Projekt-vendimi për rikthim – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Projekt-vendimi për rikthimin e Besnik Canit në Prokurori, ONM reagon e shqetësuar
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një deklarate zyrtare është shprehur i shqetësuar se KLP po merr në konsideratë një projekt-vendim për rikthimin e ish-prokurorit Besnik Cani në radhët e prokurorisë.

Sipas tyre një vendim i tillë do të përcillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që e shkarkoi subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Cani, gjatë vetingut, pasi ky vendim është ende në fuqi.

Bordi i ONM-së ka mësuar me shqetësim nga burime publike se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po merr në konsideratë një projekt-vendim, i cili do të kishte si efekt rikthimin e z. Besnik Cani në radhët e prokurorisë.

ONM-ja është mandatuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për të mbikëqyrur procesin e vetingut. Nëse këto burime janë të sakta, në bazë të mandatit të vet kushtetues, ONM-ja shpreh opinionin e saj se një vendim i tillë do të përcillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që e shkarkoi subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Cani, gjatë vetingut. Ky vendim është ende në fuqi.

ONM-ja i referohet me vëmendje të veçantë vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEND) në çështjen Besnik Cani kundër Shqipërisë. Në veçanti, ONM-ja vëren se GJEND-ja konstatoi se forma më e përshtatshme e trajtimit në lidhje me shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e procedimeve gjyqësore, në rast se kërkuesi e kërkon këtë rihapje. Më tej, ONM-ja vëren se GJEND-ja e refuzoi shprehimisht kërkesën e z. Cani për rikthimin e tij të menjëhershëm në postin e mëparshëm, marrë parasysh edhe natyrën e shkeljes që u gjet në lidhje me procedurën e vetingut të kërkuesit.

Në këtë drejtim, ONM-ja thekson se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi deri sa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar.

Është tejet e rëndësishme të sigurohet që të gjitha institucionet shtetërore dhe autoritetet gjyqësore të respektojnë pavarësinë dhe juridiksionin ekskluziv të organeve të vetingut, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe të mos ndërmarrin veprime që bien drejtpërdrejt ndesh me vendimet përfundimtare të vetingut.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të vazhdojë të monitorojë përpikmërinë e procesit të vetingut, përfshirë respektimin e plotë të parimeve dhe të të drejtave të njeriut që qëndrojnë në themel të sistemit të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

LEXO TË RADHË

Ç’po ndodh mes tyre? Pas daljes së Kiarës, Jori flirt me Luizin. Batutat mes dy banorëve dhe komentet jashtë…

“Isola Dei Famosi” në Itali është një ndër spektaklet më të ndjekura/ Po…

200 mijë kërkesa për “bishën” elektrike turke, zbulohen dy personat e parë që…