Plakja – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Plakja e trurit, pesë mënyra si të parandaloni rrezikun
Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin.

Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditëshme.

Sipas mjekëve një person me dementia përjeton një lloj “plakje të trurit”.

Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje.

Ndërsa rreth 10 milion raste të reja zbulohen çdo vit.

Nisur nga kjo përhapje e madhe Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar një listë me gjëra që mund të bëni për t’a parandaluar.

Ndërkohë në këtë artikull, AgroWeb.org ju shpjegon disa mënyra se si mund të parandaloni dhe të ulni shancet e prekjes nga dementia.

Parandalimi i rrezikut
Ekspertët, të cilëve ju referohet AgroWeb.org, thonë se ka disa mënyra specifike se si mund të parandalohen sëmundjet e kujtesës si dementia apo alzhaimeri.

Sipas mjekëve këto mënyra janë të lidhura ngushtë me zgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetën e përditëshme.

Një jetësë e shëndetshme duke filluar që nga ushqimi e deri tek aktiviteti fizik janë thelbësore në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundje.

Më poshtë në këtë shkrim do të gjeni të specifikuar rrugën e duhur që duhet të ndiqni për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj.

Çfarë duhet të kosnumoni
Një dietë e shëndetëshme dhe e balancuar luan një rol kyç në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Duke filluar që nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo sëmundjet kancerogjene mund të evitohen nga ushqyerja e shëndetëshme.

Vlerat e të ushqyerit saktë dhe shëndetëshëm ndikojnë dhe ndihmojnë edhe shëndetin e mirë të trurit.

Ekspertët rekomandojnë çdo ushqim që është i mirë për zemrën ka efekt të njejtë edhe në tru.

Ndër dietat më me vlera është edhe dieta Mesdhetare e cila është e pasur në perime, bulmet, vaj ulliri, peshk dhe mish të bardhë.

Kjo dietë përmban vitamina dhe minerale të shumta që njihen si parandaluese të problemeve neruologjike dhe përmirësimit të tyre.

Për shkak se nuk përmban shumë yndyrna të këqija, është e pasur me omega – 3, acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.

Ushtrimet fizike
Ekspertët thonë ushtrohuni rregullisht.

Aktiviteti fizik do të përmirësojë shëndetin e trurit tuaj ndjeshëm edhe me kalimin e moshës.

Një studim i vitit 2009 nga Trusted Souce të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se personat që ushtrohen rregullisht kanë më pak probleme konjitive.

Këtu përfshihet reduktimi i problemeve që vijnë nga lloje të dementias ku bën pjesë edhe alzhaimeri.

Mjekët rekomandojnë një regjim gradual e të shëndetëshëm edhe në stërvitje duke e filluar me ecje të lehta.

Ndër vite ky aktivitet fizik mund të evoluojë teksa ju ndiheni më të fortë dhe më të gatshëm për t’a përballuar.

Duhani një kërcënim
Sipas Trustet Source të cilës AgroWeb.org i’u referua dhe më sipër, duhani rrit rrezikun e shfaqjes së dementias.

Veçanërisht tek personat e moshuar mbi të 60-t ky rrezik bëhet konkret nëse e ushqeni trupin me nikotinë.

Mjekët në këtë pikë rekomandojnë të hiqni dorë sa më shpejt nga duhani pasi efeket e tij në tru dhe në organizëm janë të pariparueshme.

Jini sa më social
Ndonëse nuk ka ndonjë studim të qartë për këtë mjekët rekomandojnë që të jeni sa më social gjatë përditshmërisë tuaj.

Izolimi social mund të sjellë sëmundje si depresioni, ankthi dhe dëmtime të trurit si pasojë e prekjes nga dementia.

Nëse mbani kontakte të vazhueshme me njerëz gjatë ditës sistemi juaj nervor do të jetë më i shëndetëshëm.

Këtë stil jetese mund t’a bëni tuajin duke filluar nga që nga sot.

Në këtë mënyrë truri juaj do të funksionojë sa më mirë dhe do të rigjenerojë vetëveten.