Rrëfehet – JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi…
Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në katastrofë me mbi 200 viktima.

Bhoomi Chauhan, e cila ishte nisur drejt aeroportit të Ahmedabad për të udhëtuar drejt Londrës, nuk arriti të hipte në avion për shkak të trafikut. Vetëm pak minuta më vonë, avioni Boeing 787 Dreamliner, me 242 pasagjerë në bord – përfshirë 53 britanikë – u rrëzua mbi një konvikt mjekësh në Ahmedabad, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e Indisë.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar të paktën 204 viktima, ndërsa operacionet e kërkimit dhe identifikimit vijojnë.

Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova
Ajo tregoi se dy vite më parë, kishte vendosur të largohej nga moderimi i “Big Brother Vip” dhe se mezi po priste që ai edicion të mbaronte, pasi sipas saj, po humbiste veten e saj, diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana.

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, u shpreh Arbana Osmani.

Arbana tregoi se kur prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë shumë e ngarkuar dhe ka qenë e detyruar të shkonte çdo dy orë në shtëpi për t’i dhënë gji vajzës së vogël, Zoit, asokohe 3 muajshe. Por në të gjithë morinë e atyre punëve dhe vajzës që vetëm qante, Arbana rrëfeu se befas kuptoi që arsyeja ishte se i kishte ikur qumështi i gjirit.

“Ka patur shumë momente të vështira në jetën time personale që nuk do duhej kurrsesi t’i reflektoja në ekran, por po më kujtohet tani një moment që në fakt nuk ka qenë në skenë, por ka qenë në shtëpinë time dy orë para se të ngjitesha në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH përpara tre vitesh. Asokohe, Zoi, vajza ime, ishte vetëm 3 muajshe dhe unë e ushqeja me gji. Në po të njëjtën javë, unë kisha katër netët e festivalit dhe premierën e Big Brother, pra katër netët e festivalit, e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe premiera e Big Brother të premten. Kanë qenë shumë, shumë, shumë të ngjeshura si ditë dhe si net. Në të gjithë këtë morinë e punëve detyrohesha çdo dy orë, çdo tre orë, për të shkuar për t’i dhënë gji vajzës. Ka qenë ora 6, e kisha bërë grimin, pikërisht që të isha bërë gati pastaj që të ngjitesha direkt në skenë. Nuk e kisha veshur fustanin. Shkova me vrap te dhoma e gjumit, e mora në krahë Zoin dhe e vura në gji. Vetëm qante, qante dhe nuk e kuptoja pse qante. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte se po më pyesnin kur vjen dhe duhej të rakordoja skaletën dhe të gjithë gjërat e tjera. Ndërkohë kisha këtë fëmijë që qante dhe s’po kuptoja se çfarë kishte. Pastaj befas kuptova që më kishte ikur qumështi dhe thjesht ndjeja vetëm lotët që më lëviznin pafund, pafund dhe kisha këtë beben në dorë dhe thosha :Arbana çfarë po bën? Çfarë po bën?” Aty pastaj i fshiva lotët, përqafova Zoin fort, bëra një shishe qumësht, edhe ajo e piu, unë u çlirova dhe shkova e prezantova festivalin”, rrëfeu e përlotur Arbana Osmani.

Ajo u pyet edhe se kur do të rikthehet sërish në televizion, por sërish nuk dha një përgjigje konkrete.

Alketa Vejsiu: Shiko publiku në “ask questions” që kam realizuar ka vetëm një pyetje, “kur do kthehesh në ekran”, sepse nuk mjaftohen vetëm me YouTube-in që lidhet me televizorin e shtëpive të tyre, duan ekranin. Ka ndonjë projekt aktual?

Arbana Osmani: Unë do të kthehem në ekran kur ta gjykoj se do të jetë momenti i duhur për mua. Kur të jetë një projekt interesant, kur të jetë diçka që më frymëzon, kur ta bëj me shumë dëshirë dhe me shumë qejf siç kam bërë të gjitha programet deri tani. Të mos jem ashtu si në fundin e para 2 viteve që përmenda në monologu.

Rrëfehet Elsa Lila: Në burg donin të më vrisnin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”.

Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste.

Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje.

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më tha akses dhe mbrojtje.

Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje, mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty. Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshme.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë.

Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e “financieres së grupit”.

Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

“Erdhën për t’më vrarë, u ngeci arma…”/ Rrëfehet gruaja
Në episodin e parë të podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio, u fol për pronat dhe konfliktet që ka prodhuar e drejta e shumë shtetasve shqiptarë për të marrë prone e trashëguar.about:blank

Ka shumë pyetje, shumë procese civile dhe penale, qytetarë që presin e të tjerë që kanë përfunduar në Strasburg. Konfliktet janë aty, disa të zgjidhura. Disa të pazgjidhura.

“12 mijë qytetarë janë në gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin”, janë këto vetëm një pjesë e statistikave që solli gazetarja në podcast-in e saj.

637 shtetas shqiptarë u vendosën në qendër të atentateve për shkak të konflikteve për pronat. Prej tyre 185 janë vrarë dhe 208 u plagosën rëndë. Për 244 të tjerë plani për t’i vrarë mbeti një tentativë. Shifrat shqetësuese për krimet që vijnë nga ‘lufta’ për tokën llogariten nga viti 1998 e në vazhdim. Mosëmarrëveshjet e pronave futën në armiqësi njerëzit më të afërt të familjes, lidhje krushqie dhe kushërinj apo trashëgimtarë, me procese që kanë kaluar dy dekada, ligje që janë ndryshuar vazhdimisht.

12 mijë shtetas shqiptarë janë nën procese civile në të gjitha gjykatat, dhe me fashikuj e harta topografie këmbëngulin se kanë të drejtë. 2 mijë prej tyre janë pjesë e stokut në gjykatën e lartë. Nuk ka një statistikë nga prokuroritë se sa është numri i të dënuarve për falsifikim dhe tjetërsim.about:blank

Megjithatë falsifikimi i dokumenteve, që ktheu tokën bregdetare rërë, në tokë buqësore, tokën e trashëguar në truall që ishte shitur tek të panjohur, mbetet krimi i përditshëm.