procesi – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Procesi i votimit me postë, Prokuroria dhe policia nisin hetimet
Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të nisur hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Për mediat, këtë e bëri të ditur Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohej procesi hetimor”, ka thënë Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje më 21 mars dorëzoi ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me anulimin e mbi 18 mijë votave të diasporës për LDK-në.

“Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha kjo parti në një postim në Facebook.

LVV-ja më 17 mars iu drejtua PZAP-së me kërkesën për anulimin e të gjitha votave me postë që ka marrë LDK-ja nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me pretendimin se ka pasur manipulim të tyre, teksa kërkoi edhe përsëritje të procesit të votimit me postë.

PZAP-ja, më 19 mars hodhi poshtë ankesën e LVV-së me arsyetimin se pretendimet e kësaj partie janë të pabaza.

E partia që doli e para në zgjedhjet e fundit, LVV, e çoi rastin në Supreme.

Në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Gjykata Supreme ka afat prej pesë ditësh nga paraqitja e ankesës, që të vendosë për të.

Sipas rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse, PDK-ja 24 sosh, LDK 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Pa përfunduar edhe procesi i ankesave, rezultatet nuk do të mund të certifikoheshin

Nis procesi i regjistrimit në Universitete, çfarë duhet të dinë
Këtë të hënë, ka nisur zyrtarisht procesi i regjistrimit për çdo Universitet. Fituesit e fazës së parë, duhet të paraqiten përgjatë këtyre 48 orëve për të kryer procesin e regjistrimit.

Kandidatët që nuk e bëjnë këtë procedurë e humbasin të drejtën për të ndjekur studimet e larta në këtë degë, duke mos pasur më asnjë mundësi tjetër regjistrimi përgjatë këtij raundi të parë pranimesh.

Për të orientuar maturantët në lidhje me ndryshimin e listës së fituesve, në portalin “U-albania”gjenden të detajuara edhe udhëzimet se si duhet të verifikoni çdo preferencë për të parë nëse jeni fitues apo jo.

Maturantët që janë pjesë e listës së fituesve të fazës së parë të këtij raundi, duhet të tregohen të kujdesshëm me zbatimin e afateve të regjistrimit, pasi nuk mund të vijojnë studimet e larta edhe pse janë shpallur fitues në një program të caktuar.

Çdo kandidat duhet të paraqitet në sekretarinë mësimore të Fakultetit përkatës, për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit ku është shpallur fitues.

Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 2 shtator, e do të vijojnë deri në datën 15 shtator.

Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48-orëshe. Në rastin e mosregjistrimit brenda 48 orëve, ju e humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program ku jeni përzgjedhur.

Gjithashtu, ndryshimin e listës së fituesve mund ta shikoni çdo 48 orë online në portalin “U-albania”, duhet të klikoni në “këndin e maturantit”, dhe pasi të hapet faqja përkatëse duhet të vendosni numrin tuaj të identifikimit.

Pas këtij veprimi, do të shfaqet tabela me të gjitha preferencat e përzgjedhura nga ju për vijimin e garës së studimeve të larta përgjatë raundit të parë.

Nëse nuk regjistroheni brenda afateve të përcaktuara, ju mund të garoni sërish për studimet e larta në raundin e dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mesin e muajit shtator.

Në këtë raund, mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që nuk fituan dot në raundin e parë, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online të raundit të parë dhe nuk janë shpallur fitues, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe kandidatët që janë çregjistruar në përfundim të raundit të parë me qëllim ndryshimin e degës së studimit, duke hyrë sërish në garë me dhjetë preferenca të reja.

Procedura e aplikimit do të jetë e njëjtë si ajo e raundit të parë, ku procedura e regjistrimit do të jetë po e njëjta.