Pse – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Delinda Disha largohet nga MCN TV, arsyeja: ” Pse kërkoja rrogën time”!
Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar publikisht largimin e saj nga emisioni investigativ “Xhadat” në MCN TV. Në një postim në rrjetet sociale, ajo zbuloi se arsyeja kryesore e vendimit lidhet me mospagesën e rrogës, ndonëse sipas saj kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill.

“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill”, shkroi ajo në një story të parë.

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Lajmin se nëna i ishte vrarë, e kishte mësuar nga mediat online.

“E shihja lajmin në portale dhe nuk mund ta besoja”, kishte thënë Alaudin Haradini për Radion Evropa e Lirë (REL) më 25 mars, një ditë pasi nëna e tij ishte vrarë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Kjo pasi, pak pas vrasjes, media të ndryshme kishin publikuar identitetin e 42-vjeçares së vrarë.

Edhe vëllai i Liridona Ademajt gruas që ishte vrarë në nëntor të vitit 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës thotë se ka pasur raste kur familjarët janë shqetësuar shkaku i raportimeve nga disa media.

“Ka pasur disa pista hetimi që janë ngritur nga mediat të cilat kanë mundur të ngjallin disa pritshmëri apo edhe shqetësim momental”, thotë Leonard Ademaj për REL-in, por duke theksuar se, në përgjithësi, është i kënaqur me raportimin e bërë për rastin e vrasjes së motrës së tij.

Por, këtë muaj, pas një rasti që u raportua në media si therje dhe vetëvrasje, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u bëri thirrje mediave që të kenë “kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm” kur raportohet për raste tragjike.

Thirrjes iu bashkua edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke kërkuar që të ruhet identiteti dhe privatësia e të përfshirëve në rast.

Por, përveç shkeljes së privatësisë, Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social, është i shqetësuar edhe nga përmbajtja e përgjithshme e teksteve për rastet tragjike, si vrasjet dhe vetëvrasjet.

“Publikohen katër-pesë lajme me nga pak informata për rastin, [me tituj si] ‘ja një shkrim që e ka lënë…’, ‘ja çfarë thonë familjarët’. Kam parë që mediat u kanë shkuar edhe në varrim. Nuk duhen shumë mend për ta ditur që kjo është gabim”, thotë Skeja për REL-in.

Çfarë efekti kanë këto lajme?

Lajmet e tilla kanë vetëm efekt negativ, sipas Skejës, i cili drejton qendrën telefonike vullnetare, Linja e Jetës, duke ofruar ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi.

Ai thotë se shkelja e privatësisë i bën, pa dashje, të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre fytyra të njohura për publikun.

“Nëse nesër unë shkoj te një punëdhënës, punëdhënësi do të ma kërkojë emrin në Google, edhe i del lajmi ‘Kjo është nëna e XY që është vetëvrarë”, dhe [punëdhënësi] krijon perceptime që mund të jenë të paqena, por që kanë ndikim direkt në jetën e këtyre personave”, thotë Skeja.

Ai beson se situatën në Kosovë e bën edhe më problematike mënyra se si “tema e vetëvrasjeve është ende goxha e stigmatizuar”.

Sipas Skejës, efekt edhe më problematik është ajo se “çfarë u bëjnë këto lajme personave që kanë mendime për vetëvrasje”.

“Senzacionalizmi i rasteve dhe publikimi i detajeve të tepërta e të panevojshme mund t’ua krijojë përshtypjen njerëzve që veçse kanë mendime për vetëvrasje, që nuk ka shpëtim”, thotë ai.

“Sepse vazhdimisht shohin në lajme njerëz që përfundojnë në vetëvrasje dhe kjo mund t’i shtyjë ata, që veçse kanë menduar të bëjnë vetëvrasje, ta përshpejtojnë planin ose të krijojnë ide të reja se si ta bëjnë”, shton Skeja.

Një studim i publikuar në vitin 2020 nga hulumtues ndërkombëtarë të universiteteteve dhe institucioneve shëndetësore të ndryshme kishte gjetur se rreziku për vetëvrasje rritej për 13 për qind në periudhat kur mediat raportonin për vdekje të personave të famshëm nga vetëvrasjet.

Ai studim gjeti edhe që në rastet kur publikohet edhe mënyra se si ishte kryer vetëvrasja, kishte rritje për 30 per qind të rasteve të vdekjeve nga po ajo metodë.

Një efekt i ngjashëm është vërejtur edhe në Kosovë.

“Kur fliten këto tema shumë në publik, ka më shumë thirrje drejt Linjës së Jetës”, thotë Skeja.

Por, ai do të donte më shumë thirrje, pasi që vetëm ashtu mund “të baraspeshohet dëmi që bëhet prej raportimeve”. Problemi është, sipas tij, që mediat zakonisht nuk udhëzojnë lexuesit se ku mund të kërkojnë ndihmë.

“Mediat flasin për vetëvrasje, por nuk u tregojnë njerëzve se ku të kërkojnë ndihmë. Njerëzit i lexojnë këto lajme dhe nuk e dinë se ekziston Linja e Jetës”, thotë Skeja.

Çfarë s’duhet raportuar?

Fernanda Camarena, ligjëruese e etikës në institutin për media Poynter, me seli në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se parim kyç për gazetarët e redaktorët do të duhej të ishte “minimizimi i dëmit”.

“Si gazetarë, ne duhet ta mbajmë mend që prioritet e kemi audiencën dhe përmbushjen e misionit tonë gazetaresk”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Për të mos thelluar traumat, paragjykimet dhe nxitjen e rasteve të tjera të ngjashme, Camarena kujton parimet e organizatave të mëdha mediatike, si agjencia Associated Press, për të mos raportuar për vetëvrasjet, përveç kur “bëhet fjalë për një figurë publike, ndërhyn në jetën publike ose paraqet një interes të madh publik”.

“Dhe, kur një lajm i tillë duhet të raportohet, ata kanë udhëzime që duhet t’i ndjekin”, thotë Camarena, që më parë ka shërbyer si menaxhere në ekipin e Standardeve dhe Praktikave të NBC News në SHBA.

E, për çfarë udhëzime bëhet fjalë?

Camarena thekson disa kryesore, si: të mos u jepet hapësira kryesore mediatike, të shmanget glorifikimi apo romantizimi i vetëvrasjes, të mos përshkruhen përpjekjet si “të dështuara” apo “të pasuksesshme”, në asnjë rrethanë të mos publikohen fotografi apo video nga vendi i ngjarjes, si imazhe të të vdekurit, shënime të lëna apo vendndodhja e saktë.

Ajo gjithashtu sugjeron që, kur të është e mundur, të përfshihen histori të njerëzve që kanë vazhduar të jetojnë të lumtur, pas përpjekjeve për vetëvrasje.

“Shkrimi i artikujve për trajtimin dhe rimëkëmbjen i tregon audiencës se ndihma ekziston”, thotë Camarena.

Raportimin për rastet e tilla tragjike – pra për vrasje e vetëvrasje – Camarena e përshkruan si “test të vlerave thelbësore të organizatës mediatike”.

“Statistikat nuk duhet ta diktojnë gjykimin editorial dhe redaksitë duhet ta përkufizojnë suksesin si më shumë sesa thjesht numër të klikimeve. A i shërbyem audiencës sonë dhe nevojave të saj? A i shërbyem të mirës publike?”, përfundon ajo.

E, Skeja vlerëson se shumë media në Kosovë po dështojnë pikërisht në këtë pikë.

“Arsyeja e vetme pse kjo [raportimi joetik] ndodh është puro kapitaliste. Këto lajme gjenerojnë klikime, sepse njerëzit e kanë një kureshtje morbide për të ditur se çfarë është duke ndodhur”, thotë Skeja.

Pse Sterjo Spasse
Pjese nga romani i Sterjo Spasse – Pse:

Ç’është jeta për ty? – e pyeta.

-Flluska sapuni, – m’u përgjigj.

-Po vdekja?

-Shpërblimi i jetës!

-Ç’është bota?

-Një pikë helm në hapësirë!

-Ç’është me e kuptuar në Botë?

-Vdekja?

-Cila është kafsha më e egër?

-Njeriu!

-Po më e butë?

-Ajo që s’ka lindur!

-Cili njeri ju duket më i poshtër?

-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!

-Ç’është budallallëku?

-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!

-Po puna më e mençme?

-Te gëzosh të tanishmen!

-Ç’është më e afërme?

-Vdekja!

-Po më e largët?

-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.

-Çfarë është e pavdekur?

-Hapësira!

-Çfarë është më e bukur?

-Fantazia!

-Po më e shëmtuar?

-Sëmundja!

-Më e hidhur?

-Jeta!

-Më e ëmbël?

-Hiçi!

-Ç’gjë e është më e madhe?

-Libri i Botës!

-Po më e rëndë?

-Fjala!

-Më e pamundur? – Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m’i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:

-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani?

-Çfarë gjë ju duket tani dhe do t’ju dukej mbas disa mijë vjetëve – sikur të jetonit – si e pamundur?

-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!

-Kur shpërblehet njeriu?

-Kur e kujton veten të lumtur!

-Çfarë gjë ju duket më e mërzitur?

-Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!

-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?

-Të jesh njeri!

-Po më e lehtë?

-Të krijosh krijesë njerëzore!

-Cili është ngushëllimi i të pasurit?

-Pesha e qeses!

-Po i të vobektit?

-E ardhmja!

-Nuk ju kuptoj, – i thashë për së dyti.

-Vdekja! -mu përgjigj serioz

-Po ç’përmban jeta e njeriut?

-Vetëm dyshime!

Sterjo Spasse

Jeto I Lumtur