Osmani – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Çfarë tha Osmani për grusht shtetin dhe gazetarët?
Një ditë më vonë, në një bashkëbisedim në Presidencë me një grup gazetarësh, Osmani u pyet që të sqaronte nëse gazetarët janë hetuar nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë për veprimtari të kundërligjshme dhe pse nuk po tregon se për kë bëhet fjalë.

KOSOVË- E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, u përball me kritika nga organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile, për shkak të deklaratave të saj që duket se krijojnë një lidhje mes “disa gazetarëve” me një “grusht shteti” dhe “Radoiçiqëve”.

Osmani ka folur për “disa të ashtuquajtur gazetarë”, që ajo tha se publiku do “të shokohej” nëse do të dinte se “me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë”.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë në Facebook më 10 shtator, në një reagim për atë që presidentja e cilësoi si “përndjekje të vazhdueshme, të kundërligjshme, e të rrezikshme që media të caktuara u bëjnë vajzave të mia të mitura”.

Çfarë tha Osmani gjatë bisedës me gazetarë?

Një ditë më vonë, në një bashkëbisedim në Presidencë me një grup gazetarësh, Osmani u pyet që të sqaronte nëse gazetarët janë hetuar nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë për veprimtari të kundërligjshme dhe pse nuk po tregon se për kë bëhet fjalë.

“E para, nuk janë hetuar gazetarët, është hetuar dikush tjetër, janë hetuar Radoiçiqët”, tha Osmani, duke iu referuar Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Për këtë rast, që Kosova e cilëson sulm terrorist, autoritetet e fajësojnë Serbinë, por Beogradi mohon çdo përgjegjësi. Ndaj vetë Radoiçiqit, dhe personave të tjerë që dyshohet se morën pjesë në sulmin në Banjskë, Kosova ka ngritur aktakuzë.

Megjithatë, Radoiçiq besohet se gjendet i lirë në Serbi, teksa Kosova vazhdimisht kërkon që ai të ekstradohet, në mënyrë që të përballet me drejtësi.

“Nuk ka pasur nevojë të hetohen disa gazetarë. Ose, më qartësisht nuk dua të përmend termin gazetar sepse nuk dua të ju fus ju në thes me njerëz të tillë. Kur hetohen Radoiçiqët, dalin bashkëpunëtorët e tyre dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, detyrë morale, detyrë ligjore që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Republikën e Kosovës, përfshirë planet për grusht shteti, përfshirë rrezikime të ndryshme që janë bërë e i bëhen Kosovës. Për këtë arsye ekzistojnë institucionet e sigurisë”, tha Osmani.

Por, sipas saj, kjo nuk nënkupton që janë hetuar gazetarët, por janë hetuar njerëz të tjerë “dhe pastaj kanë dalë shumë prova”.

“Pse nuk e kam thënë më herët”, bëri pyetje retorike Osmani. Sepse, shtoi ajo, hetimet janë duke vazhduar nga institucionet e sigurisë dhe “është vlerësim i tyre që ne nuk duhet të dalim publikisht me emra dhe mbiemra, sepse kjo do t’i pengonte hetimet, dhe unë nuk dua t’i pengoj hetimet”.

“E dinë ata kush janë, e kanë mizën pas veshit, prandaj edhe më sulmojnë mua për shkak të qëndrimeve kundër Listës Serbe sepse nuk kanë se si të jenë të suksesshëm në sulmet ndaj meje, tentojnë t’i sulmojnë vajzat e mia të mitura. Kjo është komplet politike. Por, nuk janë hetuar gazetarët. Dhe as unë si presidente, kurrë nuk kam kërkuar të hetohet ndonjë gazetar nga institucionet e sigurisë, të cilat, të ju them sinqerisht kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në parandalimin e shumë sulmeve të Serbisë në raport me Kosovën”, shtoi Osmani.

Për të parandaluar çdo sulm të Serbisë, sipas Osmanit, duhet të hetohen armiqtë e Kosovës, ata që kanë kryer “akte terroriste, që kanë kryer akte agresioni, ata që planifikojnë përsëri ta sulmojnë Kosovën”.

“E tash, përgjatë rrugës së hetimeve, del që për fatin e keq të këtij vendi ka gjithçka aty që kanë bashkëpunuar me ta. Por, unë nuk ua determinoj institucioneve të sigurisë pistat e tyre të hetimeve. Është vlerësim i tyre që të mos të dalin me emra dhe mbiemra, dhe jo vetëm për këtë rast, por edhe për shumë raste të tjera, pa përfunduar hetimet”, tha Osmani.

E kur u pyet nëse do të ishte më korrekte që të fliste me emra konkretë se për cilët gazetarë bëhet fjalë, Osmani e pranoi këtë, dhe tha se në momentin që institucionet e sigurisë ia japin dritën jeshile, ajo do të flasë edhe me emra konkretë.

Por, e para e shtetit tha se edhe me përmendjen që ajo u bën në këtë rast, nuk pengohen hetimet.

“Nuk pengohen hetimet nëse them do të shokoheshit, çdo qytetar i Republikës do të shokohej kur ta shihte një gjë të tillë. Por, për këto gjëra unë do të pres deri në momentin kur institucionet e sigurisë vlerësojnë se nuk pengohen hetimet”, tha Osmani. Reagimet për deklaratat e Osmanit

Deklaratat e Osmanit u dënuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), që tha se këto “akuza dhe insinuata” të presidentes rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve.

“AGK-ja e dënon ashpër retorikën akuzuese dhe nxitëse të presidentes Osmani gjatë konferencës për shtyp, pasi që ajo rrezikon direkt sigurinë fizike të gazetarëve. Osmani u është referuar sërish raporteve të AKI-së për të forcuar akuzat “për disa gazetarë”, për të cilat AGK mendon se vënë në pikëpyetje sigurinë juridike, jo vetëm të gazetarëve, por edhe të secilit qytetar të Kosovës”, u tha në reagim.

AGK-ja u bëri thirrje organeve të sigurisë që të deklarohen për këto akuza, që i cilësoi të rënda, dhe që tha se shërbejnë si “kërcënim i hapur ndaj gazetarëve, në përpjekje për të ndaluar punën e tyre për të bërë pyetje në interes të publikut”.

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), reagoi po ashtu në Facebook lidhur me “grusht shtetin” e përmendur nga Osmani. Sipas tij, grusht shtetin në një shtet mund ta bëjë vetëm ushtria apo segmente të saj.

“Përmendja e grusht shtetit është goditje ndaj vet ushtrisë së Kosovës dhe personelit të sa të shkëlqyer”, tha ai.

Sipas Pecit, “grusht shtete kushtetuese mund të bëjnë partitë dhe udhëheqës të institucioneve”. Edhe Ilir Deda, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se grusht shteti bëhet vetëm nga ushtria, duke ngritur pyetjen nëse Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë pjesë e “një plani për grusht shteti”.

“Nëse ka qenë, atëherë a janë arrestur pjesëtarët e FSK-së për pjesëmarrje në plan të grusht shtetit?”, pyeti Deda.

Osmani uron Trumpin: Kosova përjetësisht mirënjohëse
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Donald Trumpin pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në platformën X, Osmani tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, “për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë”.

“Kosova do të ketë përjetësisht një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në mbështetjen tonë, në disa prej kapitujve më të errët të historisë sonë”, thuhet në telegramin e urimit të shpërndarë në X.

“Përkushtimi i vendit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor, e ka shpëtuar popullin tonë nga një regjim gjenocidial”, tha gjithashtu Osmani.

Ajo shtoi se Kosova mbetet me krenari “populli më proamerikan” në botë.

Trump u betua më 20 janar si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë detyrë, ai shërebu edhe gjatë viteve 2017-2021.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump u fokusua kryesisht në çështjet e brendshme, duke thënë se “epoka e artë e Amerikës fillon tani”./REL

Osmani në Bruksel: Fokusi të jetë në parandalimin e sulmeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ka kërkuar bashkëpunim dhe që fokusi të jetë në parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”, pas sulmit në Zubin Potok. Më 29 nëntor, kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok u sulmua me mjete shpërthyese. Kosova e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist dhe e ka fajësuar Serbinë për të.

Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar sulmin. Edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “akt sabotues” sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Osmani foli për gazetarët pas takimeve që zhvilloi fillimisht me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe më pas me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani tha se në këto takime është biseduar për sulmin e fundit në Zubin Potok ndaj kanalit të ujit dhe për rreziqet e reja që mund t’i vijnë Kosovës nga sulme të tjera eventuale. Ajo tha se në takimet në Bruksel ka rikonfirmuar gatishmërinë e plotë të Kosovës për të ftuar partnerët ndërkombëtarë që të marrin pjesë në hetime për shpërthimin e 29 nëntorit.

“Duhet të kërkohet përgjegjësi për sulmet e vazhdueshme të cilat Serbia, nëpërmjet strukturave të saj ilegale, po i kryen kundër Kosovës”, tha ajo.

E pyetur se sa janë bindëse dëshmitë që i ka paraqitur Kosova sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për këto sulme, pasi që disa zyrtarë evropianë kanë deklaruar se nuk duhet nxituar me paragjykime rreth fajësisë, Osmani tha se ka mjaft dëshmi që e bëjnë përgjegjëse Serbinë.

“Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk merren me paragjykime, por me prova konkrete. Personat e arrestuar janë anëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’. Anëtarët e kësaj organizate edhe emërohen nga Serbia, edhe paguhen nga Beogradi zyrtar. Edhe po të mos ekzistonte asnjë lidhje tjetër, vet fakti që këta persona janë zyrtarë të Beogradit, paguhen, mbështeten, trajnohen për sulme të tilla nga Beogradi, dëshmon mjaftueshëm për përfshirjen e Serbisë”, tha presidentja Osmani.

Osmani iu referua një nga dy organizatave, që Qeveria e Kosovës ka shpallur terroriste vitin e kaluar. Presidentja e Kosovës po ashtu tha se sulmi i fundit në Varragë të Zubin Potokut, sipas ekspertëve, është kryer nga profesionistë të cilët është dashur që për një sulm të tillë të kenë trajnim ushtarak.

“Ne e kuptojmë se vendet e BE-së dhe NATO-s kanë procedurat e tyre për të konfirmuar përgjegjësinë e dikujt. Ato edhe mund të zgjasin shumë, megjithatë sa i përket Kosovës, këtu nuk kemi të bëjmë as me paragjykime, e as me deklarata politike, por me konstatime që bazohen në prova”, tha Osmani.

“Është taktikë për të larguar vëmendjen nga autorët e vërtetë të një sulmi të tillë. Taktika të tilla, Serbia ka bërë edhe në të kaluarën. Ka bërë gjatë luftës në Kroaci, duke shfrytëzuar struktura paramilitare, duke pretenduar se Serbia nuk ka të bëjë asgjë me ta. Pra, taktika ‘gjuaje gurin dhe fshehe dorën’. E njëjta taktikë është përdorur edhe në sulmin e shtatorit të vitit 2023, e edhe tani”, tha ajo, duke shtuar se Kosova bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar çfarëdo skenari për ndonjë sulm eventual në të ardhmen.

Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi u vranë tre sulmues serbë. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen. Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kosova ka kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë, teksa ai besohet se gjendet në Serbi. Osmani tha se në takimet që ka zhvilluar të mërkurën në Bruksel ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës dhe shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, që Prishtina e ka dorëzuar në Bruksel dy vjet më parë, por që nuk është vendosur fare në rend dite nga institucionet e bllokut evropian.

Ndërkaq, vitin e kaluar BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Sa i përket masave ndëshkuese, që i cilësoi të padrejta, presidentja kosovare tha se ka kërkuar nga Costa dhe Metsola që të ndihmojnë për të siguruar mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së për heqjen e tyre. Ndryshe, Osmani do të vazhdojë vizitën e saj në Bruksel edhe më 5 dhjetor dhe do të zhvillojë takime në selinë e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s./ REL

Osmani në Gjerman takim me Baerbock zbardhet fokus i bisedimev
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Këto kërkesa, Osmani i bëri gjatë takimeve me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Osmani takon kreun e KFOR, zbardhet tema e diskutimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ditën e sotme në një takim komandantin e KFOR-it, Özkan Uluta?.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja Osmani, ndërsa ka postuar edhe një foto në profilin e saj në Facebook.

Osmani shkruan krahas fotos se Kosova mbrohet dhe mbahet e sigurtë bashkë me aleatët.

“Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurt bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani.

Vendimi për dinarin serb, presidentja Osmani jep lajmin e mirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Ajo ka thënë se është shumë pozitive “që komuniteti ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë”.

“Me ndihmën e tyre kemi arritur që tash e tutje ato dërgesa, ajo ndihmë financiare që vjen nga Serbia, të arrijë në euro dhe jo në dinarë, dhe kjo besoj që e zgjidh një pjesë të madhe të problemit me të cilin jemi ballafaquar në të kaluarën”.

Sa i përket pjesës së dytë të propozimit, ajo ka thënë se janë duke shqyrtuar mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komunitetin serb në Kosovë të mos keqpërdoret.

“Të mos shkojë në duart e personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar dhe i kanë marrë paratë kinse në emër të qytetarëve, por i kanë shfrytëzuar për krim të organizuar. Për atë pjesë është duke u hartuar një plan që do t’i përfshijë autoritetet e Kosovës”.

Osmani ka thënë se ka shpresa që shumë shpejt do të arrihet pajtueshmëri edhe për pikën e dytë.

Prej 1 shkurtit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nisur të zbatojë një rregullore të re, e cila përcakton që euroja është valuta e vetme në përdorim për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kështu është pamundësuar përdorimi i dinarit.

Serbia deklaron se ndan ndihmë në vlerë të miliona eurove për serbët në Kosovë dhe ua nis atyre pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë në valutën e vet, dinarin.

Komuniteti ndërkombëtar i ka reaguar ashpër Kosovës për zbatim të rregullores, duke thënë se nevojitet një plan i qartë që nuk dëmton komunitetin serb, dhe se afati për zbatimin e saj ka qenë shumë i shkurtër.

“Është urgjente që kjo çështje të zgjidhet, sepse jo vetëm që u ndihmon qytetarëve që t’i tejkalojnë disa prej sfidave me të cilat ballafaqohen, por në të njëjtën kohë, të jemi shumë të sinqertë, Kosova ka probleme më të mëdha, ndër të tjera probleme të sigurisë”.

Tek jo e fundit, ajo e ka përmendur nevojën e sigurimit të kufirit me Serbinë, e cila, sipas saj, shqyrton vazhdimisht mënyra për ta sulmuar Kosovën./ REL