njerëzore – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

14 Fakte Magjepsëse për Psikologjinë e Mendjes Njerëzore
Truri njerëzor përpunon rreth 70,000 mendime në ditë – shumica e tyre janë të pavetëdijshme.

Ngjyrat ndikojnë te emocionet – për shembull, bluja ul stresin ndërsa e kuqja rrit energjinë.

Të buzëqeshësh, edhe kur je i trishtuar, mund të ndihmojë trurin të ndiejë më shumë lumturi (efekti “feedback facial”).

Kujtimet nuk janë gjithmonë të sakta – sa herë që kujtojmë diçka, truri e rindërton atë dhe mund të ndryshojë detaje.

Vetmia kronike është po aq e dëmshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Njerëzit kanë prirje të kujtojnë më shumë fjalët negative sesa ato pozitive (efekti i negativitetit).

Dashuria ndikon në tru si një varësi – aktivizon të njëjtat zona si kokaina.

Truri nuk mund të bëjë shumë gjëra njëkohësisht – multitasking në fakt është kalim i shpejtë midis detyrave.

Rreth 80% e komunikimit është joverbal – qëndrimi, toni i zërit dhe shikimi shpesh tregojnë më shumë se fjalët.

Muzika ndikon në kujtesë dhe përqendrim – meloditë e dashura stimulojnë lirimin e dopaminës.

Truri i njeriut nuk ndien dhimbje – nuk ka receptorë dhimbjeje, edhe pse mund të perceptojë dhimbje në pjesë të tjera të trupit.

Gjumi ndihmon në përpunimin emocional – gjatë fazës REM, truri “përtyp” emocionet dhe kujtimet e ditës.

Efekti “halo”: nëse dikush na duket i bukur, shpesh mendojmë gabimisht se është edhe më i mençur apo i mirë.

Mirënjohja përmirëson shëndetin mendor – njerëzit që praktikojnë falënderimin rregullisht ndihen më të lumtur dhe më të qetë.

15 Fakte Psikologjike që Tregojnë Sa E Thellë Është Mendja Njerëzore
Fakte të ndryshme nga psikologjia

Personat që kalojnë shumë kohë vetëm shpesh kanë inteligjencë më të lartë, por janë më të rrezikuar për depresion.

Truri njerëzor nuk mund të dallojë ndryshimin mes përvojës reale dhe asaj të imagjinuar — prandaj vizualizimi është shumë efektiv.

Stresi kronik mund të zvogëlojë madhësinë e trurit (veçanërisht të hipokampusit).

Disa studime tregojnë se të flasësh me veten ndihmon në organizim dhe përqendrim.

Ngjyrat ndikojnë në psikologjinë tonë – për shembull, bluja qetëson, ndërsa e kuqja nxit energjinë.

Fobitë ekstreme mund të jenë rezultat i traumave të kaluara ose madje edhe të trashëguara.

Njerëzit priren të harrojnë atë që thua, por mbajnë mend si i bëre të ndihen.

Vetëbesimi i ulët lidhet me përpjekjen për të kënaqur të tjerët dhe shmangien e konflikteve.

Kur një grup mendon njësoj, ndodh fenomeni i “groupthink” – ku mendimi kritik shtypet për të ruajtur harmoni.

Ankthi shpesh shfaqet kur mendja jeton në të ardhmen; ndërsa depresioni kur jeton në të kaluarën.

Njerëzit që lexojnë shpesh kanë më shumë empati dhe inteligjencë emocionale.

Kur ndihesh sikur të gjithë po të vëzhgojnë, kjo quhet efekti i reflektorit (spotlight effect) — por zakonisht askush nuk është aq i përqendruar tek ti sa mendon.

Zhurma e bardhë, si ajo e reshjeve të shiut, mund të ndihmojë në përqendrim dhe qetësim.

Të rriturit e traumatizuar në fëmijëri kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme shëndetësore dhe emocionale.

Të shkruarit e ndjenjave në ditar ndihmon në përpunimin emocional dhe reduktimin e stresit.

10 fakte interesante rreth psikologjisë njerëzore që duhet t’i dini
Shoqëria ka lindur që para mijëra vjetëve si shkak i nevojave që njerëzit kishin në jetë. Njerëzit nuk mund të jetonin të vetëm pa bërë miq, jo gjithmonë për hir të saj por edhe për interes, dhe përfitime personale.

Njerëzit që janë gjatë gjithë kohës pozitivë, nuk kanë nevojë për shumë miq. Kjo ndodh sepse truri i tyre është i preokupuar me zgjidhjen e problemeve vërtet të rënda dhe ata perceptojnë komunikimin si humbje kohe. Studimi tregoi se miqësia ndikon pozitivisht jo vetëm gjendjen psikologjike, por edhe gjendjen shëndetësore. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është më mirë të largohesh nga librat dhe të bisedosh me njerëz interesantë.

Depresioni ndryshon perceptimin e ngjyrave

Njerëzit që vuajnë nga depresioni shpesh thonë, “Jeta ka humbur ngjyrat e saj.” Kjo nuk është vetëm një shprehje por është një fakt i vërtetë mjekësor. Gjatë periudhës së depresionit, retina bëhet më pak e ndjeshme ndaj ngjyrave dhe pacienti nuk arrin të dallojë mirë ngjyrat.

Mos u mburrni për planet tuaja, përndryshe asgjë nuk do ju shkojë siç dëshironit

Nëse vendosni të bëni diçka të re mos i tregoni askujt për planet tuaja. Sepse asgjë nuk do të ndryshojë nëse ju u tregoni. Kur flisni për planet tuaja, truri juaj e percepton këtë plan si të realizuar, dhe është shumë e vështirë të bindni veten për të kundërtën. Kjo mund të tingëllojë si një besëtytni, por psikologët kanë provuar që ky korrelacion është i vërtetë me ndihmën e hulumtimeve dhe hetimeve serioze.

Njohja e një gjuhe të huaj ju ndihmon të merrni vendime

Për të marrë vendime më të mira, nuk duhet të jeni gjakftohtë, ajo çfarë duhet të bëni është e lehtë, duhet të mendoni në një gjuhë të huaj. Shkencëtarët besojnë se njerëzit shpesh veprojnë shpejtë nga emocionet kur marrin vendime të rëndësishme. Të menduarit në gjuhë të huaj, dhe analizimi sipas vendeve të tjera do bëjë që ju të merrni një vendim të duhur.

Të rinjtë vuajnë nga depresioni më shumë

Një sondazh ka treguar se njerëzit më të pakënaqur në botë janë ata nën 30 vjeç. Burrat dhe gratë nga 18 deri në 30 vjeç janë më të prirur ndaj ankthit dhe stresit. Dhe kush tha se rinia është koha më e lumtur në jetë? Jo nuk është, por dritare.net ju sugjeron ta kaloni pa u dëmtuar në këtë hark kohor të jetës tuaj.

Lodhja mund të rrisë kreativitetin tuaj

Nëse doni të arrini një ide kreative, është më mirë të lodheni. Mendimet krijuese vijnë shpesh tek njerëzit e lodhur, sepse truri i tyre punon më pak në mënyrë efikase, nuk i refuzon idetë që mund të duken të çmendura në shikim të parë por që zakonisht kanë rezultuar ide të realizuara mirë. Një ide e çmendur mund të bëhet fillimi i një projekti të madh. Prandaj mos u çudisni kur idetë e mira shpesh ju vijnë në kokë gjatë kohës kur jeni në dush ose pas një dite të gjatë pune.

80% e bisedave janë thashetheme

Pjesa më e madhe e çdo bisede mbushet me thashetheme dhe ky faktor nuk varet nga gjinia, meshkujt janë të prirur të bëjnë thashetheme po aq sa gratë. Shkencëtarët kanë dalë me statistika tronditëse, 80% e bisedave tona janë vetëm thashetheme dhe shkëmbim informacioni rreth miqve dhe kolegëve.

Ju mund ta blini lumturi

Njerëzit thonë se është e pamundur ta blesh lumturi. Megjithatë, psikologët kanë hulumtuar rreth këtij fenomeni. Në njëfarë mënyre lumturia blihet kur dikush ju gëzon me një dhuratë. Kur Ju sjellim gëzim të tjerëve, përmirësojmë vetëvlerësimin, e perceptojmë veten si më të rëndësishëm dhe bëhemi më të lumtur dhe më të kënaqur.

20 sekonda janë të mjaftueshme për të krijuar besim

Për të krijuar besim, duhet të përqafosh një person për rreth 20 sekonda. Nuk e besoni, por ja që është e vërtetë, sepse përqafimi me një njeri të dashur ju bën të keni më shumë besim.

80% e mendimeve tuaja janë negative

Çdo ditë, mesatarisht 12.000 deri në 60.000 mendime vijnë në kokat tona. Në përllogaritje na duken vërtet shumë por më shumë se 12 orë zgjuar ne na vijnë qindra mendime. Truri ynë është më i fuqishëm se çdo kompjuter. Por për çfarë i shpenzojmë mendimet tona? 80% e mendimeve tona janë negative. Dhe shumica e këtyre mendimeve negative përsëriten çdo ditë./A.C/dritare.net

DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën. Gjatë publikimit të tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë.

Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara – Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të Presidentit Biden për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij.

Sekretari Blinken tha se rreth 27 milionë individë në të gjithë botën janë të shfrytëzuar për punë, shërbime dhe seks komercial. Nëpërmjet forcës, mashtrimit dhe detyrimit, ata detyrohen të punojnë në fusha dhe fabrika, në restorante dhe banesa. Viktima janë individët më të pambrojtur në botë – duke përfituar nga gjendja e tyre e vështirë.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale.

Në nivelin e dytë hyjnë ato vende, përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale, por që qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta arritur një gjë të tillë.

Në nivelin e tretë futen vendet përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale dhe që qeveritë nuk bëjnë përpjekje në këtë drejtim.

Si Shqipëria ashtu edhe Kosova renditen këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, në kategorinë e vendeve të nivelit të dytë.

Në raport thuhet se qeveria ka dëshmuar përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me një vit më parë. Përpjekjet përfshinin hetimin e trafikantëve të seksit, identifikimin e një numri më të madh viktimash të mundshme në bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe ofrimin e shërbimeve për më shumë viktima.

Por në raport shtohet se megjithatë qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. “Qeveria hetoi në mënyrë të qartë më pak krime që lidhen me trafikimin, ndoqi penalisht më pak të dyshuar si dhe nuk dënoi asnjë trafikant për të dytin vit me radhë”, thuhet në raport.

Po kështu kostatohet se policia dhe prokurorët e rretheve nuk kanë përvojën dhe specializimin e duhur për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe se autorët e dyshuar janë dënuar për krime më të vogla, si “shfrytëzim prostitucioni”, në vend të trafikimit.

Në raport thuhet se qeveria nuk ka kontrolluar vazhdimisht atë pjesë të komunitetit që potencialisht mund të jetë viktimë e trafikut si emigrantët, azilkërkuesit, komunitetet roma dhe egjiptian, si dhe fëmijët.

Në raport thuhet se një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar trafikimin kanë shënuar rënie. Kodi penal parashikonin dënime nga tetë deri në 15 vjet burg për veprën penale të trafikimi që përfshin një viktimë të rritur dhe 10 deri në 20 vjet, kur viktima është fëmijë.

Në raport thuhet se Policia e Shtetit hetoi 26 raste, krahasuar me 85 raste në vitin 2022. Zyra e prokurorit të përgjithshëm ndoqi penalisht tetë raste të reja (shtatë për trafikim seksual dhe një për një formë të papërcaktuar trafikimi), krahasuar me 17 raste të reja në 2022. Po kështu vijoi të ndiqte penalisht 42 raste të nisura në vitet e mëparshme. Më vete, Struktura e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim të ri (dy në vitin 2022) dhe vazhdoi ndjekjen penale të dy rasteve të nisura në periudhat e raportuara.

Por në raport konstatohet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021.

Në vitet e kaluara, gjyqtarët dënuan disa trafikantë me dënime të buta, të tilla si dënimi me kusht, që reduktoi përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësoi mekanizmat parandalues dhe krijoi shqetësime lidhur me sigurinë tek viktimat.

Në raport thuhet se qeveria nuk njoftoi ndonjë hetim të ri, ndjekje penale, apo dënim të punonjësve të qeverisë bashkëpunëtorë në krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke shtuar se korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve, në krimet e trafikimit vazhdon të jetë shqetësim.

Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen penale me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dënimin e trafikantëve – duke përfshirë zyrtarët bashkëpunëtorë.

Po kështu kërkohen dënime të konsiderueshme me burgim për autorët dhe trajnim i gjyqtarëve në të gjitha nivelet për të marrë parasysh ashpërsinë e trafikimit gjatë dhënies së dënimeve.

Po kështu kërkohet që të ketë policisë dhe prokurorëve të specializuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto vepra penale.

Siç është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktima vendase dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë vendit. Trafikantët shfrytëzojnë për seks e punë të detyruar gratë dhe fëmijët shqiptarë veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Ata përdorin premtime të rreme, si oferta për martesë ose punësim, për të joshur viktimat e tyre. Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin, ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar dhe gjithashtu i detyrojnë fëmijët të kryejnë vepra penale, përfshirë vjedhjen dhe shpërndarjen e narkotikëve. Trafikantët shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Organizata joqeveritare kanë njoftuar se trafikantët i detyrojnë fëmijët të shesin lëndë narkotike kryesisht në shkolla. Trafikantët shfrytëzojnë viktimat shqiptare për qëllime seksuale në të gjithë Evropën, veçanërisht në Belgjikë, Greqi, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Francë.

Në raport thuhet se qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme. Ato përfshinin dënimin e të gjithë trafikantëve me burgim, aty ku ishte e përshtatshme dhe mos shqiptimin e ndonjë dënimi vetëm me gjobë.

Në raport thuhet se qeveria rriti përpjekjet e përgjithshme parandaluese, përfshirë shtimin e fondeve për fushatat ndërgjegjësuese dhe shpërndarjen e manualeve për parandalimin e trafikimit të fëmijëve. Por në raport konstatohet se megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

“Qeveria hetoi dhe ndoqi penalisht më pak të dyshuar dhe identifikoi më pak viktima. Edhe pse gjyqtarët dhanë dënime më të forta, dënimet megjithatë ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga ligji kundër trafikimit”, vijon më tej raporti.

Në raport konstatohet me shqetësim edhe fakti se kodi penal i Kosovës e klasifikon lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë, ose abuzim prindëror dhe jo trafikim, duke e vështitëruar identifikimin e kësaj vepre si dhe referimin e viktimave potenciale tek shërbimet e duhura.

Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dhënien e masave të duhura të dënimit për trafikantët, duke përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta.

Po kështu kërkohet identifikimi në mënyrë proaktive i viktimave të trafikimit duke kontrolluar treguesit e trafikimit mes popullatës së ndjeshme përfshirë individët e përfshirë në seks komercial; fëmijë; komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane. Në raport sugjerohet ofrimi i trajnimeve të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe forcat e rendit mbi hetimin dhe ndjekjet penale të rasteve të trafikimit.

Po kështu kërkohet forcimi i masave të ruatjes së privatësisë së viktimës e që informacionet e tyre të mos shpërndahen.

Më tej në raport sugjerohet rritje e mbështetjes së qeverisë për shërbimet gjithëpërfshirëse të trajnimit profesional si dhe riintegrimit të viktimave./Voa