Pas disa ditësh angazhim – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Pas disa ditësh angazhim stërvitor, “Defender Europe ‘23” përmbush misionin në Shqipëri
Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘23” përmbylli  aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall Herrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit.

“Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-ve dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euro-atlanetike. “Defenderi” përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe aleatët janë më të fortë së bashku, duke kontribuuar dhe investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse kolektive”,-theksoi ministri Peleshi.

Peleshi tha se Shqipëria dëshmoi se ofron një eksperiencë të shkëlqyer në drejtim të pritjes dhe zhvillimit të stërvitjeve ushtarake në të tilla përmasa, duke rikonfirmuar aftësitë e Forcave të Armatosura për të qenë të ndërveprueshme me ushtritë simotra të Aleancës.

“Si Ministër i Mbrojtjes shpreh mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë si dhe angazhimin tim personal se do të punojmë pa reshtur për modernizimin e Forcave të Armatosura me qëllim që ato të jenë të pajisura, të trajnuara dhe të mbështetura në çdo kohë, për të bërë të mundur përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrimeve në kuadër të NATO-s”, deklaroi Ministri Peleshi.

Për më se një muaj mbi 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partnerë të saj demonstruan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji.