New York – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Shpërthim në New York, shembet një pjesë e pallatit 20-katësh në Bronx
Një shpërthim i fuqishëm ndodhur mëngjesin e së mërkurës ka shkaktuar shembjen e pjesshme të një ndërtese shumëkatëshe në lagjen Mott Haven të Bronx-it, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:10 në kompleksin e banesave Mitchel Houses, në kryqëzimin e Alexander Avenue dhe East 135th Street. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e murit të jashtëm të ndërtesës 20-katëshe u shemb, duke përhapur copa betoni dhe mbeturina në rrugët përreth. Disa nga fragmentet goditën ndërtesat ngjitur dhe trotuarin, duke shkaktuar frikë mes banorëve dhe kalimtarëve.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtime serioze në fasadën e ndërtesës, me një pjesë të madhe të murit të shkëputur.

Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit, por raportet paraprake tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit.

Deri më tani nuk ka njoftime për viktima, por ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe janë në proces kërkimi për persona të mundshëm të bllokuar nën rrënoja. Hetimet janë në zhvillim.

Edi Rama niset drejt New York-ut, zbulohet arsyeja
Kryesocialisti Edi Rama ka udhëtuar sot drejt New York-ut për të rinisur turin e ndërprerë “Krenar për Shqipërinë”. Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e së shtunës, në orën 11:00 me orën lokale.

Më pas është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës si pjesë e turit edhe në Greqi, por kësaj here në datën 3 Nëntor do të jetë në Selanik.

Ndryshe nga takimet e Majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.

Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit.

Trafikimi i qenieve njerëzore, New York-u me shifra rekord
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës Kombëtare të Burimeve për Trafikimin Njerëzor. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aunshuman Apte, autoritetet thonë se shifrat janë shtuar kohët e fundit me rritjen prurjeve të emigrantëve pa dokumente. Korrespondenti i Zërit të Amerikës bisedoi me një të mbijetuar të trafikut njerëzor që ka ndërmarrë një fushatë në mbrojtje të viktimave të trafikut njerëzor.

Laura Mullen, një e mbijetuar e trafikimit të qenieve njerëzore, foli me zyrtarët e qytetit gjatë një takimi lidhur me gjendjen e vështirë të viktimave të trafikut njerëzor. Ajo u trafikua në vitin 2014.

“Isha e droguar dhe e dëshpëruar pranë një dyqani që rri hapur 24 orë. Një individ më tha se dukesh e uritur dhe më ofroi të lahesha tek shtëpia e tij. Kështu që përfundova e mbyllur në bodrumin e tij ndërsa përpiqesha për të shpëtuar”, tregon e mbijetuara e trafikut njerëzor.

Asaj iu ofrua drogë dhe e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale. Kjo zgjati pesë vjet për Laurën, e cila kishte frikë të raportonte trafikantin e saj.

“Kisha frikë të shkoja në polici sepse ajo që bëja ishte kriminale. Përdorimi i drogës dihet që nuk është i ligjshëm”, thotë Laura Mullen, viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo u arrestua në vitin 2019 nën akuza për drogë. Pas lirimit nga burgu, një organizatë jofitimprurëse, ECLI-VIBES, e ndihmoi atë të fillonte një jetë të re. Ajo u bë veprimtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Veprimtarët si ajo punojnë kundër trafikimit në qytetin e Nju Jorkut, duke vënë në dukje rritjen e rasteve me shtimin e fluksit të emigrantëve pa dokumente, që shfrytëzohen nga trafikantët. Veprimtarët thonë se në raste të shpeshta, viktimat nuk kanë punë, familje dhe nuk i njohin ligjet apo flasin gjuhën.

“Emigrantët e rinj i plotësojnë shumë nga këta faktorë dhe janë jashtëzakonisht të cenueshëm. Për shumë prej tyre, përfitimet monetare po mbarojnë. Ata po dëbohen nga strehimoret që u dhanë kur mbërritën fillimisht dhe nuk kanë asnjë aftësi për të siguruar jetesën në ekonominë lokale”, thotë Sonia Ossorio, me Organizatën Kombëtare për Gratë.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, thotë se qyteti po punon për të luftuar problemin, por ka nevojë për fonde federale dhe ndryshime në ligjin e punës.

“Problemi nuk duhet injoruar pasi ne po shohim se çfarë po ndodh për shkak të paaftësisë së emigrantëve dhe azilkërkuesve për të punuar. Shumë gra të reja po detyrohen të përdorin rrugë të tmerrshme për të mbajtur familjet e tyre. Mënyra për ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, fillimisht është goditja e atyre që kryejnë aktin. Së dyti, e drejta e njerëzve për të punuar. Nëse lejohen të punojnë, ata nuk kanë nevojë të bëjnë vepra të paligjshme”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Veprimtarët paralajmërojnë se jo të gjitha viktimat e trafikimit janë emigrantë.

“Aktualisht në Nju Jork, shumica dërrmuese e viktimave të trafikimit seksual janë gra dhe vajza të lindura në vend. Ato kanë histori të dhimbshme nga fëmijëria, të qenit të pastrehë, jetimoret, familjet jofunksionale ose janë trafikuar seksualisht si fëmijë”, thotë Taina Bien-Aimé, me Koalicionin Kundër Trafikimit të Grave.

E mbijetuara Laura Mullen thotë se të gjithë kanë një rol për të luajtur.

“Mbani hapur sytë dhe veshët. Dhe nëse sheh diçka, thuaj diçka”, është këshilla që ka Laura Mullen./ VOA

Rifillon në New York gjyqi penal ndaj ish Presidentit Trump
Ish-Presidenti Donald Trump u rikthye sot në sallën e Gjykatës së Manhatanit në Nju Jork për procesin penal kundër tij lidhur me akuzat se ka fshehur pagesat në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.

Trump iu refuzua nga gjykatësi i çështjes Juan Merchan që ai të mos ishte i pranishëm sot në sallë pasi donte të shkonte në Gjykatën e Lartë në Uashington, ku do të dëgjohen argumentet nëse ai ka imunitet presidencial nga ndekja penale për veprime që ka ndërrmarrë gjatë kohës që ishte në ushtrim të detyrës.

“Sot kemi një çështje të rëndësishme”, tha zoti Trump gjatë një takimi me punëtorët e ndërtimit në Manhatan, herët në mëngjes, në kuadër të fushatës presidenciale. “Gjykatësi nuk më lejoi të shkoj ta ndjek çështjen”, tha ai.

“Paraqitja e argumenteve në Gjykatës së Lartë ështe e rendësishme dhe sigurisht mund ta kuptoj se përse klienti juaj do të dëshironte të ishte atje, por gjyqi penal në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut është gjithashtu një çështje me rëndësi”, i tha gjykatësi Merchan avokatit të zotit Trump, Todd Blanche javën e kaluar, kur hodhi poshtë kërkesën.

Në seancën e sotme në Nju Jork do të vazhdohet me dëshminë e David Pecker-it, ish-botuesi i tabloidit të njohur ‘National Enquirer’, i cili të martën tha se i kishte premtuar zotit Trump të ishte “syri dhe veshi” i tij gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016.

Zoti Pecker shpjegoi se si ai dhe “National Enquirer” përdorën lidhjet e tij për të bllokuar historitë qe mund te demtonin zotit Trump.

Prokurorët thonë se zotit Pecker ka paguar me 150 mijë dollarë modelen Karen McDougal, e cila pretendon se ka patur një marrëdhënie 10-mujore me zotin Trump, për të blerë të drejtat e historisë së saj, një histori që nuk u publikua asnjëherë.

Pjesë e së njëjtës skemë, sipas akuzës, ishte dhe pagesa për aktoren e filamve pornografikë Stormy Daniels prej 130 mijë dollarësh, që ajo të heshtte mbi marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump. Trump i ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga të dyja gratë se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me to./VOA