që qëlloi me shpullë – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Historia shokuese e policit të RENEA-s që qëlloi me shpullë
A.T, (emri dhe inicialet e oficerit janë ndryshuar për efekt të ruajtjes së identitetit të tij), ishte nga ata oficerë të rinj, që mund të kishte patur të ardhme në Policinë e Shtetit.about:blank

Pas një kohe të shkurtër si polic i Shqiponjave në Tiranë, oficeri, i frymëzuar për rendin dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, konkurroi dhe u bë pjesë e repartit elitar RENEA, por karriera e tij nuk zgjati shumë.

Dy operacione të njëpasnjëshme, ku ai pa një realitet të ndryshëm nga pasioni për ligjin, si dhe dyshimet se efektivët tradhtohen nga brenda radhëve, e çuan drejt dorëheqjes së parevokueshme nga Policia e Shtetit.

Ishte viti 2020, kur RENEA u urdhërua të kontrollonte befasisht bizneset e Ervis Martinajt, në atë kohë një emër i pandëshkueshëm dhe i fuqishëm.

A. T., e kishin mësuar se, kur RENEA hyn për kontrolle dhe për kapjen e personave të rrezikshëm, parimi i sigurisë, që zbatohet, është shtrirja barkas dhe prangosja e kujtdo. Ky ishte standardi, që po ndiqte atë ditë polici i ri, kur i armatosur dhe me maskë rasti e solli që ai të urdhëronte të ulej në tokë vetë Ervis Martinajn.about:blank

Kur efektivi i specialëve u ndesh me kundërshti, reagoi, duke e shtrirë me forcë dhe në një moment shokët e tij panë, kur në aksion e sipër e qëlloi me shuplakë të njohurin si mbreti i lojërave të fatit, por ajo që pa A. T., pak minuta më vonë e shembi profesionalisht.

Ai vërejti disa eprorë të tij, duke ngushëlluar Ervis Martinajn, duke e qetësuar me fjalët: “Mos u mërzit”.

Nën anonimitet, miqtë e A. T., oficerë në RENEA, flasin për INA MEDIA-n mbi pikën e thyerjes së ish-policit, që tani shërben si profesor në një fakultet.

“Pas këtij momenti, ne vazhduam kontrollet, por e vërejtëm kolegun të shtangur nga skena me eprorët. Na mblodhi më pas dhe deklaroi: “Do ta lë policinë. Kjo polici nuk është ajo që unë doja”.about:blank

Mes policëve të repartit special kishte kohë që gumëzhinin thashethemet, nëse tradhtoheshin apo jo nga vetë radhët e tyre apo nga kush. Me dyshimet se u dekonspiruan, aksionet e dështuara ndër vite e kthyen RENEA-n pa të kërkuarit Gëzim Çela, ish-oficer policie, i dyshuar si trafikant, Talo Çela, Klement Balili dhe Ervis Martinaj.

Një nga efektivët veteranë në RENEA shton: “Hera e parë, kur mbërritëm për kontroll blic në Fushë Kuqe, ishte pas një informacioni se aty ishte rrahur një kryetar bashkie nga veriu i vendit. Ai kishte luajtur bixhoz dhe kishte humbur shumë. U bë briefing dhe u nisëm. I neutralizuam dhe i mbajtëm shtrirë edhe klientët. Aty gjetëm makina luksoze dhe çelësat në kuadër. Më vonë mësuam se aty kishin qenë Bajrat dhe ishin larguar, pa mbërritur ne. E kuptuam që dikush kishte njoftuar dhe të gjithë kishin ikur. Ervis Martinajn e çuam në policinë lokale bashkë me mjetin e blinduar dhe më pas ai doli”, – kujton ngjarjen e para tre viteve oficeri.