reportazh – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Sali Berisha shkruan një reportazh si asnjëherë më parë
Sali Berisha viziton Majën e Çorovodës: “Udhëtim drejt rinisë sime”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar më 14 gusht një udhëtim në Majën e Çorovodës, në kufirin mes Kosovës dhe Sanxhakut, të cilin e përshkroi si “rikthim në rininë time”.

Pas një mëngjesi me prodhime bjeshke, Berisha, së bashku me miq e bashkëpunëtorë, përshkoi rreth 10 mijë hapa deri në lartësinë 1800 metra, duke refuzuar ndihmën me makinë në të përpjetat e forta.

Në majë, ai vizitoi një liqen të vogël dhe një fermë kuajsh, si dhe një memorial për viktimat e ekzekutuara nga forcat serbe gjatë luftës. Berisha kujtoi pasionin e tij të hershëm për kalin dhe jetën “alpine” në Alpe, ndërsa falënderoi mikpritësit për organizimin e udhëtimit në këtë zonë të bukur dhe me histori tragjike.

Ja reportazhi i plotë i shkruar nga Berisha

Udhëtim drejt rinisë time!

Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku me mikpritësin Ganiun, familjarët e tij dhe miqtë gjermanë, si dhe me Abi Malltezin dhe Genti Strazimirin, nisëm udhëtimin drejt Majës së Çorovodës, rreth 1800 m lartësi. Këtë udhëtim e quajta “udhëtimi drejt rinisë time”, ose më saktë, rikthim në rininë time.

Deri në moshën 27-vjeçare, çdo verë e kam kaluar në bjeshkë, në Alpe. Udhëtimet e gjata, ngjitjet në maja, herë edhe të thepisura, si alpinist popullor dhe noti në ujërat e kristalta të lumenjve, që shpesh vinin nga shkrirja e borës, së bashku me leximin plot pasion të librave, mbushnin ditët e jetës sime “alpine”. Kisha ngjitur çdo majë që rrokte syri, nga Shkelzeni te Lugu i Gusanit, përballë Gjerovicës.

Kurse tani po nisesha drejt një maje që nuk e kisha parë kurrë, por që më tërhiqte si magnet, njësoj si majat e bjeshkëve të mia. Teknikën e kisha, por duhej edhe forca. Udha kalonte nëpër një luginë të rrethuar nga të dy anët me bredha madhështorë. Në të dy anët e saj, banorët kishin ndërtuar vila druri të bukura për pushime verore. Refuzova makinën sa herë që m’u sugjerua në të përpjetat e forta.

Gjatë ecjes bëmë dy pushime rreth 15 minutëshe dhe, pas afro 10 mijë hapash ngjitjeje, arritëm në majën e Çorovodës, në 1800 metra lartësi, ku ndahet kufiri midis Kosovës dhe Serbisë (Sanxhakut). Pamja që hapej nga njëra anë Kosova, nga tjetra Sanxhaku ishte e pafund dhe madhështore. Në majë ndodhej edhe një liqen i vogël, i cili, edhe në këtë verë të thatë, kishte ujë dhe e zbukuronte si një diamant në kurorën e saj. Aty ishte edhe një fermë kuajsh të racave të ndryshme, shumë mirë të mbajtur dhe të bukur.

Nga Istogu e Peja, të rinj vinin këtu me motorçikleta dhe shëtisnin me kuajt. Disa nga miqtë e mi zgjodhën kuajt që dëshironin dhe kalëruan për t’u zbavitur. I zoti i fermës solli edhe për mua një kalë të bukur, allçë, me një larë të bardhë në ballë. U afrova, por me “shpirt të ndezur dhe zemër të thyer”, siç thotë Edgar Allan Poe, dhe e përkëdhela. Shpirti ato çaste u ndez vërtet, sepse u rizgjua tek unë pasioni i fëmijërisë për kalin, të cilin e doja shumë dhe e kalëroja në bjeshkë por edhe ne shtepi ( vërri) me ose pa shalë, me ose pa samar, në livadhe që ishin një vrap kali. Por zemra ime ishte e thyer, sepse, megjithë pasionin dhe mundësitë që kisha pasur në rini dhe me pasnuk kisha kalëruar më kurrë më. Vetëtimthi mendova se nuk e meritoja kënaqësinë dhe as jehonën e lajmit, ndaj u ktheva dhe u ula aty ku isha. U ktheva me zemër të thyer.

Në majën e Çorovodës kishte edhe një muranë për një të rënë nga barbarët serbë. Në fakt, Lugu i Butë ishte edhe Lugu i Gjakut. Në luftën e fundit, hordhitë e ushtrisë serbe, nga maja e Çorovodës, ishin dyndur në Lugun e Butë dhe, në një akt barbarie e gjenocidi, kishin arrestuar në stanet e tyre ose në pyll 53 gra, fëmijë, burra të moshuar e invalidë, dhe i kishin ekzekutuar vetëm pse ishin të etnisë shqiptare.

Në orën 17:00 u nisëm nga maja e Çorovodës dhe u kthyem në shtëpinë e mikpritësve tanë. U mbyll kështu një udhëtim me mbresa të thella që nuk do ta harroj kurrë. Ndaj, edhe një herë, falënderoj Ganiun dhe të gjithë familjen e rrethin e tij për mundësinë që krijuan dhe organizimin e përsosur të atij udhëtimi në një zonë kaq të bukur, por edhe epike. Malet, bjeshkët janë epike!