punës – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Ç’do të bëjë Trump ditën e parë të punës si president
Donald Trump do të betohet para Kapitolit dhe do të bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai, që ka deklaruar se nuk do të jetë një “diktator”, “vetëm ditën e parë të punës”, ka përmendur gjatë fushatës disa masa që do të marrë përmes dekreteve, si pjesë e kompetencave presidenciale, sapo të rikthehet në Zyrën Ovale. Lapsi.al i ka rikujtuar ato për të kuptuar më mirë se si do të ngjajë rikthimi i miliarderit në presidencë…

Presidenti i zgjedhur nuk dëshiron të humbasë kohë për të nisur politikën e tij kundër emigrantëve, që qe një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij. Në ditën e parë të mandatit të tij, ai pritet të realizojë atë që ka deklaruar ai disa herë: “do ta mbyllim kufirin” me Meksikën, duke hedhur bazat për mbajtjen ecpremtimit për “operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane”.

Ai ka paralajmëruar se forcat federale dhe lokale të rendit do të mobilizohen menjëherë për të mbledhur miliona emigrantë dhe më pas për t’i “dërguar në shtëpi”. Sipas agjencisë Reuters, ai mund të lëshojë një dekret që deklaron një emergjencë kombëtare për të përshpejtuar zbatimin e këtyre masave.

Kjo do t’i mundësonte Trump-it të “çlirojë fonde” për të financuar ndërtimin e murit në kufirin me meksikën dhe për të “mobilizuar ushtrinë”. Sidoqoftë, një dekret i tillë ka shumë gjasa të rrëzohet nga gjykatat.

Amnisti për protestuesit e Kapitolit

Mbi 1 560 persona janë akuzuar pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021, që kishte për qëllim kundërshtimin e betimit si president të Joe Biden, me pretendimin se ai i kishte vjedhur zgjedhjet. Trump i ka cilësuar protestuesit si “patriotë të jashtëzakonshëm” dhe ka premtuar t’i ndihmojë “që në ditën e parë”, duke shprehur gatishmëri për të “amnistuar shumë prej tyre nëse janë të pafajshëm”.

Tërheqja nga Marrëveshja e Parisit

Sipas New York Times, Trump, tani 78 vjeç, është duke përgatitur një dekret për të tërhequr sërish Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën. Kjo masë pritet të shoqërohet me të tjera në të njëjtën frymë, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj politikave më pak kufizuese për industrinë dhe energjinë.

Politika energjetike: “Do të shpojmë, shpojmë, shpojmë”

Që në ditën e parë, Donald Trump ka premtuar një qasje agresive për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Kjo mund të nënkuptojë rikthimin e lejeve për shpimet e naftës në parqet kombëtare, të cilat ishin mbrojtur nga administrata Biden. Kjo komentohet si një masë simbolike për bazën elektorale që e mbështeti atë.

Lufta kundër inflacionit

Trump e ndej presionin për të zgjidhur çështjen e inflacionit dhe mund të propozojë menjëherë një projektligj për të rikthyer uljet e taksave të miratuara në dhjetor 2017, të cilat tani janë të pavlefshme. Kjo masë mund të nisë që në ditën e parë të mandatit të tij.

Sulmet ndaj të drejtave transgjinore

Një tjetër premtim që ka entuziazmuar bazën e tij konservatore është “t’i japë fund çmendurisë transgjinore”. Trump ka premtuar se do të anulojë mbrojtjet për studentët transgjinorë të vendosura nga administrata Biden. Për më tepër, ai mund të dekretojë se “ekzistojnë vetëm dy gjini”, një veprim që do të kënaqte një pjesë të bazës së tij anti-“Woke” pa kosto politike të madhe.

Blendi Gonxhja: Aftësia e kufizuar, jo pengesë në tregun e punës
Xhulja është një ndër personat e shumtë që u punësua nga Zyra e Punës.

Pas përfundimit të studimeve ajo u drejtua në Zyrën e Punës të Malësisë së Madhe për t’u njohur me mundësitë për punësim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale historinë e Xhuljas.

Gonxhja bëri të ditur se Xhulja u ndihmua menjëherë dhe arriti të punësohej në profesionin e saj si juriste, përmes programeve të nxitjes së punësimit.

“Aftësia e kufizuar nuk është pengesë në tregun e  punës”, deklaroi ai.

Nxitja e punësimit është ndër politikat aktive sociale që po ndikon drejtpërdrejtë në uljen e papunësisë përgjatë këtyre viteve.

Në Portalin Kombëtar të Punësimit, Puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës, janë tashmë të ofruara 5 700 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Portali ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.