prokuroria – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

I mituri dyshohet se vrau policin Lika/ Prokuroria kërkon dënim me burgim
Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, muaj më parë në Ferizaj.

Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Prokuroria Themelore në Ferizaj tha në një komunikatë se i dyshuari i mitur vrau Likën “në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, me dashje dhe përgatitje paraprake”.

I mituri, i cili akuzohet për vrasje të rëndë, vazhdon të mbahet në paraburgim nga dita e arrestimit më 21 prill, tha Prokuroria.

Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.

“Si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri M.L., ndërron jetë, siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, gjykata mund të shqiptojë dënimin me burgim për të mitur ndaj kryerësit të mitur i cili e ka arritur moshën 16-vjeçare dhe ka kryer vepër penale të dënueshme me mbi pesë vjet burgim.

Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë muaj as më shume se pesë vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Maksimumi i burgimit për të mitur është 10 vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim afatgjatë, sipas këtij Kodi.

Gjashtë të dyshuar u dërguan në paraburgim në fund të prillit në lidhje me vrasjen e rreshterit.

Prokuroria nuk tregoi se cilat ishin motivet e vrasjes, por më herët, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishin thënë se dyshimet e para ishin se motivet e vrasjes kishin të bënin me punën e rreshterit si zyrtar policor.

Prokuroria akuza për gazetarin Valon Syla: Kafshoi dhe kapi për flokësh të dashurën
Prokuroria pretendon se Valon Syla e kishte kafshuar dhe kapur për flokësh të dëmtuarën, Syla thot se gjysma nuk janë të vërteta. Në kërkesën e saj për masën e sigurisë për Valon Sylën, Prokuroria e Prishtinës përshkruan detaje interesante rreth ngjarjes për të cilën dyshohet gazetari.

Në dosjen e saj, Prokuroria pretendon se për shkak të xhelozisë, i pandehuri e ka sharë, ofenduar, kafshuar e kapur për flokësh të dëmtuarën. Sipas dosjes, Valon Syla dhe e dëmtuara kishin qenë në një aheng familjar dhe aty kishte filluar një mosmarrëveshje verbale për motive të xhelozisë.

Tutje Prokuroria pretendon se Valon Syla kishte kafshuar të dëmtuarën në shpinë, dhe ka përdorur në vazhdimësi gjuhë fyese dhe se më pas kanë dalë jashtë objektit ku mbahej ahengu familjar. Prokuroria tutje pretendon se me të arritur Valon Syla me të dëmtuarën te vendi ku banon e dëmtuara, kjo e fundit kishte tentuar të dalë jashtë veturës, por i dyshuari e kishte kapur me dhunë, dhe duke e shtrënguar e kishte mbajtur me forcë në veturë dhe e kishte kapur për flokë.

Veprimet e dhunshme, sipas Prokurorisë, nuk kishin përfunduar me kaq. Në dosje thuhet se Valon Syla tutje e ka kapur për dore, duke e shtrënguar si dhe ia kishte kapur faqen me dhunë.

Pasi ngjarja kishte përfunduar te vetura, sipas Prokurorisë, Syla kishte shkuar te dera e vendit ku banonte e dëmtuara dhe kishte trokitur me forcë disa herë dhe kishte përdorur fjalë ofenduese ndaj të dëmtuarës.

“Ka***c, rrospi, rrënce, mashtruese, tradhtare…” janë disa prej fjalëve që Prokuroria i ka përmendur në dosjen e saj kur ka kërkuar masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Valon Syla me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës. KALLXO.com ka kontaktuar të dyshuarin për këtë rast, Valon Sylën, i cili ka thënë se gjysma e pretendimeve të Prokurorisë nuk janë të vërteta.

Sipas Sylës, e tërë ngjarja është zhvilluar në veturë, ku edhe e kishte kapur për krahu të dëmtuarën “e aty ka mundur t’i tërhiqen flokët pakëz”.

Kurse lidhur me pretendimin e Prokurorisë se ka pasur kafshim, Syla e ka mohuar këtë pretendim.

“Nuk i kam pranu ato, gjysa nuk janë të vërteta. Ka qenë një kapje për dore e ju kanë kapë pak edhe flokët. U kanë do me thanë përlamje, fjalosje, kur ka dashtë me dalë prej kerri e kam kapë për dore, aty kanë mujtë pak me ju kapë flokët. Tani kjo prej afektit ka shku ka thënë jo kafshim, jo kështu, po unë e kam mohu atë”- ka thënë Syla në një prononcim për KALLXO.com

Tutje KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe avokatin e tij, Kushtrim Palushin, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Gjykata e Prishtinës kishte njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me rastin e gazetarit Valon Syla, duke ia caktuar masën e sigurisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e sigurisë e aprovuar është që Syla ndalohet t’i afrohet të dëmtuarës në afërsi më të vogël se pesë metra, për një muaj, nga data 28.06.2025 deri më 28.07.2025. Gjykata kishte thënë se në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga Syla, atëherë kjo masë do të zëvendësohet me atë të paraburgimit.

Lidhur me këtë rast, Valon Syla kishte dalë edhe me një reagim publik në profilin e tij në Facebook.

“U gjykova nga Ministrja e Drejtësisë, eksponentët e VV’s dhe turma, ende pa filluar gjykimi ligjor e ende pa pasur as aktakuzë…”- kishte thënë në reagim Syla.

Përmes një reagimi në Facebook, Syla ka shkruar se sapo ka dalë nga dy ditë arrest dhe ka shtuar se rasti “më shumë ishte një fjalosje apo përlamje me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje”.

Ai ka shkruar se është linçuar “si monstrum i dhunshëm”.

“Pikë së pari, e dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm e që s’jam, në kuptimin që mund të kuptohet në publik si boksa e shkelma apo rrahje… ky rast nuk ka të bëj me një gjë të tillë, por më shumë ishte një fjalosje apo përlamje… me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje (tjerat i gjeni në dosje të gjyqti) e për çka i kërkoj falje asaj, familjes së saj dhe times, e sidomos nënës së saj dhe times. Si shkurt, me dëshirën dhe në afekt nervoze të fjalosjes përfunduam në polici për ta regjistruar rastin…”- kishte thënë ai.

Ai ka thënë se lidhur me rastin fillimisht është liruar në procedurë të rregullt, por pas pesë orëve Policia i kërkoi të shkonte përsëri në stacion policor.

Këtë Syla e ka quajtur “presion mbi drejtësinë”.

“Për këtë nuk e kërkonte e as nuk e kishte paramenduar e dashura ime… e as nuk pajtohej me një masë të tillë por kjo më shumë dukej presion mbi drejtësinë e cila shihet edhe në statuset e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila shkruan se pse njerëzit që dalin në TV të kalojnë më lehtë. Dhe ketu shihet se si përnjëherë politika dëshiron të na i zgjedh edhe zënkat e dashnisë dhe të kujdeset për ne për burg pa dëshirën e të dashurve tanë”- kishte thënë ai.

*Valon Syla është një gazetar, historian dhe figurë publike nga Prishtina. Poashtu drejtor i Gazetës Metro*

Vrau dy persona dhe tentoi të vriste dhe një të tretë, Prokuroria italiane kërkon burg të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar
ITALI- Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar burg të përjetshëm me izolim gjatë ditës për 47-vjeçarin shqiptar. Taulant Malajn, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe tentativën e vrasjes së një tjetri gjatë masakrës tragjike që ndodhi më 7 maj, dy vjet më parë në komunën e Torremaggiores.

Sipas Prokurorisë italiane Malaj dyshohet se ka vrarë me thikë 51-vjeçarin Massimo De Santis, i cili besohet të jetë i dashuri i gruas së të pandehurit, dhe vajzës së tij Jessica, vetëm 16 vjeçe, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Gruaja u plagos rëndë në sulm.

Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorisë, e cila zgjati pak më shumë se dy orë, prokurorët analizuan në detaje motivet dhe qëllimin e vrasjes, duke përjashtuar çdo element që mund të dobësonte ose shmangte përgjegjësinë e të pandehurit.

Ndër provat kryesore janë videot e skenës të shfaqura në sallën e gjyqit në fillim të gjyqit në të cilat Malaj merr përsipër dhe pretendon përgjegjësinë për veprimin ndëshkues.

“Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”, dëgjohet burri të thotë në pamjet filmike.

“Krimet zgjedhore, 7 të arrestuar”, Prokuroria publikon shifrat: 87 kallëzime penale, 6 dosje iu dërguan SPAK
Deri me datë 12 maj, janë regjistruar 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Prokuroria e Përgjithshme njofton se nga këto kallëzime, për 34 ka nisur procedimi penal ndërsa 6 raste janë referuar në SPAK. Në pranga kanë rënë 7 persona në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier. Gjithashtu, për 4 persona të tjerë në Elbasan është lëshuar urdhër ndalimi, ndërsa një rast nga Prokuroria e Dibrës është dërguar për gjykim. “Prokuroritë pranë gjykatë së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, kanë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Deri më 12.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, këto prokurori kanë raportuar si më poshtë: Janë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal; Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 49 raste, SPAK në 15 raste, subjekte politike  në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 3 raste; Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 8 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 21 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 7 në Prokurorinë Lezhë, 15 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër, 11 në Prokurorinë Elbasan dhe 1 në Prokurorinë Berat; Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 34 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal; Procedimet penale janë regjistruar, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 8 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal.

Procesi i votimit me postë, Prokuroria dhe policia nisin hetimet
Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të nisur hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Për mediat, këtë e bëri të ditur Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohej procesi hetimor”, ka thënë Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje më 21 mars dorëzoi ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me anulimin e mbi 18 mijë votave të diasporës për LDK-në.

“Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha kjo parti në një postim në Facebook.

LVV-ja më 17 mars iu drejtua PZAP-së me kërkesën për anulimin e të gjitha votave me postë që ka marrë LDK-ja nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me pretendimin se ka pasur manipulim të tyre, teksa kërkoi edhe përsëritje të procesit të votimit me postë.

PZAP-ja, më 19 mars hodhi poshtë ankesën e LVV-së me arsyetimin se pretendimet e kësaj partie janë të pabaza.

E partia që doli e para në zgjedhjet e fundit, LVV, e çoi rastin në Supreme.

Në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Gjykata Supreme ka afat prej pesë ditësh nga paraqitja e ankesës, që të vendosë për të.

Sipas rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse, PDK-ja 24 sosh, LDK 20, Lista Serbe 9 dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Pa përfunduar edhe procesi i ankesave, rezultatet nuk do të mund të certifikoheshin

Zbulohet “çështja”, ja përse u thirr Albin Kurti nga Prokuroria
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kryeministri Albin Kurti është thirrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë dëshminë e tij më 16 dhjetor, por detajet rreth rastit për të cilin ai është ftuar nuk janë sqaruar ende nga autoritetet.

Burime të Radios Evropa e Lirë nga Prokuroria Speciale konfirmojnë se ftesa ka të bëjë me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e përfshirë edhe ministrja Rozeta Hajdari. Ky rast ka të bëjë me dyshime për shpërdorim të fondeve shtetërore dhe është një hetim në vazhdim.

Njëkohësisht, personi i afërt me Albin Kurtin, Ridvan Muharremi, u arrestua më parë në lidhje me këtë çështje, por më vonë u lirua. Ai është intervistuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar në tetor të këtij viti.

Kryeministri Kurti, gjatë ditës së sotme është pyetur nga gazetarët lidhur me ftesën e Prokurorisë, por ai refuzoi të komentonte, duke thënë se ishte “me nxitim”. Ai pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale si dëshmitar në hetimet për këtë çështje.

Prokuroria franceze kërkon 5 vite burg për Marine Le Pen
5 vite burg dhe për po aq vite të tjera, larg posteve të larta shtetërore si dhe 300 mijë euro gjobë.

Ky është dënimi që Prokuroria e Parisit kërkon për njeriun simbol të nacionalistëve francezë, Marine Le Pen.

Nëse Gjykata e pranon, politikania 56-vjeçare franceze nuk do të mund të kandidojë për presidente në zgjedhjet e 2027-ës.

Le Pen dhe 24 bashkëpunëtorë të tjerë politikë të saj, zyrtarë të partisë “Tubimi Kombëtar”, punonjës, ish-deputetë të saj apo asistentë në parlament akuzohen se kanë shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme fondet e Parlamentit Europian për të paguar stafin e partisë së tyre në Francë, në kohën kur ky grupim politik quhej “Fronti Kombëtar” para 2018-ës.

Dëmi që kjo grabitje e pretenduar i ka shkaktuar Parlamentit Europian arrin në 3.5 milionë euro.

Megjithatë, Le Pen dhe njerëzit e saj e konsiderojnë këtë një “luftë politike”, duke i quajtur akuzat si false.

Gjyqi do të zgjasë deri më 27 Nëntor.

Prokuroria jep pretencën për infermieret dhe sanitaret e akuzuara
Prokuroria e Tiranës ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjellë pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg, prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar për infermieret Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Ato akuzohen për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Shpërdorim detyre”.

“180 mijë euro dhuratë”, si u zbulua skema e pastrimit të parave
Prokuroria e Tiranës dyshon se familjarët e një të dënuari në Britaninë e Madhe përdorën një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, të cilat kishin si pritëse finale motrën e tij, një 41 vjeçare që ishte e punësuar në drejtorinë e shërbimeve qeveritare.

Siç mëson Top Channel rasti i shtetasit Oltion Hasanit, një i dënuar në Angli, u sinjalizua për Prokurorinë nga krimit ekonomiko financiar, pas dyshimeve se brenda pak muajsh në llogarinë e saj u dhuruan nga të afërmit 180 mijë euro.

Dhurata e parë iu kalua motrës të të dënuarit nga ish kunati i cili sipas dosjes që TCH e disponon rezulton i vetpunësuar për transport mallrash.

Në datën dy prill ai i dhuroi të resë 40 mijë euro, duke arsyetuar kalim sipas deklaratës notariale, në një kohë që hetimi provoi që  nuk ekziston një deklaratë e tillë.

Një javë më vonë në llogarinë e gruas depozitohet dhurata e dytë prej 90 mijë euro nga tezja e saj  dhe një muaj më pas një person që e prezanton si mbesa i kaloi në bankë edhe 20 mijë euro .

Prokuroria e Pejës ka një apel për reperin e njohur
Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të “TikTok”, Medi Iseni, në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 gushtit. Më herët është bërë e ditur se ndaj Noizy-t është lëshuar fletë arresti dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

Ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate. Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”.