Parlamentin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Plas grushti në parlamentin ukrainas
Plas grushti në Parlamentin e Ukrainës ku dy deputetë u përleshën fizikisht para votimit të një ligji vendimtar për rikthimin e pavarësisë së institucioneve kryesore antikorrupsion.

Incidenti ndodhi gjatë seancës për miratimin e një projektligji të ri që garanton pavarësinë e Byrosë Kombëtare Antikorrupsion dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit, pas protestave masive që shpërthyen në vend. Ligji kaloi me 331 vota pro dhe asnjë kundër.

Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në një atmosferë të tensionuar dhe u transmetua drejtpërdrejt, në atë që ishte seanca e parë parlamentare publike që nga fillimi i luftës me Rusinë. Arsyeja e konfliktit nuk u bë e ditur.

Votimi erdhi pasi Presidenti Volodymyr Zelensky u detyrua të tërhiqej nga një ligj kontrovers, të cilin e kishte nënshkruar në heshtje një javë më parë dhe që vendoste institucionet antikorrupsion nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ky vendim shkaktoi reagime të ashpra nga BE-ja, SHBA dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Për herë të parë që nga nisja e luftës, qindra protestues dolën në rrugët e Kievit, sfiduan ndalimin e tubimeve publike dhe kërkuan ruajtjen e pavarësisë institucionale. BE madje ngriti alarmin duke pezulluar 1.7 miliardë dollarë ndihma për shkak të ndryshimeve ligjore.

Bardhi ‘zbarkon’ në Parlamentin Britanik, zbardhen detaje nga vizita
Postimi i plotë:

Kënaqësi që gjatë vizitës në Parlamentin Britanik të takoheshim me deputetët Martin Vickers dhe Stephen Gethins, miq të Shqipërisë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Britania është një shëmbull i demokracisë dhe ne kemi shumë për të mësuar prej tyre

Nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes një qeverie kujdestare që adreson rekomandimin kyç të OSBE-ODIHR për ndalimin e përdorimit të shtetit në zgjedhje; shteti ligjor dhe një sistem drejtësie i pavarur; si dhe shqetësimi për largimet masive të shqiptarëve, kryesisht të rinjve për shkak të pamundësive ekonomike dhe meritokracisë, ishin disa nga çështjet që diskutuam.

Deputetin Martin Vickers e falënderova edhe për mbështetjen që Partia jonë simotër e Konservatorëve Britanikë i dha Partisë Demokratike në Mbledhjen Ekzekutive të IDU për miratimin e Rezolutës për Shqipërinë, që ishte një skanim realist i situatës dhe mbështetje e fuqishme për kauzat e PD, përfshirë kërkesën për krijimin e një Qeverie Kujdestare për zgjedhjet sipas modelit të Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë Shqipërinë dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, me qëllim thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe mbështetjen e ndërsjelltë mes dy partive tona.

Bardhi vizitë në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit

Spiropali akuzon opozitën: E kthyen Parlamentin në skenë krimi!
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, akuzi opoziten se e ka kthyer Kuvendin ne skene krimi diten e sotme.

Reagimi:

“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve.

Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

Debate të ashpra në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut
Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati lidhur me përbërjen e re të qeverisë. Kabineti i zotit Hristijan Mickovki do të ketë 24 anëtarë, prej të cilëve vetëm tri gra dhe kjo ka hasur në kritika jo vetëm në parlament, por edhe në qarqet e shoqërisë civile. Për miratimin e qeverisë nevojiten 61 vota nga 120 sa ka parlamenti dhe shumica parlamentare i ka votat e duhura.
Dita e dytë e debatit në parlament lidhur me programin e qeverisë së ardhshme dhe emrat e kandidatëve për ministra vazhdoi me përplasje midis ligjvënësve të VMRO-DPMNE-së që do ta drejtojë qeverinë dhe të Lidhjes Social Demokrate, e cila zotohet se do të jetë një opozitë konstruktive.

Akuza të ndërsjella shkëmbyen edhe deputetët e koalicioneve kundështare shqiptare, Fronti Evropian dhe Vlen, kryesisht për atë se kush ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët në pushtetin ekzekutiv.

Emri i shtetit është ndër çështjet që ka zënë vend në debat, teksa eksponentë të Lidhjes Social Demokrate akuzojnë VMRO-në se fitoi zgjedhjet me gënjeshtra dhe mashtrime duke premtuar kthimin e emrit Republika e Maqedonisë sapo të marrë pushtetin.

Në foltoren e parlamentit, pothuaj se të gjithë deputetët maqedonas në veçanti ata të VMRO-së e përdorin referencën ‘Maqedoni’ pa përcaktimin kushtetues që del nga Marrëveshja e Prespës, një çështje kjo që nxit pakënaqësi tek qeveria në Athinë, e cila paralajmëron se do të ndërmarrë masa.

Ndonëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski ka lënë të kuptohet se betimin do ta bëjë duke përdorur emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut, ai gjatë fjalimeve me ngulm i shmanget përdorimit të këtij emri.

Zoti Mickovski ka premtuar se nga dita e martë do të fillojë të sjellë një investim prej mbi 400 milionë eurosh në vend. Por, ekspertët vlerësojnë se nëse kjo ndodh, qeveria do të zhytej në borxhe dhe për rrjedhojë të përshkeqësohej gjendja e vështirë ekonomike në vend.

Një tjetër çështje e debatueshme në parlament është propozimi i të ngarkuarit për qeverinë e re, Mickovski që për ministër të Marrëdhënieve në mes Bashkësive Etnike ta emërojë Ivan Stolkoviçin, një politikan i pakicës serbe me qëndrime proruse dhe i dyshuar nga një pjesë e shtypit për lidhje me shërbimet sekrete serbe dhe ruse.

I mandatuari Mickovski është shprehur para pak ditësh se i besonte zotit Stoilkoviç dhe se ai kishte qëndrime promaqedonase. Ndërsa ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është shprehur në një intervistë televizive se do të ndiqej me kujdes puna e këtij politikani.

Qeveria e zotit Mickovsksi do të ketë 24 anëtarë, prej tyre vetën tre gra. VMRO-ja do të drejtojë 15 ministri; koalicioni Vlen 6 dhe partia Znam 2 ministri.

Parlamenti, sipas ligjeve duhet të votojë deri sonte në mesnatë për qeverinë e re. Shumica parlamentare i ka 78 vota; 61 nevojiten për miratimin e kabinetit qeveritar./VOA

350 milion votues për Parlamentin e ri
Nga e enjtja deri të dielën, 350 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin përbërjen e Parlamentit Evropian deri në vitin 2029. Euroskeptikët dhe nacionalistët duket se do të kenë rritje

Javët e fundit, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka vizituar të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, e “armatosur” me një slogan të thjeshtë: “Përdoreni votën tuaj”.

Në debate të panumërta në bashkitë, shkollat ​​dhe universitetet, Metsola është përpjekur të nxisë votuesit e rinj për të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane.

“E keni parasysh ajo fotografia që keni para jush kur mendoni për Parlamentin Evropian: mbi 700 vende blu. Pavarësisht nëse votoni apo jo, këto vende do të plotësohen. Tani, ju keni një zgjedhje,” u tha Metsola votuesve të rinj në Danimarkë. Ose vendosni se kush ulet në këto karrige, ose jo”.

Mobilizimi i 350 milionë njerëzve që kanë të drejtë të votojnë në Bashkimin Evropian një herë në pesë vjet nuk është i thjeshtë. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas Indisë, ishte rreth 50% në 2019.

Pjesëmarrje më e lartë e votuesve parashikohet për këto zgjedhje, sipas një sondazhi të kryer në fillim të këtij viti, në të cilin 60% e votuesve thanë se ishin të interesuar për zgjedhjet. Pjesëmarrja më e lartë mund të rezultojë vendimtare në këto zgjedhje, që anëtarët e të majtës dhe të djathtës i kanë quajtur vendimtare.

Nga pikëpamja statistikore, pjesëmarrja e lartë priret të forcojë qendrën politike dhe sondazhet tregojnë se partitë e krahut të djathtë euroskeptike dhe radikale po ecin mirë në shumë vende.

‘Çmenduri vetëshkatërruese’

Për disa parti tradicionale, është një prirje shqetësuese që e shtyu kancelarin gjerman të qendrës së majtë Olaf Scholz të bënte një paralajmërim të tmerrshëm.

“Disa populistë po bëjnë thirrje që Gjermania të largohet nga Bashkimi Evropian. Të tjerë e shohin Rusinë e [Presidentit Vladimir] Putin ose Kinën e [udhëheqësit] Xi Jinping si modele për Evropën. Dhe të tjerë duan të shpërbëjnë BE-në – çfarë çmendurie vetëshkatërruese”, tha Scholz në një video të fushatës. “Evropa dhe integrimi evropian sigurojnë prosperitetin dhe të ardhmen tonë.”

Në shumë vende, përfshirë Gjermaninë, fushatat zgjedhore janë dominuar nga çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, në sfondin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Por në të 27 vendet, sondazhet tregojnë se politika ekonomike dhe sociale është ende çështja më e madhe që ndikon në mënyrën se si njerëzit hedhin votën e tyre. Politika e migracionit nuk luan një rol vendimtar në shumicën e vendeve.

Në Francë, Itali, Holandë, Belgjikë, Austri dhe Hungari, partitë e ekstremit të djathtë janë në krye të sondazheve. Në Poloni, Gjermani dhe Suedi, partitë e krahut të djathtë mund të përfundojnë si forca e dytë ose e tretë më e fortë.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) është afërsisht e barabartë me dy nga tre partitë qeverisëse, Social Demokratët e Scholz dhe të Gjelbërit, me rreth 15%. Kristian Demokratët e opozitës së ish-kancelares Angela Merkel janë me 30%.

Në Parlamentin Evropian, anketuesit parashikojnë se partitë e ekstremit të djathtë do të rrisin ndjeshëm përqindjen e votave në mes 21% dhe 25%. Një hap i madh, por jo i mjaftueshëm për një shumicë vendimtare.