pishinë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Incident i pazakontë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores Rrëzohet në pishinë
Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një boksier rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij.

Phuket ishte mikpritës i edicionit të katërt të VVEED Boxing, i organizuar nga Weed Boxing Championship, një promovim që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Në këtë mbrëmje u zhvilluan gjithsej tetë duele, por njëri prej tyre u bë viral për arsye që askush nuk do t’i kishte imagjinuar.

Protagonist i momentit ishte Ivan Parshikov, një luftëtar rus me përvojë në disa nga organizatat më të njohura si ONE Championship, RCC dhe ACA. Parshikov hyri në ring me një rekord prej 21 ndeshjesh profesionale, 16 fitore dhe 5 humbje, teksa e mbylli duelin me një fitore bindëse me nokaut.

Drama nisi pas përfundimit të ndeshjes. Gjatë festimit të fitores, Parshikov u ngjit mbi litarët e ringut për të entuziazmuar publikun, por kur preku një pjesë të strukturës metalike për të ruajtur ekuilibrin, u godit papritur nga energjia elektrike.

Momenti ishte tronditës, aq sa Parshikov u shtang dhe u rrëzua jashtë ringut. Për fat të mirë, ai u ngrit menjëherë në këmbë, duke treguar se nuk kishte pësuar lëndime serioze. Në një kthesë edhe më të çuditshme, ai u drejtua menjëherë nga pishina pranë ringut dhe u hodh në të, duke notuar në drejtim të kundërt, një mënyrë krejt e pazakontë për të përmbyllur një mbrëmje sportive.

Mozzik dhe Lotina në momentet e tyre më të ëmbla, ndajnë pamje duke u përqafuar në pishinë
Dyshja simpatike, të cilët kanë fituar zemrat e publikut me raportin e tyre, duken më të lumtur se kurrë më parë.

Të dy janë në një moment të artë të lidhjes së tyre, ku dashuria dhe përkushtimi për njëri-tjetrin reflektohet në çdo postim, video apo paraqitje publike.

Kohët e fundit, Mozzik ndau me ndjekësit e tij një video romantike nga pushimet, ku shihet duke u larë në pishinë së bashku me Lotinën, të përqafuar fort, në një moment të ngrohtë që flet më shumë se fjalët.

Pamjet që ata publikuan u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, duke marrë reagime të shumta pozitive nga fansat, të cilët prej kohësh ndjekin me kureshtje dhe simpati çdo hap të çiftit.

Përqafimi në ujë ishte një dëshmi e qartë e lidhjes së tyre të sinqertë dhe emocioneve që ndajnë bashkë.

Ndonëse kanë zgjedhur ta ruajnë në një masë lidhjen e tyre larg syve të publikut, Mozzik dhe Lotina nuk hezitojnë t’i dhurojnë ndjekësve momente të vogla por të çmuara nga jeta e tyre e përbashkët.