Prokurorin – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e njohur (Emri)
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Ndërkohë, Çardaku u vlerësua i besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se kishte arritur nivelin minimal kualifikues për profesionalizmin.

Komisioni konstaton se Çardaku ka kryer deklarim të rremë në deklaratën veting lidhur me çmimin e blerjes së një apartamenti me sipërfaqe 73 m2 në Shkodër dhe një shtese bashkëngjitur, si dhe se ka qenë në pamundësi financiare. Si burim krijimi të kësaj pasurie subjekti ka deklaruar kursimet prej të ardhurave nga paga për vitet 1982 – 1992, si specialist në kooperativë bujqësore; si hetues e më pas prokuror në Pukë, nga viti 1992 deri në vitin 1999; si dhe nga kursimet e pagës së bashkëshortes si mësuese.
ILDKPKI ka konstatuar deklarim të pasaktë lidhur me vlerën e blerjes së këtij apartamenti në ’99-ën, pasi në deklaratën e pasurisë veting është shënuar vlera 200 mijë lekë sa figuron dhe në aktin e shitblerjes, kurse në deklaratën e interesave privatë ndër vite është deklaruar vlera 2.4 milionë lekë dhe 2 milionë lekë. ILDKPKI është shprehur se vlera 200 mijë lekë gjykohet si e ulët për blerjen e këtij apartamenti në vitin 1999.

Presidenti shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, arsyeja…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë dyshohet se e shmangën shërbimin ushtarak duke pretenduar rrejshëm se ishin me aftësi të kufizuara. Zelensky e nënshkroi të enjten dekretin për shkarkimin e tij, pasi Parlamenti i Ukrainës kishte votuar në favor të shkarkimit të Kostin dy ditë më parë.

Kostin kishte thënë më herët se do të jepte dorëheqje për të marrë përgjegjësi politike, pas fillimit të hetimeve për korrupsion dhe për dyshimet se zyrtarët kishin shfrytëzuar hendeqe ligjore për ta shmangur thirrjen në ushtri. Hetimet rishtazi gjetën se disa prokurorë publikë në rajonin perëndimor të Ukrainës, Hmelnitski, kishin nxjerrë dokumente në mënyrë të parregullt si persona me aftësi të kufizuar. Kjo ua kishte mundësuar atyre të merrnin beneficione të veçanta nga shteti dhe ta shmangnin shërbimin në ushtri njëkohësisht.

Ky skandal ka nxitur kritika të mëdha në vend dhe thirrje për hetime në gjithë vendin, në një kohë kur Ukraina po ka vështirësi t’i zmbrapsë forcat ruse, të cilat e nisën pushtimin e vendit në shkurt të vitit 2022. Pas njoftimit të Kostinit për dorëheqje, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal njoftoi se kishte shkarkuar disa zyrtarë të lartë të përfshirë në këtë skandal.

Çështja e thirrjes në ushtri është bërë e ndjeshme në Ukrainë, pasi ushtria ukrainase po përballet me sfida të mëdha, sidomos me pakësim të numrit të trupave si pasojë e luftimeve. Rekrutuesit ushtarakë shfaqen shpesh nëpër ngjarje publike për të vëzhguar nëse është duke u zbatuar ligji kontrovers për mobilizim. Zelensky e ka pranuar vazhdimisht se ushtria ukrainase përballet me rrethana “shumë, shumë të vështira”.