politike – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament
Përleshje në Parlament, protesta në rrugë, përplasje mes qytetarëve dhe shoferëve gjatë përkujtimit të viktimave të tragjedisë në Novi Sad… Kriza politike në Serbi është duke dalë gjithnjë e më shumë jashtë institucioneve.

Pakënaqësia e qytetarëve dhe opozitës kulmoi pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

liver Toshkoviq, profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha mënyrat se si njerëzit e pakënaqur mund ta shprehin pakënaqësinë e tyre ose t’i kërkojnë të drejtat e tyre, janë të bllokuara.

“Dhe pastaj ku do të shprehen, veçse në rrugë…”, thotë ai.

Imazhet nga rruga u zhvendosën në Kuvendin e Serbisë.

Në seancën ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2025, opozita serbe priti kryeministrin dhe ministrat me mesazhin: “I keni duart e gjakosura”.

Në këtë mënyrë, ajo shprehu pakënaqësinë e saj që nuk iu pranua kërkesa për të diskutuar besimin në Qeveri.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës i ndau sigurimi parlamentar, pasi u rrahën dhe u shtynë gjatë seancës së 25 nëntorit.

Opozita e akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe se mban përgjegjësi politike dhe penale për rënien e strehës në stacionin e rinovuar hekurudhor.

Jovan Komshiq, profesor në Universitetin e Novi Sadit, thotë për Radion Evropa e Lirë se strukturat qeveritare të udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe, janë më përgjegjëset për nivelin e tensioneve në shoqëri.

“Refuzimi i mundësisë së dialogut me strukturat opozitare, në vend të rezultatit të dëshiruar për margjinalizim strategjik dhe afatgjatë të opozitës, prodhoi një reagim mbrojtës të segmenteve të ndryshme të opozitës”, thotë Komshiq.

Çfarë ndodhi në rrugë?

Pa përleshje nuk kaloi as aksioni “Ndalu Serbi”, gjatë të cilit qytetarët, më 22 nëntor, bënë nderimet e tyre për viktimat në Novi Sad, me 15 minuta heshtje në disa qytete të Serbisë.

Për përfaqësuesit e pushtetit, ky veprim ishte “maltretim” i qytetarëve dhe “bullizëm”.

Në rrugë ndodhën disa incidente – në Beograd para ndërtesës së Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), pastaj para Fakultetit të Arteve Dramatike dhe në Novi Sad, po ashtu.

Shoferët e zemëruar sulmuan qytetarët që qëndronin në rrugë për t’i nderuar viktimat dhe kërkuan përgjegjësi për vdekjen e tyre.

Gjatë këtyre incidenteve, kishte taksi që u përplasën me qytetarët, pastaj përleshje me grushte mes studentëve, gazetarëve iu morën telefonat nga duart, e disa qytetarë të tjerë dolën në rrugë duke goditur me çadra.

Bllokimit të trafikut iu kundërvunë disa burra me kapele në kokë dhe maska në fytyrë.

Në rrjetet sociale, opozita dhe qytetarët i identifikuan me emër dhe mbiemër disa prej atyre që kundërshtuan aksionin “Ndalu Serbi”. Sipas tyre, ata përfshinin anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe dhe punonjës të komunave dhe ndërmarrjeve publike.

Sherr e konflikt verbal kishte edhe më 23 nëntor gjatë një bllokade në lagjen elitare “Beogradi në ujë”. Disa shoferë u përplasën me një grup aktivistësh e qytetarësh që kundërshtojnë shembjen e Urës së Vjetër të Savës.

Javën e kaluar, për tri ditë radhazi, deputetë të Parlamentit të Serbisë dhe ata të Vojvodinës, ashtu si dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Novi Sadit, bllokuan hyrjen e Pallatit të Drejtësisë në Novi Sad, ku gjenden gjykatat dhe prokuroritë.

Aksioni “Bulevardi i gjurmëve të gjakut” në Novi Sad për shkak të shembjes së strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, 24 nëntor 2024.

Aksioni “Bulevardi i gjurmëve të gjakut” në Novi Sad për shkak të shembjes së strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë, 24 nëntor 2024.

Ata kërkuan përgjegjësi për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor, si dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar në protestën e 5 nëntorit, duke pretenduar se policia “arrestoi në mënyrë arbitrare dhe përdori forcë të tepruar”. Policia i hodhi poshtë këto pretendime.

Gjatë protestës para Pallatit të Drejtësisë kishte disa incidente me policinë. Shumica e seancave gjyqësore u shtynë.

Për brutalitetin e policisë e ngritën zërin edhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmendur shembullin e një pensionisti, për të cilin thanë se ka përfunduar në operacion, për shkak të rrahjes në stacion policor.

Policia tha se është duke përcaktuar rrethanat e lëndimit të pensionistit.

Kujt i përshtaten konfliktet?

Politologu Jovan Komshiq vlerëson se strukturave të pushtetit, aktualisht, mund t’u përshtaten skenat e pakënaqësisë, grindjeve, konflikteve dhe dhunës.

Këto skena “transmetohen në mënyrë të kontrolluar, përmes filtrit propagandistik të mediave dhe tabloideve pro regjimit, për të shkaktuar frikë dhe pakënaqësi te shikuesit e manipuluar”, thotë ai.

Duke reaguar ndaj protestave, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, i cilësoi përfaqësuesit e opozitës si “banditë” dhe “ekstremistë që po përpiqen ta marrin pushtetin pa zgjedhje”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzoi deputetët e opozitës për “sjellje të egër” në Kuvend.

Ai tha se “politikanët e papërgjegjshëm nuk e fshehin më dëshirën e tyre për të provokuar një luftë civile në Serbi”.

Psikologu serb, Oliver Toshkoviq, thotë se ka shumë pakënaqësi që janë të natyrshme në çdo shoqëri, porse ato nuk adresohen, por shtypen ose intensifikohen.

“Duke i quajtur tradhtarë njerëzit e pakënaqur, ju i ofendoni hapur dhe zemërimi, me kalimin e kohës, rritet”, thotë ai.

Komshiq thotë se bashkëpunimi për tema të rëndësishme të interesit kombëtar dhe zhvillimit të Serbisë, mungon në politikën e Partisë Përparimtare Serbe.

Sipas tij, edhe balanca e pushtetit është reduktuar në minimum.

Vuçiq, përkundër kritikave ndaj opozitës, në ditën e incidenteve në Kuvend, i ftoi të bisedojnë edhe pushtetarët, edhe opozitën.

Dalja në zgjedhje?

Toshkoviq thotë se mënyra e duhur për ta qetësuar krizën, do të ishte që Qeveria të thoshte “t’i rikthejmë institucionet”.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të ishin rrugëdalja më normale.

“Megjithatë, ato janë të pamundura, sepse askush këtu nuk beson se zgjedhjet janë plotësisht të drejta”, thotë Toshkoviq.

Akuzave të opozitës serbe se zgjedhjet e dhjetorit të kaluar janë manipuluar, Parlamenti Evropian dhe institucionet e tjera iu përgjigjën duke thënë se ato duhet të hetohen.

Autoritetet, ndërkaq, i hodhën poshtë të gjitha akuzat.

Për Komshiqin, treguesi i parë i një qasjeje më të përgjegjshme të autoriteteve në Serbi për zgjidhjen e konflikteve në rritje, do të ishte heqja e perdes së fshehtësisë nga të gjitha kontratat që janë bërë.

Kjo është edhe një nga kërkesat e protestuesve, pas rënies së strehës në Novi Sad.

Kontrata për rinovimin e ndërtesës së stacionit që shteti serb ka lidhur me dy kompani kineze, nuk është e disponueshme për publikun.

Trembëdhjetë persona janë në paraburgim në kuadër të hetimeve për shembjen e strehës më 1 nëntor.

Në mesin e tyre është edhe Goran Vesiq, ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë. /REL

Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA
Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan.Presidenti Joe Biden i dënoi aktet e dhunës, pas atentatit të dytë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

“Në Amerikë, mosmarrëveshjet tona i zgjidhim në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit, jo me armë“, tha zoti Biden.

Shërbimi Sekret amerikan është nën trysninë e Kongresit për dështimin e marrjes së masave të duhura gjatë atentatit të parë ndaj zotit Trump më 13 korrik. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson i tha agjencisë së lajmeve ‘Fox News’ se incidenti i dytë tregon nevojën për ndryshim.

“Mendoj se tek Shërbimi Sekret ka njerëz që janë vërtet patriotë, njerëz të mrekullueshëm. Problemi është udhëheqja. Nuk kemi besim”, tha zoti Johnson.

Po në ‘Fox News’ Ish-Presidenti Trump tha se fajin për atentatin e ka retorika e demokratëve. Por, udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e dënoi atentatin të hënën.

“Nuk ka vend në Amerikë për asnjë lloj dhune politike”, tha ai.

I dyshuari, Ryan Routh, akuzohet se qëndroi i fshehur dhe i armatosur në shkurre jashtë fushës së golfit të zotit Trump në Florida.

Aktivisti 58 vjeçar është mbështetës i fortë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, gjë që e kishte shprehur edhe në një intervistë për agjencinë ‘Newsweek Romania’ më 2022.

“Ky konflikt është padyshim bardh e zi, e mira kundër të keqes”, pat deklaruar ai.

Rusia tha dje se atentati ishte një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

“Të luash me zjarrin ka pasojat e veta”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlimit.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit u thanë gazetarëve se masat shtesë pas atentatit të parë ndihmuan në mbrojtjen e zotit Trump të dielën.

“Sistemi mund të funksionojë, sepse i dyshuari as nuk arriti të afrohej. Ne e kapëm dhe e dorëzuam para drejtësisë“, tha Ric Bradshaw, sherif në bashkinë Palm Beach.

I dyshuari Routh u paraqit të hënën në një gjykatë federale në Florida, ku u njoh me akuzat e para për shkelje të ligjit të armëmbajtjes./VOA

Partitë politike vuajnë nga “informaliteti i skajshëm” në Shqipëri
Nga rënia e sistemit komunist në vitin 1991 e deri më sot, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 134 parti politike gjithsej, por vetëm tre prej tyre janë çregjistruar sipas të dhënave të siguruara nga Gjykata e Tiranës.

Megjithatë, sipas një raporti auditi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më shumë se 80% e tyre ekzistojnë vetëm në letër. Raporti evidentoi gjithashtu se 107 parti politike ishin në shkelje të ligjit, pasi nuk kishin një zyrë, një adresë dhe në disa raste kryetarët kishin ndërruar jetë.

Ekspertët e politikës në Shqipëri theksojnë se ky është një tregues i informalitetit të lartë të partive politike në Shqipëri, ndërsa shprehin nevojën e rishikimit të ligjit për Për Partitë Politike.

“Rreth 92% e partive politike rezultojnë që janë informale, pra nuk ekzistojnë as adresat praktike, as strukturat, as mundësitë për të kontaktuar kryetarët dhe drejtuesit e tyre, duke çuar një informalitet të skajshëm të partive politike,” i tha BIRN Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Ligji ‘Për Partitë Politike’ është miratuar në vitin 2000 dhe i jep mundësinë çdokujt që të krijojë një parti politike, me kushtin që të mbledhë 3 mijë firma dhe t’i dorëzojë ato në Gjykatën e Tiranës, së bashku me statutin e partisë. Por ligji nuk ka asnjë parashikim se çfarë do të ndodhë nëse themeluesit largohen nga kjo forcë politike, ose në rastin më të keq, ndërrojnë jetë.

Rezart Kthupi, ekspert i proceseve zgjedhore i angazhuar më parë me Partinë Demokratike mendon gjithashtu se ligji ka vakuume të mëdha dhe nevojë urgjente për ndryshime.  “Problemi kryesor i ligjit është mungesa e kontrollit. Gjykata është institucioni i cili vihet në lëvizje vetëm me kërkesën e palës (partisë politike) dhe nuk ka mekanizma të kontrollit mbi veprimtarinë e partisë politike,” tha Kthupi.

“Në formën aktuale të ligjit nuk ka asnjë mekanizëm ligjor, qoftë ky administrativ apo gjyqësor, i cili të mund të vlerësojë nëse një parti politike i përmbush më kushtet që duhen për regjistrimin e saj, apo nëse vijon të ekzistojë, në kuptimin e aktivitetit të brendshëm partiak apo në kuptimin e aktivitetit politik,” shtoi ai.

Partitë politike në Shqipëri nuk kanë vetëm probleme formale, por edhe në mënyrën se si funksionojnë për të garantuar transparencën, llogaridhënien si dhe zbatimin e statutit për zgjredhjet e brendshme.  Sipas Kthupit, kjo nuk vjen vetëm për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme, por edhe të mekanizmave ligjorë.

“Problemi më i madh i ligjit aktual është pikërisht mungesa e mekanizmave vlerësues nëse statutet e partive politike respektohen apo jo,” tha ai, duke shtuar se “demokracia e brendshme fillon me zbatimin e rregullave të përbashkëta mbi të cilat është themeluar partia”.

Në përgjithësi, statutet e partive sanksionojnë zgjedhje periodike, ku mandatet variojnë nga 3 deri në 5 vite për të gjitha organet drejtuese, por a respektohen këto afate?

“Ajo që ndodh rëndom është që pavarësisht parashikimeve statutore, pjesa dërmuese e partive politike nuk kryejnë zgjedhje periodike, pikërisht sepse ligji nuk ka parashikuar asnjë instrument, i cili e detyron partinë politike që t’i realizojë ato. Mbetet vetëm në vullnetin e organeve drejtuese të partisë ta zbatojnë ose jo statutin,” theksoi Kthupi.

Ligji aktual nuk parashikon domosdoshmërisht regjistrimin e organeve drejtuese të partisë, me përjashtim të kryetarit, gjë që sipas Krasniqit ka bërë që këto parti të sundohen nga kryetarët e tyre.

“Individët kryetarë, të cilët sundojnë partitë politike, i trajtojnë si grupimet e familjes së tyre, të biznesit të tyre, të karrierës së tyre personale, të CV-së së tyre dhe të  nevojave të tyre personale,” tha Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

Nevojën për ndryshimin e ligjit, Krasniqi e përforcon dhe me kërkesat e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku vendi duhet të përgjigjet edhe për transparencën e partive politike. Por duke qenë se këto “detyra shtëpie” janë në kapitujt e fundit, Krasniqi është pesimist se reformimi mund të bëhet së afërmi.

“Procesi i reformimit të partive do jetë i largët dhe fatkeqësisht nuk është prioritet kryesor as në dokumentet ndërkombëtare referuar Shqipërisë, por ngelet kushti i vetëm që përmes demokracive në partitë politike të kemi demokraci në Shqipëri”, përfundoi ai./Reporter.al