Plani i Laert Haxhiut – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Plani i Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren: I fotografonte
Laert Haxhiu është vetëm 31 vjeç. Autorësinë e tij dhe të grupit të tij kriminal mbajnë një mori aktesh dhe veprash të rënda penale, ndërkohë që ai është i arrestuar në Greqi për llogari të prokurorisë së Janinës.

Haxhiu, i cili doli në skenë në tentativat e tij për të ekzekutuar nipin e Aldo Bares, Xhulion, dëshmoi se ishte një vrasës gjakftohtë. Ai shtiu mbi katër persona në mes të Lushnjës, në mes të ditës dhe në mes të rrugës. Për fatin e tij, Xhulio, sapo ishte ndarë me shokët e tij.

Dy djem humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi 5 vjet më parë! Policia e Lushnjës, e cila mblodhi viktimat dhe gëzhojat në vendin e masakrës, nisi kërkimet për autorët kryesor. U ngritën edhe FNSH e RENEA. U tha se kishte marrë rrugën në drejtim të Beratit dhe madje atje ishte edhe strehuar. Por, në fakt, kërkimet u ndërprenë, po jo aktiviteti i tij, sipas dëshmisë së krahut të djathtë të tij.

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në atë ngjarje masakër Policia dhe Prokuroria lokale kuptuan se bëhej fjalë për rindezjen e hasmërive të vjetra nga një brez tjetër, por Laert Haxhiu bashkë me Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, konsideroheshin po aq gjakësorë sa grupet rivale që u lindën në ’97-n jo të largët. Me atë ngjarje, nis një epokë e re e krimit të hakmarrjes në Lushnjë, por edhe tentativa për t‘i vënë pas hekurave të rinjtë që e përgjakën atë ditë Lushnjën e “fjetur”!

HETIMI DHE KËRCËNIMI I ‘HESHTUR’!

Merita Selimi ishte prokurorja e çështjes. Ajo punoi dhe hetoi mbi çështjen për muaj të tërë duke u rrekur që të bashkonte fakte dhe prova për atentatorët që i bënë karshillëk ligjit dhe shtetit. Ia del ta ngrejë akuzën në nivel grupi kriminal, e për pasojë çështja i kalon Prokurorisë së Posaçme. Sërish çështjen e merr një prokurore grua, Doloreza Musabelliu.

Si duket Laert Haxhiu nuk e prit mirë kërkesën e saj për dënimin me burg të përjetshëm, e për pasojë, ata, thuhet sipas prokurorisë së Elbasanit që ka nxjerrë informacionin e të penduarit, hartojnë planin për eliminimin fizik të të dyjave. E ndërkohë që hetimet e gjykimet bëheshin në mungesë, ndonëse Orgest Bilbili u kap rastësisht në Tiranë, Laert Haxhiu, duk shfrytëzuar edhe terrenin e pastër nga rival të tjerë në Lushnjë, nis vrasjet në disa rrethe.

Policia gjithnjë në ku ndërkohë kërkonte autorë dhe të dyshuar nëpër vendet ku kryheshin vrasje, deri në momentin kur vritet Elton Mermali. Vrasja e tij, për këdo që i njihte përplasjet e dhunshme e të hershme të lushnjarëve, e kuptonte se pas atij krimi mund dhe duhej të ishte Laert Haxhiu, pinjolli i familjes që dukej se kërkonte hakmarrje për xhaxhanë e tij.

I penduari i drejtësisë, një nga njerëzit më të afërt të tij, i ka thënë prokurorisë së Elbasanit, gjithnjë sipas të dhënave që ka nxjerrë kjo prokurori vetë, se Laert Haxhiu kërkonte të vriste edhe dy prokuroret gra që e kanë hetuar për masakrën e Lushnjës. Në fakt, prokurorja e Lushnjës, ka pasur problem me vetingun, ndërkohë që prokurorja e SPAK vetëm ditën e djeshme është vënë në mbrojtje të posaçme nga Policia e Shtetit. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar për marrjen në mbrojtje të saj dhe familjes së saj, bëhet me dije se dëshmia e Artan Tafanit, në lidhje tentativën për të eliminuar të dy prokuroret dhe një avokat, është marrë e mirëqenë, e për pasojë është kërkuar edhe mbrojtje për Musabelliun.

RRËFIMI I TË PENDUARIT

Dëshmia e Artan Tafanit, i penduar tashmë i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK Doloreza Musabelli, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit. Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për “të hequr qafe” Musabelliun, si dhe prokuroren e Lushnjës Merita Selimi dhe një avokat.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes. I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do të sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani sipas prokurorisë së Elbasanit.

MASA E SIGURISË

Dje, anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, dolën para Gjykatës së Elbasanit. Ata ranë në pranga pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ishte edhe vetë i pranishëm në seancë bashkë me shoqen e Laert Haxhiut, Klea Gjata. Avokati i kësaj të fundit ka thënë se nuk mund të verifikohen dëshmitë e të penduarit për tri ditë.

Plani i Laert Haxhiut për të vrarë zyrtarë të lartë vë në lëvizje shtetin, ja çfarë do të ndodhë sot

Gjithë bota me sy nga testamenti i Prigozhin, djali 25 vjeçar përfiton mbi 100 milionë euro

Banesa e ministres në Kosovë bie pre e vjedhjes, zyrtarja e lartë përballet me një nga hajdutët
“Ka një mungesë motivacioni të prokurorisë në veprimet hetimore të saj. Nuk ndodh që për 3 ditë të ketë verifikim dhe konfirmim deklaratash të një të penduari. Organi i akuzës ka përdorur metoda ekstra ligjore, për interesa të caktuara”, ka thënë avokati i Klea Gjatës, Detar Hysi.

Është mësuar se 9 të arrestuar qëndruan prapa hekurave në sallën e gjyqit, ndërsa nuk kishte afërsi të tyre fizike me të pandehurin Artan Tafani. Ky i fundit u mësua me masën e sigurisë në sallë, duke kryqëzuar me shokët vetëm shikimet.

Në grupin që dolën për masë mungonte kreu i tyre, Laert Haxhiu, ndërkohë bëhet me dije se të akuzuarit nuk kanë kundërshtuar për asnjë moment duke ua lënë në dorë avokatëve të flasin për ta.

A janë të mbrojtur prokurorët e SPAK?

Dëshmitë dhe hetimet e fundit ndaj bandës së Laert Haxhiut kanë risjellë në vëmendje rrezikun që u kanoset prokurorëve të SPAK, por jo vetëm, nga grupet kriminale që nuk e njohin frikën ndaj shtetit. Ata që zyrtarisht përfaqësojnë shtetin, prokurorët dhe në rastin e fundit ata të SPAK janë vënë në shënjestër të krimit që me sa duket nuk kursen as familjet e tyre.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila ka në dorë çështjen e Laert Haxhiut ishte nën vëzhgim nga banda e tij, gjë e cila u mësua pas dëshmisë së Artan Tafanit, anëtar i kësaj bande. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të kësaj çështjeje janë marrë masa shtesë mbrojtëse për Musabelliun.

Sipas saj, shoqërues kanë vetëm 10 prokurorë të SPAK, teksa pjesa tjetër nga 17 gjithsej, janë pa mbrojtje as personale dhe as për familjet e tyre. Po kështu për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme nuk parashikohet mbrojtje dhe as për familjen e kreut aktual të SPAK