nxehti – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

I nxehti ekstrem godet Evropën. Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius!
Alarmi meteorologjik përfshin gjithë kontinentin, nga Norvegjia deri në Francë, ku mbi 70 departamente kanë shpallur alarm portokalli.

Një valë e nxehti rekord që parashikohet të zgjasë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.

Në Itali, 21 qytete janë me alarm të kuq, ndërsa në Siçili dhe Liguria është ndaluar puna në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës. Në Spanjë raportohet se në disa zona temperatura arriti 46 gradë C.

Spanja

Zyra meteorologjike shtetërore AEMET ka shpallur alarm për nxehtësinë: në disa zona të jugut priten temperatura mbi 42 gradë gjatë ditëve në vijim.

“Parashikohen temperatura shumë të larta dhe të qëndrueshme, si gjatë ditës ashtu edhe natës”, deklaroi AEMET.

Franca

Të hënën dhe të martën, autoritetet franceze shpallën alarm portokalli në 84 nga 95 departamentet e vendit (përjashtuar territoret përtej detit), me temperatura që mund të kalojnë 40 gradë në jug, qendër dhe madje edhe në Paris. Vala e nxehtësisë mund të zbutet vetëm në fundjavë.

Ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Agnès Pannier-Runacher, tha: “Fakti që pothuajse i gjithë vendi, me përjashtim të brigjeve të Normandisë dhe Bretanjës, është në alarm portokalli është pa precedent”.

Kompanitë janë ftuar të mbrojnë punonjësit e tyre dhe rreth 200 shkolla publike do të qëndrojnë të mbyllura. Sipas studiuesit François Gemenne, anëtar i grupit ndërqeveritar për ndryshimet klimatike (GIEC), episodet e valëve të nxehtësisë janë tashmë “normaliteti i ri”.

“Do të ndodhin gjithnjë e më shpesh dhe më të shpërndara gjatë vitit. Kjo kërkon masa strukturore adaptimi, nuk mjaftojnë zgjidhjet e përkohshme”, tha Gemenne, duke shtuar se duhet rishikuar i gjithë parku i ndërtesave në Francë.

Termi “natë tropikale” është kthyer në normë në Francë, pasi temperaturat gjatë natës nuk bien nën 20 gradë. Midis të dielës dhe të hënës, temperaturat shkuan deri në 24 gradë në pjesën më të madhe të vendit dhe 27 gradë në zonat përgjatë Mesdheut.

Gjermania

Gjermanët po përballen me parashikime ekstreme: temperatura deri në 35-38 gradë, përjashtuar Alpet Bavareze dhe disa zona në veri. Në një vend ku shumica e shtëpive nuk kanë kondicionerë, kjo përbën një sfidë të veçantë. Piku pritet të jetë të mërkurën.

Një tjetër krizë është thatësira. Sipas monitorimit të thatësirës nga Qendra Helmholtz për Kërkime Mjedisore, nga shkurti deri në fund të majit ka rënë më pak shi se kurrë më parë. Pranvera e vitit 2025 ka qenë më e thatë në 25 cm të parë të tokës që nga 1950-a.

Në Hanover, që nga 1 qershori, ndalohet ujitja e hapësirave të gjelbra kur temperaturat kalojnë 27 gradë. Në Brandenburg, Baden-Ëürttemberg dhe NRË ndalohet nxjerrja e ujit nga lumenjtë dhe liqenet. Në Saksoni-Anhalt ndalohet ujitja e fushave sportive. Greqia dhe Portugalia

Të dy vendet kanë shpallur alarme për zjarre pyjore. Në Lisbonë priten deri në 42 gradë. Një zjarr shpërtheu të enjten e kaluar në Athinë, duke detyruar mbylljen e disa segmenteve të rrugës bregdetare drejt Kepit Sunion, ku ndodhet Tempulli i lashtë i Poseidonit. Britania e Madhe

Sipas një raporti të fundit të Met Office, edhe në Britani priten temperatura deri në 40 gradë, ndërsa veriu po përballet me thatësirë ekstreme dhe nivele shumë të ulëta të ujit në rezervuarët kryesorë./Corriere Della Sera

I nxehti ekstrem bën namin, humbin jetën 21 persona
Gjithsej 21 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në Beni Melal, një qytet në qendër të Marokut, si pasojë e valës së re të të nxehtit që goditi vendin, i cili është në vitin e gjashtë të thatësirës, ​​siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë (DPM) kishte paralajmëruar ardhjen e një vale të fortë të nxehti nga e hëna që do të zgjasë deri dje, të mërkurën, në shumë zona, me temperatura që mund të arrijnë deri në 48 gradë Celsius, kryesisht në Beni Melal.

“Shumica e vdekjeve janë persona që kanë vuajtur nga sëmundje kronike dhe të moshuar, me temperatura të larta që kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe çojnë në vdekjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë.

Maroku regjistroi nxehtësi rekord këtë dimër, me janarin që është muaji më i ngrohtë i regjistruar që nga viti 1940 (duke arritur pothuajse 37 gradë Celsius në vende).

I nxehti “harron” të largohet nga Shqipëria, sa do të shënojë
Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.about:blank

Pas ditës së Mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të pëqëndruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së Enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.about:blank

Ndërkohë që bota po ‘përvëlohet’ nga i nxehti, ky është vendi
Numri i të vdekurve nga shiu i dendur në Korenë e Jugut është rritur në 40, dhe presidenti i vendit Yoon Suk Yeol fajësoi të hënën autoritetet duke thënë se kanë dështuar të ndjekin protokollet e reagimit ndaj fatkeqësive. Mes viktimave ishin dymbëdhjetë individë që humbën jetën tragjikisht në një nënkalim që u përmbyt. Që nga e enjtja e javës së kaluar, rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshjet e shiut, duke arritur kulmin e sezonit të shirave që nisi në fund të qershorit.

Ministria e Brendshme ka raportuar gjithashtu nëntë persona të zhdukur dhe 34 të plagosur në të gjithë vendin. Dymbëdhjetë persona humbën jetën në një nënkalim në qytetin qendror të Çeongju. Incidenti ndodhi të shtunën kur një përmbytje e menjëhershme përfshiu 15 automjete, duke përfshirë një autobus. Nëntë presona të tjerë pësuan lëndime.

Incidenti ka ngritur shqetësime për aftësinë e Koresë së Jugut për të parandaluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj dëmeve nga përmbytjet. Disa përdorues të rregullt të rrugës kritikuan qeverinë për mos ndalimin e hyrjes në nënkalim, pavarësisht parashikimeve për përmbytje. Vitin e kaluar, kur reshjet më të mëdha në 115 vjet që shkatërruan Seulin, duke përfshirë distriktin e pasur Gangnam, rezultuan me vdekjen e të paktën 14 personave dhe përmbytje të metrove, rrugëve dhe shtëpive, qeveria u zotua të marrë masa për të trajtuar më mirë fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Presidenti Yoon, i cili kohët e fundit u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, bëri thirrje për një takim brenda agjencisë për reagimin ndaj fatkeqësive të hënën. Ai pranoi se situata ishte përkeqësuar për shkak të menaxhimit të dobët të zonave me ndjeshmëri të lartë. “Ne kemi theksuar vazhdimisht rëndësinë e kontrollit të aksesit në zonat e rrezikshme dhe zbatimin e evakuimeve parandaluese që nga viti i kaluar. Megjithatë, nëse parimet themelore të reagimit ndaj fatkeqësive nuk respektohen në vend, garantimi i sigurisë publike bëhet i vështirë,” tha Yoon gjatë takimit. Ai u kërkoi autoriteteve të bëjnë përpjekje maksimale në shpëtimin e viktimave dhe premtoi mbështetje për përpjekjet e rimëkëmbjes dhe familjet e prekura. Yoon gjithashtu propozoi përcaktimin e zonave të prekura nga përmbytjet si zona të veçanta të fatkeqësive.