REL – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Analiza e REL, ja çfarë ndodh me dhunën në Shqipëri
“Që kur kam hapur blogun tim për promovimin e edukimit seksual gjithëpërfshirës, kam pasur vazhdimisht sulme në rrjetet sociale”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zhaklinë Lekatari.

Ajo është një ndër aktivistet më të zëshme në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të vajzave dhe grave, e gjithashtu autore e blogut “Tabu.al”, të cilin e ka hapur shtatë vjet më parë.

Autoritetet shqiptare pranojnë se fenomeni i dhunës online është bërë shqetësim dhe se duhet adresuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në vitin 2023 kishte rritje për 40% të veprave penale në fushën e krimit kibernetik, të regjistruara nga policia.

Nga 756 vepra të tilla, 70% lidheshin me keqpërdorimin e rrjeteve sociale. Raporte të organizatave të ndryshme e evidentojnë, gjithashtu, dhunën online, me mesazhe denigruese dhe bullizuese kundër vajzave dhe grave.

Lekatari: Dhuna virtuale po shfaqet fuqishëm

Lekatari thotë se hapësirat virtuale po bëhen vende krimi.

Sipas saj, dhuna me bazë gjinore ndaj vajzave dhe grave, rrënjët i ka shumë të thella – “në traditat dhe zakonet patriarkale”.

“Dhunuesi patriarkal, respektimi i një sistemi të ‘nderit dhe turpit’, zakone, urdhra që vijnë nga një hierarki e mirëkonsoliduar dhe e mirëtrashëguar brenda familjes dhe ky kontroll që ndodh brez pas brezi, shfaqen në mënyrë të vazhdueshme… Dhuna virtuale është vetëm një mënyrë e re, në të cilën ky fenomen – që nuk është aspak i ri – po shfaqet fuqishëm”, thotë Lekatari.

“Që kur kam hapur blogun tim për promovimin e edukimit seksual gjithëpërfshirës, sulmet kanë qenë sistematike. Sa herë që dal të promovoj lirinë e të menduarit dhe të zgjedhurit, ato janë të vazhdueshme”, shton aktivistja.

Ajo tregon se i ka denoncuar të gjitha rastet në polici dhe apelon te të gjitha gratë dhe vajzat që ta bëjnë këtë gjë.

“Sigurisht që i kam denoncuar. Jam munduar t’i denoncoj të gjitha ato raste në të cilat e kam ditur se kush është dhunuesi im. Edhe kur [sulmet] kanë ardhur nga persona anonimë. Mendoj që çdo qytetar i përgjegjshëm duhet t’i çojë kauzat e veta në nivele të larta, në mënyrë që ato të bëhen precedent për raste të tjera, për gra dhe vajza të tjera”, thotë Lekatari.

“Një në dy gra kanë përjetuar dhunë”

Estela Bulku, përfaqësuese e organizatës UN Women në Shqipëri, thotë për Radion Evropa e Lirë se dhuna me bazë gjinore, veçanërisht ajo ndaj grave e vajzave, është fenomen shumë i përhapur në Shqipëri.

Ajo thotë se mbetet një prioritet për t’u adresuar përmes politikave, programeve dhe masave të përditshme nga shumë aktorë shoqërorë.

“Vrojtimi kombëtar i fundit, i kryer në vitin 2018 nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, tregoi se një në dy gra të moshës 18-74 vjeçe kanë përjetuar një ose disa forma të ndryshme dhune: fizike, seksuale, psikologjike apo ekonomike gjatë jetës”, thotë drejtorja e programeve të Un Women në Shqipëri.

“Një nga format ishte edhe përndjekja – 8.9 % e grave raportuan se kishin marrë thirrje telefonike kërcënuese dhe fyese dhe 6.4 % e tyre emaile, mesazhe me tekst apo në rrjetet sociale, që ishin fyese apo kërcënuese”, shton Bulku.

Sipas saj, dhuna me bazë gjinore përmes teknologjisë është fenomen i kohëve të fundit, porse të dhënat janë shqetësuese.

Ajo thotë se në vitin 2023, UN Women ka bërë një studim të fokusuar te dhuna ndaj grave përmes teknologjisë, me rreth 12 mijë gra e vajza të moshës 15-65 vjeçe, në 13 shtete të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Studimi, sipas saj, ka treguar se në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, ka më pak dhunë online.

“Megjithatë, 41 për qind e grave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar gjatë jetës së tyre një nga format e dhunës përmes teknologjisë, më pas vjen Kosova me 43.3 %, Serbia me 55.8 %, ndërsa Maqedonia e Veriut mban vendin e parë me 62 %”, thotë Bulku.

Ajo sqaron se dhuna online, kryesisht, ushtrohet nga të panjohur, por se ka raste edhe nga partneri, ish-partneri apo anëtarë të tjerë të familjes apo kolegë.

“Kjo formë dhune prek katër herë më shumë grup-moshën 18-24 vjeçe, sesa gratë mbi 65 vjeçe. Pra, rreziku për t’u ekspozuar ndaj dhunës, është më i lartë për gratë që kalojnë më shumë kohë në internet”, thotë Bulku.

Ajo, po ashtu, thekson se gratë me profil publik preken më së shumti nga kjo dukuri.

Sipas një studimi të fundit të UN Women dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilin e citon Bulku, “gratë e vajzat e reja, gratë me aftësi të kufizuara, personat LGBTI, gratë e minoriteteve dhe gratë emigrante kanë më shumë gjasa që të përjetojmë më shumë forma ekstreme të dhunës digjitale”.

Në Shqipëri, platforma ku ka më shumë dhunë online ndaj vajzave dhe grave është Instagrami, por edhe Tik-Toku e Facebook, thotë Bulku.

Dhuna online dhe rastet që tronditën Shqipërinë

Në një seancë parlamentare, muajin e kaluar, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, tha se vendi duhet ta përafrojë legjislacionin me Bashkimin Evropian sa i përket sigurisë digjitale dhe se është gati të firmosë aktin e tregjeve digjitale, për t’i garantuar çdo qytetari shqiptar më shumë siguri.

Ai iu referua rastit të një 41-vjeçareje, e cila u vetëvra më 2 janar të këtij viti, pas, siç u raportua, sulmeve dhe denigrimit online që iu bë figurës së saj.

“Rasti i Bedrie Lokës, e cila u bë target i një sulmi të tillë, duhet të na bëjë të jemi të ndërgjegjshëm se këto lloje sulmesh çojnë deri në akte të rënda, siç është humbja e jetës”, tha Balla në Kuvend.

Tash për tash, nuk ka ende ndonjë risi ligjore.

Loka i dha fund jetës në ditët e para të këtij viti, pasi në rrjetet sociale ishte hapur një profil me fotografinë e saj, ku ajo fyhej dhe denigrohej.

Policia e arrestoi bashkëshortin e Lokës – nënë e katër fëmijëve – i cili u akuzua për dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

Njëkohësisht, strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike kryen disa veprime për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin apo autoren e keqpërdorimit të të dhënave të viktimës në rrjetin social, TikTok.

Hetimet për këtë rast kishin nisur një vit para ngjarjes së rëndë dhe autoritetet thanë se çështja është ende nën hetime.

Vetëm një muaj më vonë, në periferi të Tiranës, një 27-vjeçare – nënë e një vajze të mitur – i dha fund jetës, pasi, siç u raportua në media, u shantazhua online se do t’i publikonin një fotografi intime.

Personi që e kishte kërcënuar, u arrestua nga policia.

REL-i nuk arriti të sigurojë ndonjë të dhënë se sa raste, në total, janë duke u ndjekur penalisht këtë vit.

“Sa kushton dhuna?”

Lekatari thotë se institucioneve u mungon vullneti për një qasje gjithëpërfshirëse kundër atij që e ajo e cilëson si “sistem të dhunës dhe sistem të patriarkatit”.

Aktivistja thotë, gjithashtu, se ka një mungesë të kulturës dhe edukimit me strategji afatgjate.

Sipas saj, institucionet nuk e kanë menduar ende se “sa kushton dhuna”.

“Nëse bëjmë një analizë se sa autorë janë të akuzuar për dhunë, vrasje, përdhunime, shohim se dhuna na kushton shumë. Ka shumë investime në institucionet e rendit dhe drejtësisë dhe rezultati është kjo dhunë në rritje dhe e vazhdueshme”, thotë ajo.

Sipas Lekatarit, edukimi dhe ndërgjegjësimi janë elemente të qenësishme për adresimin e çështjes.

“Denoncimi është, padyshim, hapi i parë drejt lirisë, ndonëse është një moment shumë i vështirë. Viktimat e dhunës online kanë nevojë për mbështetje nga familja, institucionet, shoqëria civile, ndaj e kanë të vështirë gratë shqiptare të denoncojnë. Fakti që nuk janë të pavarura ekonomikisht, është një element tjetër që duhet përmendur”, sipas saj.

Ajo, po ashtu, thekson se duhet të ketë ligje që i vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që përdorin gjuhë bullizuese apo denigruese online.

Kodi Penal në Shqipëri, ngjashëm sikurse edhe në Kosovë, nuk ka ndonjë nen të veçantë për bullizmin në rrjetet sociale.

Regjistrimi i dëmeve gjatë luftës REL: Sa reale mund të jenë ato?
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, i cili do të zhvillohet në Kosovë nga data 5 prill deri më 17 maj, do t’u mundësojë qytetarëve të deklarohen, mes tjerash, edhe për dëmet që u ka shkaktuar lufta gjatë viteve 1998/1999. Në mesin e pyetësorëve, me të cilët do të shërbehet Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë procesit të regjistrimit, është edhe ai për dëmet nga lufta në ekonomitë familjare.

Të dhënat që do të mblidhen në këtë kontekst, do të shërbejnë vetëm si kornizë orientuese për institucionet e Kosovës, thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati. Këto të dhëna, sipas tij, do t’u shërbejnë institucioneve të Kosovës për t’i identifikuar më lehtë rastet e krimeve dhe dëmeve të luftës.

“Kjo është vetëm një kornizë, një plotësim i burimeve tjera që ka Kosova, organizatat dhe institucionet e saj. Kjo nuk nënkupton që ne dalim nesër me një raport dhe themi se ‘janë kaq dëme’”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Përveç për dëmet në njerëz, pyetësori i ASK-së synon të marrë përgjigje nga qytetarët edhe për pronat e shkatërruara, duke i kategorizuar ato sipas vlerës monetare nga 10 mijë euro deri në mbi 40 mijë euro. ASK-ja, më pas, do të krijojë një databazë me të dhënat për dëmet nga lufta, të deklaruara nga qytetarët.  Kjo databazë do t’i dorëzohet Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, konfirmon drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi.

Informatat që do të nxirren nga databaza e krijuar nga ASK-ja, sipas tij, do t’i shërbejnë institutit për analiza krahasuese me informacionet që tashmë ekzistojnë lidhur me krimet e luftës dhe dëmet në prona.

“Së dyti, na shërbejnë për të bërë një lloj harte, se në cilat zona të Kosovës ka pasur më shumë dëme apo krime, në mënyrë që ne, më pas, në momentin që fillojmë punën për mbledhjen e dokumenteve që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ta dimë se kah të fokusohemi”, thotë Hetemi.

Dokumentimi i krimeve të luftës në Kosovë është konsideruar si urgjencë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak se “me kalimin e viteve jemi duke i humbur dëshmitarët”. Të martën, ai ka thënë se në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, pyetësori do t’iu mundësojë qytetarëve që të dëshmojnë për pronat e shkatërruara, për dëmet në familjarë, qofshin ata të vrarë, të plagosur apo të zhdukur në periudhën nga 28 shkurti 1998 deri më 12 qershor 1999.

Kastrati thekson se të dhënat që mund të mblidhen nga deklarimi i qytetarëve, mund të mos jenë reale. Por, sipas tij, ASK-ja nuk e ka për detyrë të verifikojë saktësinë e këtyre të dhënave. Kjo detyrë, sipas tij, u takon komisioneve ose agjencive të tjera të Qeverisë së Kosovës.

“Komisioni pastaj del dhe i verifikon. Kanë punë… Do të marrë vite kjo, s’e besoj që e kanë lehtë”, thotë Kastrati.

Hetemi thotë, po ashtu, se autoritetet janë të vetëdijshme që mund të ketë deklarime të pasakta ose eventualisht të rrejshme nga qytetarët për shumat e caktuara që janë vendosur në pyetësor lidhur me pronën e shkatërruar.

Sipas tij, të dhënat për dëmet nga lufta, të deklaruara nga qytetarët, nuk do të konsiderohen me automatizëm si të mirëqena, për t’i futur në arkiv të institutit. Ato, siç thotë ai, do t’i nënshtrohen një lloj procesi të hulumtimit për verifikim të saktësisë së tyre. Këtë hulumtim, sipas tij, do ta bëjë instituti që ai drejton.

“Instituti nuk është institucion hetues, por institucion hulumtues. Nëse ka verifikim gjyqësor apo ligjor, atë mbase e bëjnë institucionet tjera, por jo ne. Ne i verifikojmë deri në atë masë sa na duhet për të vendosur se a mund t’i vendosim në arkivat tona dhe a mund t’i përdorim për qëllime të hulumtimit ose jo”, thotë Hetemi.

Muaj më parë, në prag të themelimit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, kryeministri Kurti deklaroi se “Kosova ende nuk e di dëmin ekonomik, emocional dhe psikologjik që ia ka shkaktuar lufta e fundit”.

Më 30 mars, Kurti tha se autoritetet e Kosovës po përgatiten që Serbia të akuzohet si shtet përgjegjës “për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.

Deklarata e Kurtit u cilësua si kërcënuese nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai tha se Kurti tani do që t’i përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të iniciuar padi ndaj Serbisë. Vuçiq i bëri këto deklarata tri ditë pasi Kosova bëri një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kolegjin UBT në Prishtinë, thotë se institucionet e Kosovës duhet t’i mbledhin të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm, si dhe të jenë të gatshme për një padi ndaj Serbisë për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Por, siç thotë ai, Kosova, aktualisht, nuk mund të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë. Padia për gjenocid, sipas tij, ngrihet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka selinë në Hagë.  Të drejtën e ngritjes së padisë së tillë e kanë vetëm shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës Kosova nuk është ende.

Megjithatë, siç thotë Arifi, padi ndaj shtetit të Serbisë mund të ngrenë qytetarët e Kosovës, në mënyrë individuale – qoftë për dëmin njerëzor, shpirtëror dhe material, vetëm pasi t’i kenë shteruar mundësitë ligjore në gjykatat vendore në Kosovë.

“Nëse personi është i pakënaqur me vendimin e gjykatave vendore të të gjitha shkallëve, atëherë mund t’i drejtohet Gjykatës në Strasburg për të drejtat e njeriut”, thotë Arifi.

Ai shton se rastet e tilla eventuale do të ishin të vështira, pasi proceset e tilla marrin shumë vite kohë. Arifi thekson se në rast se Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, atëherë ajo mund të iniciojë kërkesën për miratimin e një rezolute në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me të cilën do të njihej gjenocidi i Serbisë në Kosovë.  Rezoluta e tillë, sipas tij, nuk do të kishte efekt juridik, por vetëm politik.

“Rezolutat nuk janë oligative (ligjërisht). Por, sidoqoftë, është ndoshta më shumë një fitore morale dhe politike sesa ligjore”, thekson Arifi.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13 mijë persona. Sipas autoriteteve të Kosovës, të zhdukur mbeten ende 1.617 njerëz. Rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, pas përfundimit të luftës në Kosovë. Krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 2000 deri në vitin 2008, ndërsa më pas nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).  Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.REL

REL: Përse Kosova nuk është pjesë e OSBE-së?
KOSOVË- Për t’u bërë shtet anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nevojitet pajtimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse.

Organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë numëron aktualisht 57 vende anëtare, që shtrihen në tri kontinente: Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi. Në mesin e tyre janë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, por jo edhe Kosova.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur në vitin 2008 – dhe kundërshton pjesëmarrjen e saj në organizata rajonale e ndërkombëtare. Për më tepër, ajo ka edhe mbështetjen e Rusisë, e cila po ashtu është anëtare e OSBE-së.

Në radhët e kësaj organizate janë edhe Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën – ashtu si edhe shtete të tjera mosnjohëse.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë se a planifikon të aplikojë për anëtarësim në OSBE dhe ku e sheh pengesën kryesore në këtë proces, por nuk mori përgjigje. Ngjashëm, as misioni i OSBE-së në Kosovë nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment në lidhje me këtë temë, ndonëse konfirmoi marrjen e pyetjeve.

Çfarë bën OSBE-ja në Kosovë?

Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mori vendim për themelimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në korrik të vitit 1999 – pak javë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Misionit iu dha rol udhëheqës në çështjet që lidheshin me ndërtimin e institucioneve, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Ai është misioni më i madh në terren i OSBE-së, ndërsa mandati i tij është i përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në vendimin numër 305 të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Misioni, aktualisht, ka pesë qendra rajonale – në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Në ueb-faqen e tij thuhet se ai është veçanërisht i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, monitorimin e gjyqësorit, lirinë dhe zhvillimin e medias, promovimin e mekanizmave kundër diskriminimit, përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike dhe publike e të tjera.

Misioni i OSBE-së, po ashtu, bashkëpunon dhe mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me qëllim të, siç thuhet, forcimit të kapaciteteve të tyre, në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Misioni mbështet edhe zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Aktualisht, në krye të tij është ambasadori Michael Davenport, diplomat britanik i karrierës.

Kosova nuk merr pjesë në samitin në Shkup

Duke mos qenë anëtare e OSBE-së, Kosova nuk merr pjesë në takimin ministror të kësaj organizate që zhvillon punimet sot dhe nesër në Shkup të Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht kryeson OSBE-në.

Samiti mbledh 76 delegacione nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe shtete partnere. Në mesin e të pranishmëve është edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Por, vëmendjen e mediave e mori prania e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Edhe pse i sanksionuar nga Perëndimi, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, Maqedonia e Veriut e lejoi pjesëmarrjen e tij në samit. Për rrjedhojë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm.

Pjesëmarrja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Vitin e kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Në gati 16 vjet pavarësi, vendi ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende as anëtare e Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera. Pavarësia e Kosovës njihet nga 117 shtete.

Serbia, në disa raste, ka zhvilluar fushatë kundër njohjes apo për çnjohje të Kosovës, përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”./REL