Politikë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Letra e hapur e Ilir Beqajt nga burgu: Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?!
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka publikuar një letër të hapur ku kritikon mënyrën sesi Kuvendi i Shqipërisë ka trajtuar raportimet vjetore të institucioneve të pavarura të drejtësisë për vitin 2024.

Duke e cilësuar procesin si një dështim në dy vite radhazi, Beqaj shprehet se drejtuesit e institucioneve si KLGJ, KLP, ILD i kanë shmangur pyetjet konkrete me justifikimin e “pavarësisë së tyre”, ndërsa vetë deputetët janë treguar pasivë, duke mos ngritur pyetjet që publiku pret.

“Pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet kjo pavarësi,” shkruan Beqaj.

Letra e Ilir Beqajt nga burgu:

Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?

(Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë)

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Prej muajsh jam në një regjim të kufizuar. Kjo më ka dhënë më shumë kohë të lirë se zakonisht dhe televizori është bërë dritarja ime e vetme me botën e lirë. Për të dytin vit rresht, kam ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Kur kam qenë vetë në atë sallë, nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë këtyre raportimeve. Më shumë më kanë tërhequr ato të ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Por sot, me distancë dhe përvojë konkrete me sistemin e drejtësisë, më është bërë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar për dy vite rresht me raportimet e institucioneve të pavarura si KLGJ, KLP, ILD, etj.

Drejtuesit e këtyre institucioneve iu shmangën përgjigjeve për pyetjet konkrete, sepse janë të pavarur. Dhe, në një farë mënyre, kanë të drejtë. Aq më tepër kur vetë ata që u kanë dhënë me votë pavarësinë, nuk mund të jenë ata që ua cenojnë.

Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”

Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi. Nuk jam jurist, por përvoja në jetën publike dhe përballja e viteve të fundit me drejtësinë më kanë ndihmuar të përpiloj një listë pyetjesh joshteruese, por thelbësore, që Kuvendi dështoi t’i bëjë.

I. Pyetje të përgjithshme dhe institucionale

1. Si është e mundur që nuk u trajtua fare çështja e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? A u hetua kush e urdhëroi, si u krye dhe a u respektuan garancitë ligjore? Pavarësia e gjyqtarëve kushtetues nuk mbron vetëm disa individë, por mbron baraspeshën e gjithë sistemit.

2. Si është e mundur që Apeli i GJKKO-së nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kur Kushtetuta thotë se vendimet e saj janë “të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre?

3. Si është e mundur që prej gjashtë vitesh KLGJ nuk ka emëruar asnjë kryetar gjykate, por të gjitha janë me drejtues të komanduar? Komandimi i përhershëm është kontradiktë. Pa drejtues të qëndrueshëm, s’ka as vizion, as llogaridhënie.

4. Si është e mundur që kolegje të ndryshme penale të Gjykatës së Lartë japin vendime të kundërta për të njëjtën çështje juridike dhe Gjykata nuk nxiton të nxjerrë vendim njësues? Kur praktika përçahet, drejtësia bëhet lotari.

5. Si është e mundur që pas gjashtë vitesh funksionimi, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka kuptuar qartë kush është “funksionar i lartë” sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale? Sa vendime të Gjykatës së Posaçme janë rrëzuar pikërisht sepse akuzat janë ngritur ndaj personash që nuk hynin në kategorinë e funksionarëve të lartë? Pavarësisht kompetencës materiale, kompetenca personale nuk mund të shpiket për raportim statistikor.

6. Si është e mundur që pragu financiar për të kualifikuar një vepër penale si “me pasoja të rënda” ende mbështetet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë të vitit 2003? Në një vend ku çmimet, kostot dhe pagat janë rritur disa herë, drejtësia vazhdon të gjykojë me “vlerën e parasë” së para 22 viteve. Sa është rritur ndërkohë paga vjetore e vetë prokurorëve që zbatojnë ende atë prag? Nëse ligji nuk ecën me kohën, drejtësia ngelet në muze.

7. Sipas nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, përgjimet lejohen me vendim gjykate për një periudhë 15-ditore dhe mund të zgjaten vetëm me një vendim tjetër, po aq të arsyetuar. Por kur pas disa 15-ditësh radhazi përgjimet nuk evidentojnë asgjë të dyshimtë, pse gjykata miraton këmbënguljen e verbër të prokurorisë për t’i vazhduar? Ligji kërkon “arsyetim të posaçëm”, jo “miratim rutinë”. Përndryshe, kontrolli gjyqësor humbet kuptimin dhe përjashtimi kthehet në normë.

8. Pse është shndërruar përjashtimi i nenit 223/3 të K.Pr.P. (shtyrja e depozitimit të proceseve të përgjimit) në rregull të përgjithshëm? Në çdo kërkesë të parë kërkohet që procesverbalet të mos depozitohen për pesë ditë, por “deri në fund të hetimeve”. Përjashtimi nuk është më përjashtim, por është kthyer në praktikë të qëndrueshme, duke hequr çdo kontroll real të gjykatës.

9. Si është e mundur që afati 15-ditor i përcaktuar në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale për t’u shprehur me vendim mbi kërkesat e mbrojtjes shkelet haptazi nga prokuroritë, pa asnjë pasojë? Kur vetë organi që kërkon zbatimin rigoroz të ligjit e shkel atë me heshtje procedurale, çdo garanci bëhet formale. Ligji nuk është “orientues”. Është detyrim.

10. Si është e mundur që tarifa për një faqe fotokopje në Prokurorinë e Posaçme të jetë 6.6 lekë për qytetarin, ndërsa vetëm 2.2 lekë për gjykatën? Në një sistem drejtësie që predikon barazi para ligjit, si justifikohet që vetë shteti paguan tri herë më pak se pala që mbron veten? Tarifa me përkufizim duhet të mbulojë kostot. Pak rëndësi ka kush e kërkon shërbimin.

II. Pyetje teknike dhe procedurale

11. Si është e mundur që prokuroritë anashkalojnë jurisprudencën e detyrueshme për provat digjitale? Po përmend disa prej tyre: Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 23.12.2021, “Lapsi.al”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 24.04.2025, “E.Q.”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, korrik 2025, “O.Y.”. Këto nuk janë opinione, por standarde të detyrueshme.

12. Si është e mundur që prokuroritë i kërkojnë të dhëna personale kompanive celulare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale? Privatësia nuk mund të shkelet me “letër kërkese”.

13. Si është e mundur që kërkohen të dhëna për korrespondencën postare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenin 209 të K.Pr.P.? Posta nuk është kuti e hapur për çdo prokuror të zellshëm.

14. Si është e mundur që prokuroritë kërkojnë të dhëna për korrespondencën elektronike nga AKSHI pa vendim gjykate (nenet 208/a dhe 209 K.Pr.P.)? Shteti nuk mund t’i kërkojë një institucioni shtetëror të shkelë të njëjtin ligj që duhet të zbatojë.

15. Si është e mundur që kërkesat për sekuestrim sendesh formulohen në mënyrë të përgjithshme: “pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, servera, aparate telefoni, pavarësisht kujt i përkasin”, dhe gjykatat i miratojnë pa asnjë kufizim? Këto janë “cartabianca” që bien ndesh me nenin 207 të K.Pr.P., i cili kërkon përcaktim konkret të sendeve që mund të sekuestrohen.

16. Kur do të ndalojnë prokuroritë dhe gjykatat së shkeluri haptazi Konventën e Budapestit, të ratifikuar me ligjin nr. 8888/2002? Standardet ekzistojnë, thjesht mungon vullneti për t’i zbatuar.

17. Kur do të pajisen laboratorët e kriminalistikës me standardet ISO që kërkojnë udhëzuesit e Këshillit të Evropës dhe të GJEDNJ-së për provat elektronike? Të paktën ISO/IEC 27037 dhe ISO/IEC 27042 janë parakusht për çdo hetim të besueshëm digjital.

18. Kur do të ndalojnë laboratorët së përdoruri algoritme hash të papranueshme si SHA-1 apo MD5? Mjafton një kërkim i thjeshtë në “Google” për të mësuar se janë të cenueshme. Integriteti i provës digjitale nuk mund të mbrohet me teknologji të viteve 2000. Minimalisht, standardizohet SHA-256/SHA-3, me zinxhir të plotë ruajtjeje.

19. Kur do të akreditohen laboratorët tanë të kriminalistikës? Pa akreditim sipas ISO/IEC 17025, çdo raport ekspertize mbetet i diskutueshëm dhe drejtësia s’ka dot siguri mbi provat që përdor.

Kjo listë, sigurisht, nuk është e plotë. Por edhe kaq mjafton për të treguar se Kuvendi nuk mund të mjaftohet me dëgjime formale.

Duhet të thërrasë jo vetëm KLGJ, KLP e ILD, por edhe Dhomën e Avokatisë si palë të interesuar.

Të kërkojë përgjigje konkrete, afate dhe masa korrigjuese dhe pastaj të kërkojë llogari në raportimin e ardhshëm.

E di se pas këtij shënimi do të më thonë:

“Shih punën tënde e mos na jep mend.”

“Po e thua tani, se ke hallin tënd.”

“Ti ke qenë vetë aty kur u miratuan ligjet e reformës, s’ke pse ankohesh tani.”

Mund të kenë të drejtë në një pjesë. Por rëndësi nuk ka kush i thotë këto gjëra.

Rëndësi ka nëse janë të vërteta dhe kushdo mund të përballet nesër me një sistem që sot e mendon të “largët”.

Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje.

Unë, nga ky regjim i kufizuar, kam zgjedhur pyetjet.

JU???

Me respekt,

Ilir Beqaj

Ofendoi Peleshin, PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes, mund t’i kushtojë Gazment Bardhit 30 ditë përjashtim nga punimet parlamentare.

Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, që kërkojnë ta lënë Bardhin 1 muaj jashtë Kuvendit për shkak se, sipas tyre, ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi.

“Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e socialistëve.

Kërkesa e socialistëve është firmosur nga 14 deputetë, mes të cilëve pjesa më e madhe, të ulur për herë të parë në këtë legjislaturë në karrigen e deputetit. Në sy, bie edhe firma e Zegjine Çaushit.

Përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e së enjtes erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi duke iu përmbajtur vetëm pyetjeve me shkrim të dorëzuara më herët nga deputetët.

Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.

Këshilli i Ministrave merr vendimin për shpenzimet për udhëtimet e Ramës jashtë vendit
TIRANA- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme, me pretekstin për mbrojtjen e të dhënave, ka vendosur që të klasifikojë si konfidenciale faturat, apo marrëveshjet e fluturimeve të kryeministrit Edi Rama. Ky vendim i Këshillit të Ministrave vjen vetëm disa muaj pasi Dosja.al, raportoi për një udhëtim, që shkonte deri në 36 mijë euro, të kryeministrit Edi Rama në Hagë me charterin Gulfstream Aerospace G-IVSP, të kompanisë turke TC-EMR.

Në dokumentin zyrtar, qeveria ka shtuar një ndryshim të rëndësishëm në funksionet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e këtyre udhëtimeve dhe për nënshkrimin e kontratave të konfidencialitetit me palët e përfshira.

Po ashtu, çdo institucion që përfiton nga këto shërbime do të nënshkruajë aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, për të ruajtur informacionin e konsideruar të ndjeshëm.

“DSHQ negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës,” thuhet ne VKM-në e publikuar në faqen zyrtare ditën e sotme.

Në një tjetër pikë të këtij vendimi thuhet se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ushtron funksionin e organit qendror për blerjen e biletave dhe akomodimin në hotele të kryeministrit Edi Rama në shtetet që udhëton. Dhe të gjitha këto, përfshi akomodimin, biletat apo shpenzimet, faturat do të jenë të klasifikuara si konfidenciale.

VENDIMI:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.34, DATË 7.1.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE DHE TRAJTIMIN E PERSONALITETEVE TË LARTA”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.34, datë 7.1.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Shkronja “ë”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon: “ë) ushtron funksionin e organit qendror blerës për blerjen e biletave në fushën e transportit ajror si dhe rezervimin, blerjen e shërbimeve të akomodimit në hoteleri jashtë vendit dhe siguron shërbimet logjistike shtesë për delegacionet shtetërore jashtë vendit, për Kryeministrinë dhe ministritë. Për Kabinetin e Kryeministrit, institucionin e Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, këto shërbime i ofrohen në rast se kërkohen prej tyre.

Shpenzimet për kryerjen e këtyre shërbimeve mbulohen nga buxhetet e institucioneve përfituese. DSHQ-ja negocion kontrata kuadër me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi dhe nënshkruan kontrata konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës. Me çdo institucion, i cili do të marrë shërbimin sipas kësaj shkronje, DSHQ-ja nënshkruan aktmarrëveshje bashkëpunimi dhe konfidencialiteti, me qëllim ruajtjen e informacionit të detyrueshëm mes palëve, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas legjislacionit përkatës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e DSHQ-së për përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e shërbimeve, si organ qendror blerës të përcaktuar në këtë shkronjë, si dhe tarifat e shërbimit miratohen me vendim të Këshillit Drejtues. Institucionet e lartpërmendura dërgojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare kërkesat për blerje të biletave dhe akomodim në hoteleri, jo më vonë se 15 ditë nga data e udhëtimit. Në raste emergjence dhe të justifikuara me shkrim nga institucioni kërkues, mund të procedohet me kërkesën, e cila duhet të dorëzohet jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e udhëtimit. Në raste përjashtimore, DSHQ-ja mund të realizojë shërbimin në afate më të shkurtra se më sipër, me miratimin nga titullari i institucionit.”.

2. Pas shkronjës “j”, të pikës 2, shtohen shkronjat “k” ,“l” “ll”, “m”, “n”, “nj” dhe “o”, me këtë përmbajtje:

k) Mbulon funksionet e “Shërbimeve ndaj Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë dhe përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara jashtë vendit”, nëpërmjet drejtorisë përkatëse në varësi të saj;

l) Menaxhon, administron dhe mirëmban godinat qeveritare, që gjenden në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të Këshillit të Ministrave, duke përfshirë planifikimin, organizimin funksional të hapësirave, rikonstruksionin dhe mobilimin, sipas nevojave të institucioneve publike;

ll) Inventarizon dhe regjistron pasuritë, që gjenden në listën e inventarit të Këshillit të Ministrave, duke krijuar një regjistër qendror për të gjitha godinat qeveritare, duke përfshirë të dhëna mbi sipërfaqen, destinacionin, gjendjen teknike, vitin e ndërtimit dhe statusin ligjor;

m) Realizon procesin e mirëmbajtjes e të restaurimit në godinat qeveritare që gjenden në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të Këshillit të Ministrave, ndërhyrjet kapitale për rikonstruksione e restaurime, si dhe merr masa për sigurinë teknike e mbrojtjen nga zjarri;

n) Harton plane për menaxhimin me efikasitet të energjisë së godinave qeveritare që gjenden në listën e inventarit të pronave të paluajtshme të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim edhe me institucionet përgjegjëse shtetërore dhe kujdeset për integrimin e standardeve ‘green building’;

nj) Ushtron funksionin e organit qendror blerës për blerjen e mobiljeve, arredimin/ambientimin e mjediseve të punës dhe përfaqësimit për llogari të Kryeministrisë, ministrive si dhe të përfaqësive diplomatike të akredituara jashtë vendit. Për institucionin e Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë, këto shërbime i ofrohen në rast se kërkohen prej tyre. Administron, mirëmban dhe restauron mobilje dhe objekte dekorative me vlerë historike dhe artistike që përdoren nga institucionet shtetërore, duke krijuar një fond kombëtar mobiljesh dhe objektesh dekorative (koleksion shtetëror);

o) Kryen procedurat e ankandit publik për shitjen e mobiljeve dhe objekteve dekorative të amortizuara e të panevojshme dhe merr pjesë në ankande për blerjen e mobiljeve dhe objekteve dekorative me interes historik, artistik dhe estetik, duke respektuar rregullat, procedurat dhe përjashtimet e legjislacionit në fuqi;”.

II. Funksioni i DSHQ-së për blerjen e biletave në fushën e transportit ajror si dhe rezervimin, blerjen e shërbimeve të akomodimit në hoteleri jashtë vendit, i shtuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të zbatohet duke filluar nga data 1 janar 2026. Deri në atë datë, institucionet e përmendura në atë pikë duhet të kryejnë vetë procedurat përkatëse dhe brenda datës 10 dhjetor 2025 të dërgojnë pranë DSHQ-së të gjitha nevojat e tyre për periudhen 1 janar 2026 dhe në vijim. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRI EDI RAMA

Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marrëveshjeje të diskutueshme me Air Albania dhe kostove të paqarta.

Të paktën prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100′. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Sipas të dhënave që ka bërë më herët publike Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, kjo e fundit faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pretendon gjithashtu se paguan afërsisht 2450 euro për orë fluturimi të kryeministrit ose gjashtë herë më pak se vlera mesatare e tregut për një fluturim charter. Por vetëm disa muaj më parë Dosja.al raportoi në mënyrë ekskluzve se kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Hagës me një charter luksoz të linjës turke ‘TC-EMR’. Vetëm një fluturim i tillë sipas tarifave standarte të publikuara nga vetë kompania kushtonte deri në 36 mijë euro. Dosja.al pyeti kryeministrinë si dhe kompaninë turke në lidhje me pagesën, por nuk adresën e redaksisë nuk erdhi asnjë përgjigje.

“Ti je shkaku i gjakut që derdhet për pronat në Shqipëri”, Kokalari akuza të forta ndaj Berishës: Djali yt po…
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilin e akuzon për ligjin 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokave, ligj që në fakt siç e cilësojnë edhe juristët apo ekspertët, ka shkaktuar të gjithë konfliktet e pronave të qytetarëve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Evi Kokalari thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja rëndon mbi Sali Berishën, pikërisht për faktin se pikërisht gjykatësi po jepte një vendim në lidhje me konflikt pronësie mes disa palëve.

Nga ana tjetër, aktivistja shqiptaro-amerikane akuzon Sali Berishën se djali i tij është i përfshirë në një ndërtim pranë Pallatit të Kulturës, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Sipas Evi Kokalarit, ky ndërtim është mundësuar nga vetë Sali Berisha kur ishte President në periudhën 1992-1997.

Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ka lobuar me 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet, por kjo nuk ka ndodhur.

E në lidhje me këtë, aktivistja Kokalari i drejtohet Berishës duke i thënë: “Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 milionë dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse”?

Postimi i Evi Kokalarit:

Sali Berisha, këtë djalin që nxorre në fushatë me Lapajn në Mars të 2023 se të trëmbi fakti që të thashë do dal veç po nxjerrë tashti në garë të bashkisë? Dhe ja kështu dhe ti dhe Meta nxorrët kokën.

Në atë kohë gjithashtu i dhe dritë jeshile pseudo-konservatorëve që i përdor si leckë, të bënin ‘konferencën’ e tyre, dhe ata e bënë, super të eksituar duke menduar se ‘konservatorizmin’ do e mbanin si medalje, dhe prapë s’kuptojnë pse nuk j’u ngjit si etiketim. Përgjigja është ‘hipokrizia;.

Dhe LaCivita nuk pati efektin që pata unë pranë teje, sepse sërisht, ky popull nuk është budall, paçka që ty të duket vetja gjeni që mund ti gënjesh. Apo janë injorantët si Peka dhe Shkëlzen naivi që mendojnë se këto do t’ja ushqeni akoma publikut?

Nejse, të paktën tashti vërtetuam burimin e fondeve që Binajn, Lapajn dhe Çepanin kishin kur nisën këtë lëvizje por refuzonin të na e tregonin.

45,000 euro paradhënie për zyrat, 70,000 euro+ udhëtimet në SHBA dhe Europë për diasporën, a thua se do merrni dhe atë mbështetje prej meje. Diaspora nuk gënjehet aq kollaj.

Lapaj një vënd në parlament e kapi. Unë u largova në atë kohë sepse jam aq e zgjuar sa mos të lë veten të konsumohem nga llumi yt dhe i Metës, por një pyetje kam:

Ato sanksionet që nuk t’u hoqën, dhe pse le 6 million dollarë në tavolinë, e ke menduar ndonjëherë pse?

Ai është dëmi më i madh që të është bërë ty dhe familjes tënde, dhe ai dëm do të thellohet, sepse atë përdhunim që kam parë t’i bëni atij vëndi, më është kthyer në mision jete. Brezat e tu të ardhshëm do e vuajnë këte, ja ashtu siç vuajtën brezat e atyre që u persekutuan nga komunistët sepse donin të shpëtonin Shqipërinë, dhe pastaj ranë në kurthin tënd dhe të besuan të ardhmen por ja shkatërrove totalisht.

Ja, ashtu siç shkatërrove Gjon Shkambin dhe të ndjerin gjykatës që humbi jetën sot.

Ti je fajtor i drejtpërdrejtë, ndërkohë yt bir po ndërton në një nga tokat më me vlerë në Tiranë – tek Pallati Kulturës, që nuk është as tokë e tij, por ja mundësove ti kur ishe President në 1992-1997!!

Nëse ti mendon që një ditë ajo nuk do ti merret, gabim shumë je.

Dhe Shkëlzeni dhe Argita do t’i paguajnë këto. Ju të gjithë do paguani, dhe këtu fus dhe Ramën dhe Metën.

Këtë beteje ti se ke fituar fare. E vetmja fitore e jotja do të ishte të dilje nga loja vjet, kur të thashë ta bëje, mbasi fitoi Trump, dhe të më lije të futesha në garë kundër Ramës. Do e kisha fituar pa qenë nevoja të sillja gjithë Latifët e Trumpit në Tiranë.

Dhe ti, mund të vazhdoje me ata që të zhvatën siç duhej atë 6 milionë dollarshin, e ndoshta dhe mund të ti kishin hequr sanksionet, por ta kam thënë, të zgjuar nuk jeni. Dinak po. Por finesë, finokëri dhe zgjuarsi NUK keni, ndryshe do ti kishit zgjidhur problemet tuaja me kohë.

Vdekja e gjykatësit dhe kjo ngjarje tronditëse, bie direkt mbi ty vetë, dhe ligjin 7501 me të cilin zhvatët një popull të tërë.

Ja, kjo është trashëgimia jote politike. Çfarë turpi!

“Përse e kandidoi për zgjedhjet në Tiranë pa e pyetur”, Rama ia thotë në sy Manastriliut
Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin “Flasim” Ogerta Manastriliun, së cilës gjatë bisedës i tregoi edhe arsyen se përse vendosi ta kandidonte në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, madje pa e njoftuar dhe pa e pyetur.

Nga të gjitha anketimet, Rama tha se Manastriliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte.

“Tani dua të them dhe unë një gjë këtu. Je dëshmitare, në gjithë këtë rrugëtim të gjatë, që unë i analizoj shumë gjërat që kanë lidhje me vendimet; dhe kur vjen puna te ndarja e detyrave, ka dy kategori vendimesh lidhur me detyrat.

Njëra është kategoria e vendimeve kur është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit; dhe njëra është kategoria e vendimeve që ti nuk mund ta dish se çfarë mendojnë njerëzit, sepse duhet të marrësh përsipër risk lidhur me njerëz të rinj që ti nuk mund t’i pyesësh njerëzit: “A mendoni ju që Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për QSUT?”

Por ama, kur vjen puna te kandidatura për deputet, gjithnjë flas për atë pjesë të njerëzve që duhet të jenë “shalqi me provë”, jo për pjesën e më të rinjve – është shumë e thjeshtë, të paktën mua më është bërë shumë e thjeshtë, si nga eksperienca, edhe nga zhvillimi që kemi bërë me sondazhet dhe me anketimet; dhe ti e di shumë mirë që kemi bërë anketime të vazhdueshme dhe dimë çfarë mendojnë njerëzit për temat, për shqetësimet, edhe, në një farë mënyre, dimë edhe si t’i interpretojmë.

Batutat e Ramës për Trumpin, Berisha: Tallje me Presidentin e SHBA, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë
Batutat e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Danimarkë për ngatërrimin e shpeshtë që Presidenti Trump i bënte Armenisë me Shqipërinë, u bënë virale dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore.

Në një reagim të mbrëmjes së djeshme kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi si shtrembërim mënyrën se si është pasqyruar.

“Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë”-shkruante dje Rama.

Rama i hap rrugën Erion Veliajt për daljen nga burgu
Njoftimi që Rama bëri më 11 shtator për zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pasoi vendimin sot të Këshillit Bashkiak për t’i propozuar kryeministrit që të shkarkojë kryetarin aktual Erion Veliaj.

Ndërkohë, në fillim të muajit të ardhshëm, Gjykata do të mblidhet edhe një herë për të shqyrtuar kërkesën e radhës së Veliajt për t’iu hequr masa e sigurisë së arrestit në burg pa afat.

Deri sot, çdo përpjekje e Veliajt për të lënë qelinë ka dështuar, pasi gjyqtarët kanë konsideruar të drejtë argumentin e SPAK se lirimi nga burgu në kushtet kur Veliaj është ende kryetar bashkie, mund të ndikojë në prishjen e provave ose dëmtimin e procesit të ngritur nga prokuroria e Posaçme.

Por tani, gjërat kanë ndryshuar. Brenda të enjtes, pritet që ai të shkarkohet përfundimisht në mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Ky shkarkim i heq SPAK-ut, armën kryesore që ka pasur deri tani, për të mbajtur Veliajn në burg.

Shtoji kësaj dhe faktin se dosja është kopsitur sipas SPAK dhe tashmë rezulton të jetë dorëzuar në gjykatë, duket se i hapin rrugën lirimit nga burgu të Erion Veliajt.

Ajo që ndodhi shtatë muaj më parë me arrestimin në zyrë të Veliajt, shënoi dhe ndërprerjen e karrierës së tij politike dhe profesionale.

Që në atë kohë u bë e qartë se Veliaj ishte kthyer në kartë e djegur për Ramën, i cili ditët e para ishte dukshëm i shqetësuar për të ardhmen e socialistëve dhe fatin e zgjedhjeve në prag, duke iu sulur SPAK-ut dhe gjykatësve, por shpejt u largua nga kjo strategji dhe e mënjanoi Veliajn dhe jehonën për të.

Zgjedhjet treguan se Rama nuk pësoi asnjë disfatë dhe as ulje numrash në Tiranën e Veliajt, duke e bindur kryesocialistin se lufta që nisi për të, nuk kishte më as fuqi dhe as vlerë.

Ndaj Rama duket se vendosi ti bëjë një dhuratë të fundit Veliajt, për t’i hapur rrugë nxjerrjes nga burgu duke e shkarkuar nga detyra.

Tani, mbetet të shohim nëse gjasat e shtuara për të rifituar lirinë, do të konkretizohen muajin e ardhshëm. /noa.al

Berisha: Të dërgojmë urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese, dekretin për Diellën dhe ndryshimin e rregullores së Parlamentit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit Parlamentar theksoi se dekretin për emërimin e Diellës dhe ndryshimin e rregullores së Parlamentit duhet ta dërgojnë urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Kreydemokrati theksoi më tej se Kushtetuta dhe rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1 javor, minimal.

“Unë mendoj se të dy aktet që bënë, aktin e pashembullt të presidentit të Republikës i cili dekreton ministër virtual, inekzistent duke fyer Kushtetutën, vendin dhe presidentin. Dhe e bën si një skllav i Edi Ramës, që është i implikuar gjer në palcë në vjedhjen dhe shpërdorimin e pronave të ushtrisë dhe detyrohet të firmosë çdo gjë që i çon Edi Rama. Akt i pashembullt. Imagjinoni ju, e bëri zhurmën, por zhurma po i kthehet në bumerang se, Edi Rama për të mbuluar se po krijon kabinetin e votës së rrëmbyer, të farsës elektorale, nxorri Diellën. Por Diella po i bëhet sterr dhe do i bëhet. Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë.

Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Nuk ndodh, çfarë të thuash. Nuk besoj se ndonjë diktator tjetër të kishte këtë fuqi asgjësuese për kreun e shtetit. Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit.

Kushtetuta dhe rregullorja në sintoni të plotë parashikojnë si rrugë të vetme të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, afatin 1 javor, minimal. Dhe këta e bënë në një afat 1 ditor. Përveç kësaj, Kushtetuta përcakton se asnjë nen, asnjë ligj me efekte financiare nuk mund të votohet pa u miratuar paraprakisht në Këshillin e Ministrave. Kalimi nga 8 në 11 komisione padiskutim që shton shpenzimet për taksëpaguesit shqiptar dhe është krejtësisht i panevojshëm kishte vetëm një qëllim, vetëm një qëllim që ti hiqej opozitës Komisioni i Integrimit. Integrimi është një proces kompleks, i gjerë, që përfshin të gjitha fushat dhe natyrisht këta janë vite drite larg plotësimit të kritereve në çdo fushë, dhe këtu ata nuk mund të kishin të ja linin opozitës të thoshte të vërtetat, qoftë Brukselit, qoftë komunitetit ndërkombëtar. Por ne do të bëjmë çdo gjë që, zëri ynë të dëgjohet,” tha Berisha.

Rinis seanca në Kuvend, pritet betimi i 140 deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
Ka nisur prej pak minutash seanca plenare e kësaj të premteje, e parashikuar si vijim i pjesës së parë të mbajtur paraditen e sotme.

Rendi i ditës:

1. Raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve

2. Betimi i deputetëve

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Më herët, gjatë një takimi në ambientet e Presidencës, presidenti Bajram Begaj firmosi dekretin që i jep Edi Ramës detyrën si kryeministër, duke e mandatuar për formimin e qeverisë së re.

Rama rikthehet në kryeministri pas pushimevenë jug! Nisin përgatitjet për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer paraditen e sotme në zyrën e tij në kryeministri, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi.

Kreu i qeverisë është fotografuar duke hyre në ambientet e godinës së kryeministrisë, i veshur sportiv dhe me rroba të zeza. Sipas raportimeve, paraditen e sotme Rama ka zhvilluar një mbledhje me disa ministra dhe deputetë socialistë.

Pritet që brenda pak ditësh të prezantohet përbërja e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa në ditët e ardhshme Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.