Para aksidentit – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

‘Para aksidentit piva raki në lokal me babain e tij’! Flet shoferi
Përplasi për vdekje Aldo Gjokën, shoferi shqiptar: Para aksidentit piva raki në lokal me babain e tij Më 9 shtator 29-vjeçari shqiptar Aldo Gjoka humbi tragjikisht jetën në Itali. Djali shqiptar vdiq pasi motori i tij ‘Yamaha’ u përplas nga një “Jaguar’.

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga ngjarja e rëndë, mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë. Marrja në pyetje e drejtuesit të mjetit që përplasi 29-vjeçarin ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Rikonstruksioni i aksidentit erdhi pas marrjes në pyetje të drejtuesit të mjetit para gjyqtares Anna Paola Capano. 44-vjeçari me iniciale R.T, drejtuesi i makinës goditi dhe vrau të riun përgjatë rrugës bregdetare Melendugno–Otranto, pranë Torre Specchia.

Historia e të dyshuarit

Autori i aksidentiti, gjithashtu me origjinë shqiptare, në arrest shtëpie pas ngjarjes, në prani të avokatit të tij Nicola Di Bello, ka rrëfyer orët që i paraprinë aksidentit fatal. Pasi drekoi në një restorant në San Cataldo, ai kishte dëgjuar theksin midis disa shqiptarëve. Mes të ftuarve ishte edhe babai i Aldo Gjokës. Grupi i vogël bisedoi së bashku për më shumë se gjysmë ore, duke pirë disa gota raki dhe duke përfituar nga prania e një këngëtari shqiptar.

Më pas përshëndetjet dhe shkëmbimi i kartvizitave, veçanërisht mes 44-vjeçarit dhe babait të Aldos, përpara se të hipnin sërish në makinë dhe të shkonin drejt aksidentit tragjik ku humbi jetën 29-vjeçari. Megjithatë, për momentin nuk ka ndonjë përparim në dinamikën e aksidentit. Burri thuhet se deklaroi se nuk i kujtohej asgjë nga përplasja, duke specifikuar gjithashtu se i ra të fikët sapo i shpërtheu airbag-i i automjetit.

Hetimet deri më tani

Sipas gjetjeve fillestare, makina po udhëtonte me rreth 120 km/h (shumë mbi kufirin prej 50 të caktuar për atë pjesë të rrugës), dhe pas marrjes së kthesës në Via Plutone, ka ‘pushtuar’ korsinë e kundërt dhe është përplasur.

Një përplasje e fortë, ku motorri ka marrë flakë dhe Aldo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Një dinamikë e cila gjithsesi mbetet nën vëzhgim edhe nga ekspertët e caktuar nga Prokuroria e Leçes dhe nga palët e përfshira, të cilët në javët në vijim do të duhet të japin të dhëna të dobishme për të hedhur dritë mbi aksidentin fatal.