njeriun nga foshnjëria deri në pleqëri.

Psikologjia kognitive studion mënyrën se si përpunojmë informacionin.

Psikologjia sociale shqyrton ndikimin e shoqërisë mbi individin.

Neuropsikologjia lidh trurin me sjelljen dhe proceset mendore.

Psikologjia aplikohet edhe në fusha si marketingu, sporti, dhe drejtësia.

🧠 Fakte për trurin dhe mendjen

Truri përpunon rreth 11 milionë informacione për sekondë, por vetëdija kap vetëm rreth 40.

Mendja nuk bën dallim të madh midis përvojës reale dhe imagjinatës.

Kujtimet e vjetra mund të ndryshohen pa e kuptuar, sidomos në kushte emocionale.

Emocionet ndikojnë fuqishëm në vendimmarrje – më shumë se logjika.

Njerëzit harrojnë rreth 50% të informacionit të mësuar brenda një ore.

😮 Sjellje dhe ndërveprime

Buzëqeshja, edhe e detyruar, mund të përmirësojë humorin.

Njerëzit kanë më shumë gjasa të ndihmojnë të tjerët kur janë me humor të mirë.

Efekti i “të vëzhguarit” rrit ndershmërinë dhe vetëkontrollin.

Njerëzit janë më të prirur të binden ndaj autoritetit, edhe kur urdhrat janë të gabuar (eksperimenti i Milgramit).

Turma ndikon që individët të sillen ndryshe nga zakonisht (deindividualizimi).

❤️ Emocionet dhe marrëdhëniet

Të përqafuarit për 20 sekonda çliron oksitocinën, hormonin e dashurisë.

Dashuria aktivizon të njëjtat zona të trurit si droga si kokaina.

Shkëputja emocionale është po aq dhimbshme për trurin sa dhimbja fizike.

Ndjeshmëria mund të mësohet dhe zhvillohet me kohë.

Marrëdhëniet e forta sociale ndihmojnë në jetëgjatësi dhe mirëqenie.

🛌 Gjumi dhe stresi

Mungesa e gjumit ul përqendrimin dhe kujtesën.

Stresi kronik ndikon negativisht në sistemin imunitar dhe tru.

Meditimi mund të ndryshojë strukturën e trurit.

Endorfina, e njohur si “hormoni i lumturisë”, rritet me aktivitet fizik.

Ankthet ndodhin shpesh nga parashikimet negative të së ardhmes.

🎭 Iluzione dhe perceptime

Truri plotëson boshllëqet në informacion – për këtë ndodhin iluzionet optike.

Njerëzit kanë më shumë gjasa të mbajnë mend ngjarje negative sesa pozitive (efekti negativitetit).

Efekti i konfirmimit ndodh kur kërkojmë informacion që përforcon bindjet tona.

Paragjykimet shpesh janë të pavetëdijshme dhe të trashëguara.

Një ngjarje mund të perceptohet ndryshe në varësi të gjendjes emocionale të momentit.

📚 Psikologjia në jetën e përditshme

Multitasking është mit – truri kalon nga një detyrë në tjetrën, nuk i bën të dyja njëkohësisht.

Njerëzit janë më të lumtur kur shpenzojnë para për përvoja sesa për gjëra materiale.

Muzika ndikon ndjeshëm në emocionet dhe përqendrimin.

Ngjyrat ndikojnë në psikologji – bluja qetëson, e kuqja stimulon.

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera më të larta do të shënohen në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit.

Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërisht dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat

20 fakte psikologjike, që do ju ndryshojnë mënyrën si e shihni botën
Njerëzve u duhen afro 66 ditë për të formuar një zakon të ri.
Kujtimi i fakteve është më i kollajtë kur i ke sytë mbyllur.

Truri dhe barku janë të lidhur ngushtë dhe kjo shpjegon pse disa emocione, sidomos stresi, ndikojnë në funksionimin fiziologjik të barkut.

Të dashurit e një personi imagjinar apo të idealizuar nukë shtë njësoj si të dashurit e një personi ashtu si është.
Nëse i shkruani ëndrrat do të jeni në gjendje që t’i formuloni më qartë.

Krahasuar me shqisat e tjera, ajo e nuhatjes është e lidhur më ngushtë me kujtesën.

Të jesh në gjendje të mendosh se si ne njerëzit mendojmë është shenjë e një inteligjence më të lartë.

Çdo njeri ka tre karaktere – ai që shfaq, ai që ka, dhe ai që mendon se ka.

Endërrimtarët kanë prirjen të shohin më shumë ëndrra dhe i mbajnë mend më mirë ato

Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije janë familja dhe miqtë e ngushtë.

Të folurit me zë të qetë teksa debaton me dikë, të ndihmon që të dominosh kundërshtarin.

Njerëzit mirënjohës janë të prirur që të jetojnë më të lumtur.
Të folurit e dy gjuhëve ndihmon në shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit

Njerëzit që janë në dashuri sillen ngjashëm me njerëzit që kanë çrregullime mendore.

Mënyra më efikase për të memorizuar gjërat është të bësh pushime 10-minutëshe, pas çdo 30-50 minutash mësim.

Njerëzit janë të prirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëz me të cilët janë duke kënduar.

Nëse kaloni vetëm 10 minuta duke shkruar shqetësimet tuaja para një provimi, shanset janë që të merrni rezultat më të lartë.
Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri si dhe prirje për të patur depresion.

5 ëndrrat e këqia më të zakonshme janë: rënia, të ndjekurit, të ndjerit në kurth, të qënit vonë, dhe vuajtja e vdekjes së një anëtar të familjes.

Njerëzit janë të prirur të marrin vendime më shpejt kur kanë nevojë të shkojnë në tualet. / bota.al

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar; mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Si e ndryshojnë trurin tonë ëmbëlsirat dhe patatinat?
Ka një arsye pse dëshira për ushqime të ëmbla ose me shumë yndyrë duket shpesh më e fortë se ne. ”Në planin afatgjatë, këto ushqime modifikojnë trurin, duke e shtyrë atë t’i kërkojë gjithnjë e më shpesh në karrocën e supermarketit dhe t’i preferojë ato ndaj gjërave të tjera për të ngrënë”, shkruan focus.it.

Shkencëtarët në institutin ”Max Planck” për Kërkimin e Metabolizmit, duke punuar në bashkëpunim me Universitetin e Yales, pyetën veten nëse tërheqja ndaj ushqimeve të pashëndetshme është e lindur apo është pasojë e mbipeshës.

Ata zbuluan se kjo dëshirë e parezistueshme mund të mësohet dhe se trurit tonë i duhet relativisht pak për të mësuar të preferojë ushqime shumë të yndyrshme ose me shumë sheqer.

Siç shpjegohet në studimin e publikuar në ”Cell Metabolism”, studiuesit i ofruan një grupi vullnetarësh një puding të vogël shumë të pasur me sheqer dhe yndyrë, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë për tetë javë.

Pjesëmarrësit e tjerë morën një puding me të njëjtat kalori, por më pak yndyrë.

Më pas, aktiviteti i trurit i të gjithë subjekteve u monitorua gjatë gjithë kohëzgjatjes së eksperimentit.

Pas tetë javësh, reagimi i trurit ndaj ushqimeve të pasura me sheqer dhe yndyrë u rrit ndjeshëm në grupin që konsumonte pudingun më pak të shëndetshëm.

Në veçanti, këto ushqime aktivizuan në mënyrë më të dukshme sistemin dopaminergjik, kompleksin e rrugëve nervore në tru përgjegjës për perceptimin e shpërblimit dhe motivimit.

”Matjet tona të aktivitetit të trurit treguan se truri ndryshon lidhjet e tij gjatë konsumimit të patatinave dhe ushqimeve të ngjashme. Në mënyrë të pandërgjegjshme mëson të preferojë këto ushqime që e kënaqin. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ne do të përfundojmë duke preferuar gjithmonë në mënyrë të pandërgjegjshme ushqime që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer”, shpjegon Marc Tittgemeyer, i cili drejtoi studimin.

Si do ta ndryshojnë botën zgjedhjet në Amerikë!
Kur presidenti i SHBA Joe Biden shkoi në Kiev në shkurt 2023 në një vizitë të befasishme për të treguar solidaritet me Volodymyr Zelenskyn, homologun e tij ukrainas, sirenat ajrore ulërinin. “Ndjeva diçka… më fort se kurrë më parë,” kujtoi ai më vonë. “Amerika është një fener për botën.”

Bota tani pret të shohë se kush do të marrë përgjegjësinë për këtë fener të vetëshpallur pasi amerikanët të bëjnë zgjedhjen e tyre në votimet presidenciale të javës së ardhshme. A do të ecë Kamala Harris në gjurmët e Bidenit me bindjen e saj se “në këto kohë të trazuara, është e qartë se Amerika nuk mund të tërhiqet”? Apo do të jetë Donald Trump me shpresën e tij se “amerikanizmi, jo globalizmi” do të na prijë?

Ne jetojmë në një botë ku vlera e ndikimit global të SHBA-së është në pikëpyetje. Fuqitë rajonale po shkojnë secila në rrugën e vet, regjimet autokratike po bëjnë aleancat e tyre dhe luftërat shkatërruese në Gaza, Ukrainë dhe gjetkë po ngrenë pyetje të pakëndshme për vlerën e rolit të Uashingtonit. Por Amerika ka rëndësi për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe ushtarake dhe rolit të saj në shumë aleanca. Ja disa reflektime nga vëzhgues të informuar, mbi pasojat globale të këtyre zgjedhjeve shumë të rëndësishme.

Fuqia ushtarake

“Nuk mund t’i zbus këto paralajmërime,” thotë Rose Gottemoeller, ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s. “Donald Trump është makthi i Evropës, jehona e kërcënimit të tij për t’u tërhequr nga NATO është ende në veshët e të gjithëve.”

Shpenzimet e mbrojtjes së Uashingtonit janë sa dy të tretat e buxheteve ushtarake të 31 anëtarëve të tjerë të NATO-s. Përtej NATO-s, SHBA shpenzon më shumë për ushtrinë e saj sesa 10 vendet që e pasojnë të marrë së bashku, përfshirë Kinën dhe Rusinë.

Trump mburret se po luan fort për të detyruar vendet e tjera të NATO-s të përmbushin objektivin e shpenzimeve ushtarake, që është 2% e PBB-së së tyre – vetëm 23 nga vendet anëtare e kanë arritur këtë objektiv në vitin 2024.

Nëse fiton Harris, zonja Gottemoeller beson se “NATO pa dyshim do të jetë në duart e forta të Uashingtonit”. Por edhe në këtë rast, ajo ka një paralajmërim. “Ajo do të jetë e gatshme të vazhdojë të punojë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian për të arritur fitoren në Ukrainë, por nuk do të tërhiqet nga presioni ndaj Evropës për shpenzimet”.

Por ekipi i Harris në Shtëpinë e Bardhë do të duhet të qeverisë me Senatin ose Dhomën, të cilat së shpejti mund të jenë në duart e republikanëve dhe do të jenë më pak të prirura për të mbështetur luftërat e huaja sesa homologët e tyre demokratë. Ekziston një ndjesi në rritje se, pavarësisht se kush bëhet president, presioni do të rritet mbi Kievin për të gjetur mënyra për të dalë nga kjo luftë, pasi ligjvënësit amerikanë po ngurrojnë gjithnjë e më shumë të miratojnë paketa të mëdha ndihme.

Çfarëdo që të ndodhë, Gottemoeller thotë: “Unë nuk besoj se NATO duhet të shpërbëhet”. Evropa do të duhet të “bëjëj një hap përpara për të udhëhequr”.

Paqebërës?

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të duhet të punojë në një botë që përballet me rrezikun më të madh të konfrontimit mes fuqive të mëdha, që nga Lufta e Ftohtë.

“SHBA mbetet aktori ndërkombëtar më i rëndësishëm në çështjet e paqes dhe sigurisë”, thotë Comfort Ero, president dhe CEO i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Ajo shton një paralajmërim, “por fuqia e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve është zvogëluar”.

Luftërat po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u dhënë fund. “Konflikti vdekjeprurës po bëhet më i vështirë, me konkurrencën e fuqive të mëdha që po përshpejtohet dhe fuqitë e mesme në rritje”. Kështu e përshkruan zonja Ero peizazhin. Luftërat si Ukraina tërheqin fuqi të shumta dhe konflikte të tilla si Sudani i vendosin aktorët rajonalë me interesa konkurruese kundër njëri-tjetrit. Disa prej tyre preferojnë luftë dhe jo paqe.

Amerika po humbet epërsinë morale, thotë zonja Ero. “Aktorët globalë vënë re se ajo zbaton një standard për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe një tjetër për ato të Izraelit në Gaza. Lufta në Sudan ka parë mizori të tmerrshme, por trajtohet si një çështje e nivelit të dytë.”

Një fitore e Harrisit, thotë ajo, “përfaqëson vazhdimësinë me administratën aktuale”. Nëse fiton Trump, ai “mund t’i japë Izraelit një dorë edhe më të lirë në Gaza dhe gjetkë, dhe ka lënë të kuptohet se mund të përpiqet të ndërpresë një marrëveshje të Ukrainës me Moskën, në kurriz të Kievit”.

Në Lindjen e Mesme, kandidati demokrat ka përsëritur vazhdimisht mbështetjen e prerë të zotit Biden për “të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”. Por ka theksuar gjithashtu se “vrasja e palestinezëve të pafajshëm duhet të ndalet”.

Trump ka deklaruar gjithashtu se është koha që të “rikthehemi tek paqja dhe të ndalojmë vrasjen e njerëzve”. Por thuhet se ai i ka thënë liderit izraelit Benjamin Netanyahu që “bëni atë që duhet të bëni”.

Kandidati republikan krenohet se është një paqebërës. “Unë do të sjell paqe në Lindjen e Mesme dhe shumë shpejt,” u zotua ai në një intervistë me Al Arabiya TV të Arabisë Saudite të dielën mbrëma.

Ai ka premtuar të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit të vitit 2020. Këto marrëveshje dypalëshe normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve arabe, por mendohet gjerësisht se i kanë lënë mënjanë palestinezët dhe përfundimisht kanë kontribuar në krizën aktuale.

Në Ukrainë, Trump nuk e fsheh kurrë admirimin e tij për njerëzit e fortë si Vladimir Putini i Rusisë. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe bashkë me të edhe mbështetjes së madhe ushtarake dhe financiare të SHBA-së. “Unë do të largohem. Duhet të largohemi”, këmbënguli ai në një miting të fundit.

Në të kundërt, Harris ka thënë: “Jam krenare që kam qëndruar dhe qëndroj krah Ukrainës. Unë do të vazhdoj të mbështes Ukrainën. Dhe do të punoj për të siguruar që Ukraina të dalë fituese në këtë luftë”. Por zonja Ero shqetësohet se, pavarësisht se kush zgjidhet, gjërat mund të përkeqësohen në botë.

Marrëdhëniet me Pekinin

“Tronditja më e madhe për ekonominë globale në disa dekada.” Ky është këndvështrimi i studiuesit të çështjeve të Kinës, Rana Mitter në lidhje me tarifat e propozuara nga Trump për të gjitha mallrat e importuara kineze.

Imponimi i kostove të mëdha ndaj Kinës dhe shumë partnerëve të tjerë tregtarë, ka qenë një nga kërcënimet më të vazhdueshme të Trumpit, në qasjen e tij “Amerika e para”. Por Trump gjithashtu lavdëron atë që ai e sheh si lidhjen e tij të fortë personale me Presidentin Xi Jinping. Ai i tha bordit redaktues të Wall Street Journal se nuk do të duhej të përdorte forcë ushtarake nëse Pekini do të lëvizte për të bllokuar Tajvanin, sepse udhëheqësi kinez “më respekton dhe ai e di që jam i çmendur”.

Por, si republikanët, ashtu edhe demokratët me peshë janë armiqësorë. Të dy e shohin Pekinin si të prirur për të eklipsuar Amerikën si fuqinë më të rëndësishme.

Por Mitter, një historian britanik që mban postin e ST Lee në marrëdhëniet SHBA-Azi në Shkollën Kennedy të Harvardit, sheh disa dallime. Me zonjën Harris ai thotë, “marrëdhëniet ka të ngjarë të zhvillohen në një mënyrë lineare, nga pozicioni ku janë tani”. Nëse Trump fiton, është një “skenar më i rrjedhshëm”. Për shembull, në Tajvan, Mitter tregon për ambivalencën e Trumpit nëse ai do të mbronte një ishull larg Amerikës. Kriza klimatike

“Zgjedhjet në SHBA janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Amerikës, por për të gjithë botën për shkak të imperativit urgjent të krizës së klimës dhe natyrës,” thotë Mary Robinson, kryetare e Elders, një grup liderësh botërorë të themeluar nga Nelson Mandela, si dhe ish-presidente e Irlandës dhe Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Çdo pjesë e një shkalle ka rëndësi për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike dhe për të parandaluar një të ardhme ku uraganet shkatërruese si Milton janë të zakonshme,” shton ajo.

Por, ndërsa uraganet Milton dhe Helene bënin kërdinë, Trump përqeshi planet dhe politikat mjedisore për t’u përballur me këtë emergjencë klimatike si “një nga mashtrimet më të mëdha të të gjitha kohërave”. Shumë presin që ai të tërhiqet nga marrëveshja e klimës e Parisit e vitit 2015, siç bëri në mandatin e tij të parë.

Megjithatë, zonja Robinson beson se Trump nuk mund ta ndalojë vrullin që tani po akumulohet. “Ai nuk mund të ndalojë tranzicionin energjetik të SHBA-së dhe të heqë miliarda dollarë subvencione të gjelbra… as nuk mund të ndalojë lëvizjen e fortë jo-federale për klimën.”

Ajo gjithashtu i kërkoi Harris, e cila ende nuk e ka forcuar qëndrimin e saj, të përparojë “për të treguar lidership, për të ndërtuar mbi themelet e hedhura vitet e fundit dhe për të nxitur emetuesit e tjerë të mëdhenj që të shtojnë ritmin”. Udhëheqja humanitare

“Rezultati i zgjedhjeve në SHBA ka një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh ndikimin e pashembullt që Shtetet e Bashkuara kanë, jo vetëm përmes fuqisë së tyre ushtarake dhe ekonomike, por përmes potencialit të vet për të udhëhequr me autoritet moral në skenën globale,” thotë Martin Griffiths, një ndërmjetësues veteran konfliktesh, i cili deri vonë ishte Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente.

Ai sheh një dritë më të madhe nëse Harris fiton dhe thotë se “një rikthim në presidencën e Trumpit i shënuar nga izolacionizmi dhe unilateralizmi, sjell edhe një thellim të paqëndrueshmërisë globale”. Por ai ka kritika gjithashtu për administratën Biden-Harris, duke përmendur “ngurrimin” e saj mbi situatën e përkeqësuar në Lindjen e Mesme.

Krerët e agjencive të ndihmës kanë dënuar vazhdimisht sulmin vrastar të Hamasit të 7 tetorit ndaj civilëve izraelitë. Por ata gjithashtu i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur SHBA-së që të bëjë shumë më tepër për t’i dhënë fund vuajtjeve të thella të civilëve në Gaza dhe në Liban.

Biden dhe zyrtarët e tij të lartë vazhdimisht bënin thirrje për më shumë ndihma në Gaza dhe ndonjëherë kjo solli ndryshim. Por kritikët thonë se ndihma dhe presioni nuk ishin kurrë të mjaftueshme. Një paralajmërim i kohëve të fundit se një pjesë e ndihmës jetike ushtarake mund të ndërpritet e shtyu vendimin deri pas zgjedhjeve në SHBA.

SHBA është donatori i vetëm më i madh kur bëhet fjalë për sistemin e OKB-së. Në vitin 2022, ajo siguroi një rekord prej 18.1 miliardë dollarë (13.9 miliardë paund).

Por në mandatin e parë të Trump, ai hoqi fondet për disa agjenci të OKB-së dhe u tërhoq nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Donatorë të tjerë u përpoqën të mbushnin boshllëqet – kjo është ajo që Trump donte të ndodhte.

Por Griffths ende beson se Amerika është një fuqi e domosdoshme. “Në një kohë konflikti dhe pasigurie globale, bota dëshiron që SHBA të përballet me sfidën e udhëheqjes së përgjegjshme dhe parimore… Ne kërkojmë më shumë. Ne meritojmë më shumë. Dhe ne guxojmë të shpresojmë për më shumë.” / BBC